Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)
Postuar nga lule datë 10 Qershor 2011 - 22:12:
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Ata qe kane bere sondazhin do jene komuniste e kane inat Berishen ndryshe nuk e shpjegoj qe s'jemi te paret ... kshu po imagjinoja me c'metode e kane bere studimin, kane ndejt aty me kronometer? Sa rrena psh greket mund te jene te dytet po jane te shemtuar s'behet, shyqyr qe s'jam ne Greqi
Te kete ngjyra politike dhe ne sex thua ti? 
E çuditshme vertet Tulipani , pale po greket e mbajn veten yje, e medet jo..them per Francezet un, me kokrra jan vallai , ka qe t'fusin friken, ka ne yje..varet ku jeton dmth .
Nena i ben “dhuratë” gjoksin nje 7-vjeçarjeje
Poppy ka marrë nga marrë nga e ëma një shumë prej 10 mijë stërlinash për të shtuar gjoksin kur të ketë mbushur 16 vjeç
Një gjoks të ri si dhuratë ditëlindjeje. Si ide, megjithëse nuk është origjinale, duket mjaft normale në vitet ku jetojmë, duke konsideruar numrin e lartë të vajzave dhe grave që zgjedhin kirurgjinë estetike. Por çuditshëm tingëllon e gjithë kjo, kur bëhet fjalë për një 7-vjeçare, Poppy, e bija Sarah Burge, e cila njihet si "Barbie e gjallë” për shkak operacioneve të shumta të cilave u është nënshtruar. Poppy ka marrë nga marrë nga e ëma një shumë prej 10 mijë stërlinash për një ndërhyrje mastoplastike për të shtuar gjoksin kur të ketë mbushur 16 vjeç. Në rast se vajza në atë moshë do të jetë e kënaqur me gjoksin e saj, atëherë mund të përdorë 10 mijë sterlinat për diçka tjetër. “Poppy më kishte kërkuar një ndërhyrje për gjoksin e saj – ka deklaruar Sarah -, prandaj i kam dhënë këtë shumë për ta pasur këtë të mirë, pas 16 vjeçëve kur të jetë e ligjshme. Nëse gjoksin do ta ketë mjaft të madh, atëherë mund të bëjë diçka tjetër”. Faktikisht, fëmija sipas ‘Barbiet njerëzor’ duhet t’i ketë rrëfyer nënës së dëshiron absolutisht dy gjokse të mëdha si ajo. Sarah megjithatë nuk është mjaftuar vetëm me kaq, por i ka blerë edhe një unazë dhe një gjerdan "Swarovski", si dhe një fundjavë në një pishinë. “Nuk i bëj asgjë të keqe, ajo është një fëmijë normal – vazhdon Sarah, e cila ka shpenzuar 800 mijë sterlina në kirurgji plastike -. Unë mjaftohem vetëm që të bëj të mundur realizimin e ëndrrave”.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.