Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga BIONDIA datë 09 Maj 2010 - 23:22:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Dashur pa dashur, po shohim ata qe kane aspirata per t'u bere ministra, drejtore drejtorish etj ne nje qeveri socialiste.



po celularin dhe pc e kishte marre me vete kjo te pakten mos ndiente vetmine ...nese ka nje njeri qe ska te drejte te hyjne ne keto greva jemi ne qe jetojme jashte sepse eshte me te vertet turp kur nje popull vuan e ska drita ska uje ska gjerat me elementare vdes per nje ilac kunder infeksionit ne jetojme ketej si pasha dhe kur vjen puna per te bere pak "show" bejme sikur po na djeg barku per shqiperine...


Postuar nga AngelDevil datë 09 Maj 2010 - 23:59:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ore di gje njeri c'i thane Rames atje ne Paris? Ke takoi cfare i thane? Ia mbeshteten ndopak keto grevat mo??



cne Rama ne Paris !!!! edhe ti i beson ketyre brockullave


Postuar nga lost_soul datë 10 Maj 2010 - 01:40:

Vete e thane ata. Qe iku Rama diku jashte shtetit. Sot po lexoja qe paska shkuar ne Paris. Po s'ka rendesi dhe aq. I thane gje? - kjo ka rendesi.

Dhe nje pyetje tjeter se behem kurioz. U dita e 9-te dhe nja 5 nga ato grevistet iken ne spital. Po ndonjeri nga ata 200 te tjeret, jane shendoshe si kokra e molles apo po vdesin dhe s'po mer vesh njeri c'ka ngjare???


Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2010 - 01:44:

Mesa di une burime jo zyrtare sigurisht Rama ishte ne KS, arsyeja qe thane qe ishte ne Paris qe per faktin qe te shmangte takimin me ate te derguarin europian per zgjidhjen e krizes.

Per sa i perket greves mua me duket 1 preteks i shpifur per te rrezuar qeverine egzisutuese, nuk ka vdek njeri jo po trajtohen me serume si dhe pine uje. Per ushqim nuk e di hane apo jo por qe jam pak skeptike ne ket drejtim.

As mua sme pelqen kjo qeveri por dreqi ta haje kjo nuk eshte forma e duhur sinqerisht na kane ardh ne maje te hundes.


Postuar nga lost_soul datë 10 Maj 2010 - 02:02:

Vallai o Angel, vetem po pate ndonje lidhje direkte me pushtetet mund te kesh ndjenja kaq te forta per rrezime pushtetesh.
Ne rastin me normal, kushdo qe te vije ne pushtet absolutisht asgje s'do te permiresohet per ty personalisht. Kjo per arsyen e thjeshte se gjerat qe te prekin ty direkt nuk rregullohen dot me nje te nderruar te pushtetit.


Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2010 - 02:12:

Jam shume dakort me ty Lost, dhe per mua njesoj jane nuk shof ndonje alternative me te mire.


Postuar nga lost_soul datë 10 Maj 2010 - 02:47:

Ne fakt mesazhi im ishte pak ndryshe. Nuk kishte shume te bente me mosbesimin ndaj nje pushteti aq sa kishte te bente me faktin qe permiresimi i jetes eshte gradual dhe pergjithsisht i ngadalte qe shkon shume pertej afateve kohore te nje pushteti.
Pushteti do te shkoje sa majtas djathtas sa te jete jeta, dhe emocionet e super-ndezura te njerezve pro apo kunder nje pushteti te caktuar jane pergjithsisht te pajustifikuara.

cheers.


Postuar nga Fajtori datë 10 Maj 2010 - 04:26:

Te rikthehesh ne forum dhe te lexosh kete teme me kujton vetem nje gje:

Me koke mbi tryeze te flesh
Te shohesh endrra te blerta...
Sa ndot!... Te zgjohesh e prape te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!

Dritero Agolli


P.s. Ne konflikt te hapur interesi.


Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2010 - 13:05:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ne fakt mesazhi im ishte pak ndryshe. Nuk kishte shume te bente me mosbesimin ndaj nje pushteti aq sa kishte te bente me faktin qe permiresimi i jetes eshte gradual dhe pergjithsisht i ngadalte qe shkon shume pertej afateve kohore te nje pushteti.
Pushteti do te shkoje sa majtas djathtas sa te jete jeta, dhe emocionet e super-ndezura te njerezve pro apo kunder nje pushteti te caktuar jane pergjithsisht te pajustifikuara.

cheers.



Te kuptoj mor cun te kuptoj, por e thashe shkurt sepse jam lodh nga keto debate. Mgjate situata politike eshte shume delikate e ka njerez shume te pakenaqur dhe druaj se ky zemerim varet sesi do drejtohet dhe se ku do te perfundoje me ca pasojash... kesaj i frikesohem.


Postuar nga lost_soul datë 13 Maj 2010 - 01:01:

Dita e 127 e greves se urise se deputeteve socialiste dhe 180 ndjekesve te saj.
Sot u derguan ne spital edhe 2 te tjere, nderkohe qe vazhdojne protestat nga gjysma e popullsise qe u jane mohuar te drejtat dhe lirite nga gjysma tjeter.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.