Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Isra datë 09 Nëntor 2005 - 14:47:

Sot me postuan kete email....
Nje leter imagjinare, si vete titull i kesaj teme....

******************************
(Life story)!

Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me recka dhe te me dhuronte nje cope jete ,mbase nuk do te thosha te gjitha ato qe po mendoja. Por sigurisht do te mendoja te gjitha ato qe po them.
Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre ,por per domethenien e tyre.Do flija pak,do enderroja shume,sepse cdo minute qe mbyllim syte humbasim gjashtedhjete sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin,do zgjohesha kur te tjeret do flinin,do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate !!!

Nese Zoti do te me jepte nje cope jete do vishesha thjesht ,do shtrihesha perballe djellit duke e lene te pa mbulluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim.

Zoti im,nese do mundesha do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja te dilte djelli.
Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje,do recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit......Do te ishte serenata qe do ti dhuroja henes.
Do te ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre si dhe puthjen ngjyre kuqe nga fletet e tyre...

Ah Zoti im , sikur te kisha nje cope jete.... nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerzve qe i dashuroja ,se sa i dashuroja.Do beja cdo burre e cdo grua te besojne qe jane njerzit ato qe une dua dhe do dashurohesha me dashurine.Te njerzit do ti tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken,pa kuptuar se plaken kur ndalojne se dashuruari.
Femijes se vogel do ti jepja pende por do ta lija te mesonte vete se si te fluturoje .
Pleqeve do ti tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa” .
Mesova kaq shume gjera nga ju njerzit.......
Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “Majen e malit “,pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret « faqen e pjerret »
Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga lart,vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet. Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush,por me te vertete nuk do te me hyjne ne pune sepse kur te me mbajne mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem i vdekur.
Te thuash gjithmon ate qe ndjen dhe te besh gjithmon ate qe mendon.

Nese do te dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te shihja te dilje nga dera,do te perqafoja dhe do te jepja nje puthje .Me pas do te te therrisja perseri qe te te jepja dhe te tjera.Nese do te dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do te shihja duke fjetur do te te perqafoja fort fort dhe do ti lutesha zotit qe te behesha roja i shpirtit tend . Nese do te dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do te degjoja zerin tend,do ta incizoja cdo fjale tenden qe te mund ta degjoja perseri e perseri.

Nese do ta dija qe do te ishin momentet e fundit qe do te shihja do te te thoja « te dashuroj « dhe do te supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.
Ekziston gjithmon nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe ti bejme gjerat ashtu sic duhet,por n.q.s. do te bejme vetem gabime na mbetet vetem e sotmja……..
Do doja te thoja se sa shume te dua dhe se kurre sdo te harroj.E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri e si i vjeter . Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerzit qe do.Prandaj mos prit me,beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre,sigurisht do te pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim,nje puthje sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyren.
Mbaj ata qe dashuron prane vetes ,thuaj duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta,dashuroi,sillu mire gjithe kohen me ta, thuaji « me vjen keq » , » me fal « , » te lutem « , « faleminderit » dhe te gjithe fjalet e dashurise qe di.
Asnjehere nuk do te te mbajne mend per mendimet e tua te fshehta.Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine qe ti shprehesh. Tregoju te tjereve domethenien e tyre.
Fillo te besh realitet endrrat e tua. …. Tani eshte momenti !!!!!!!!


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.