Forumi Horizont Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Adami & Eva, Molla e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18487)


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 19 Nëntor 2011 - 14:31:



Sa spektakel po behet kjo tema.. Shikoni c'gjeta ne web, kot, rastesisht. Po perpiqem ta mbledh me pak fjale.

Sipas nje legjende hebraike te vjeter Eva nuk ishte gruaja e pare, para saj ishte nje Lilith. Ndryshe nga Eva, e cila u krijua nga brinja e Adamit, Lilith u krijua nga pluhuri ashtu si Adami. Per kete ajo e konsideronte veten njesoj si ai (prandaj shume shoqeri feministe quhen Lilith), ndersa Adami ndihej superior dhe donte ta dominonte. Llogjikisht u futen ne mes dhe komplikimet e marredhenieve seksuale. Midis Adamit dhe Lilith-it fillon nje konflikt i ashper; nuk po vendosnin se kush do "nenshtronte" tjetrin!
Duke e pare keq punen i drejtohen Zotit, qe i jep te drejte Adamit. Po Lilith-it iu duk poshteruese qe t'i nenshtrohej Adamit dhe u ribelua duke ia mbathur ne shkretetire. Zoti u perpoq ta kthente nga rruga duke i nisur tre engjej, por ishte e kote, jo vetem qe s'u kthye por arriti te joshte dhe Luciferin.
Atehere Zoti krijoi nje grua te dyte per Adamin, kete here duke i marre nje brinje ne menyre qe gruaja te ndihej si ne borxh kundrejt Adamit. E keshtu u krijua Eva, e cila iu nenshtrua Adamit pa bere as gek as mek.
Lilith u be xheloze dhe per t'u hakmarre shtyu Luciferin qe ta joshte Even. Zoti qe i shikonte te gjitha nga lart lajmeron Adamin dhe Even dhe u thote te kishin kujdes e te mos krijonin ndonje "trekendesh" me Lilith ose Luciferin.. cdo gje mund te benin, por kete jo (fruti i ndaluar).
Luciferi, aq i zoti sa ishte, arriti te joshe Even dhe ne kete pike shperthen mbi ta ndeshkimi hyjnor! Lilith-it i hipin nervat keq, i kerkon Luciferit dy krahe dhe meson te fluturoje kaq mire saqe krijon fishkellimen e eres. I shpall lufte qenies njerezore, degjohet neteve me fishkellimen e saj dhe u peshperit ne vesh adoleshenteve meshkuj neper gjume, duke i shtyre te enderrojne marredhenie seksuale e te kene mendime te tjera te "papastra" e gjera si keto

Lorie mos me shaj!


  Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.