Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga kontinenti datë 23 Prill 2005 - 22:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Nuk kam qellim te bind askend per asgje; e vetmja kerkese ime eshte qe te mos shkruani marrezira kur diskutoni.

P.SH. Kontinenti shkruan se Intelekti eshte ne varesi te shpirtit. Per te thene kete, ai duhet te njeh shpirtin deri ne ate mase sa te kuptoj se mban intelektin ne varesi.

Pastaj thote se engjujt kane pushtet me te madhe me te madh se njeriu. E shihni; flet per nje te panjohur duke u bazuar ne nje te panjohur tjeter. Sepse, as qe ka njohuri per engjujt e as per pushtet. Eshte njejte sikur te thuash se ne fund te univerzit (nje e panjohur) luaj top disa krijesa me 3 gjinje (dy te panjohura) dhe te marresh kete si te vertete.

Pastaj shkruan:

Me lart u fol se,pse lind nje femi handikapat?
Por,nga ana tjeter shume nga ne e pranojme qe kjo jete eshte kot dhe shume e shkurter.
Pra e ardhmja e jone apo e femijes handikapat nuk eshte ketu dhe handikapatizmi per ate femije nuk eshte si rezultat e ndonje mekati...por, pse mos te them qe eshte si rezultat i shperblimit te tij me ...pafundesine parajsore.


E kam nje shok nga Egjipti; ka pervoje ne hieroglife. Do te ia dergoj kete, e mbase e deshifron se une nuk mund.


O Ivanhoe...un nuk ironizova asnjerin...keshtu qe me ngadale pak dhe as t'u drejtova ty.
Sa per engjejt, nuk kam pare asnjerin prej tyre,por, thashe fjalet ; flitet per engjejt.
Qe ta shpjegoj ty se pse intelekti varet nga qellimet shkon shume gjate.Kurse vete qellimet dhe deshirat nuk jane pjese e intelektit. Ketu eshte pikenisja e asaj qe thashe.
Shpirtin une nuk e njoh dhe askush tjeter ne boten e njerzve nuk e njeh ate,por,perseri them se deshirat nuk jane pjese e trurit...jane prone e shpirti
Urdheri shpirteror eshte ai qe ve ne levizje intelektin. Pra nje nga keto ''forma'' urdherore-shpirterore eshte, deshira.
Kurse per femijen handikapat apo per cdo fatkeqesi tonen, do te jete ballanca sepse ndryshe nuk ka pse te egzistoje.Nuk ka kuptimin e saj te sakte.Ne qoftese ti perqafon teorine e ASGJESE atehere me duhet mua te gjej ndonje shok Egjiptian qe te ma deshifroje.
Ne qoftese je ateist, askush nuk te ironizon ty per kete.
Kur kam thene fjalet se ; si iku kjo kohe,perseri i them dhe nuk i terheq sepse ne qoftese jeta jone eshte nje drejtez ku ne fillimin e saj ka nje pike,fundi i saje nuk e ka kete pike,por ka vazhdim.
Ne qoftese je marksist,edhe ajo teori thote se ; asgje nuk zhduket ne Univers ,por,vetem transformohet.
Por,mos harro se pjese e Universit jemi edhe ne.
Pikerisht teoria me materialiste pohon keto fjale.
Kurse feja nuk thote asgje tjeter vetem se na kujton transformimin tone.
Diku me lart keni akuzuar Plloshtanin si nje debatues jo serioz.
Po ti cfar po ben duke perdorur keto ironi? Po tregon seriozitet?
Ti si materialist, perse mohon pikepamjen materialiste se ; egzistojne edhe krijesa te tjera jo me tre dimensione,sic jemi ne.
Materializmi,sic po del, qenka futur vetem ne caqet e shqisave tona.Por ai egziston edhe me tej,jashte shqisave tona. Besoj se kete nuk ke fuqi ta kundershtosh.
Organizimi ne toke dhe ne Univers,deshmon se eshte nje Zot i plotfuqishem qe me matematike ....... ''te cmendur''... ka vene cdo gje ne rregullsine apsolute dhe kjo gje duket.
Ky rregullsim mund te shihet qe nga trupi yne,qe nga individualiteti yne.
Ndryshe nga materializmi qe me dashje apo pa dashje e barazon njeriun me nje numur,apo e ben te jete nje cope tulle ne mur, Feja i jep atij personalitetin dhe vecantine.
Si perfundim, me qe me ironizove (me pa te drejte) do me keshe ''armikun'' tend teorik.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.