Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga ida19ath datë 17 Shkurt 2006 - 22:34:

Pres nje mesazh nga ti, por telefoni nuk degjohet. Cdo dite kur zgjohem, shikoj telefonin por asgje. Vetem dy sy me shikojne sikur duan te me thone:- Mos u merzit, cdo gje do shkoj mire. Por cdo dite te njejtat dhe asnje te re nga ti. Pres, pres por telefoni nuk bie. Ndonjehere kur degjoj bip- bip e telefonit, vrapoj te shoh kush eshte, mbase me kujtove dhe do me thoshe:- Mire je, si ia kalon? Kur shoh qe nuk je ti, nje zhgenjim mbulon ne fytyren time dhe pastaj filloj e mendoj, se cfare ben, si ia kalon? Te mendoj ty dhe njekohesisht mundohem te bind veten qe me mendon dhe ti, mbase pak!!!
Megjithate nuk te ve faj. Ishe shume i sinqert me mua qe ne fillim dhe te falenderoj per kete. E di qe sillesh keshtu mos te vuaj une, por edhe keshtu nuk mundem. Nuk mundem kur shikoj qe mundimet per dicka, jane te njeanshme.
Kur ta lexosh kete mesazh, te lutem me dergo nje email dhe me thuaj dicka, mos rri ne heshtje. Ta kerkoj si nder.
Te puth!!!


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.