Forumi Horizont | Gjithsej 161 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit » Trego 1609 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Taverna " Qyli " (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7257)
erdhi pijaneci mes jush
qe kur ska rraki ha rrush,
ha shume rrush qe te me behet rraki
dhe per hallet e mia s'dua tja di,
eshte e embel, dhe shume e dashur rrakia
atje ku eshte dritarja, te duket sikur ka deren shtepia.....
PINI MORE DHE MOS U ZINI
SE RAKIN E PI VEC TRIMI
ME PAK MEZE E SHOQEROJME
ME SHIHSE NE DORE DO TE AGOJME
a more etnik
qe ngele vetem tu ik...
hec se hapa nji shishe
vetem me pi sadopak
sa per te lagur germazin
se na myti vapa
Me vere e me raki
kur do pushojme nuk e di
sa te me vijne mendt e mira
qitmeni dicka mos me me zene pija
Pak meze djathi a melcije
me ullij apo turshije
me byftek a berzolla derri
tavolines na i ka hy sherri
pranej shoke kudo qe jeni
mushni barkun pak nga pak
se pija do shoqnine e vet
dhe mezja do pijen per marak!
Pasi u mbusha plot me ver e raki,
That të provoj një zanat të ri,
Birrës sonte i jam kthyer,
seç na qënka e ftohtë dhe e përkryer......
mirese te gjeta Xil
perse vetem sot ne qyl?
ma mbush dhe mua nje gote
se for sot jam lodhe
Ti si ja kalove?
A kishe pune ?
Au lodhe ?
Gzuar me fund
na e prifte zoti mbare gjithmone
Gzuar per shendetin tone!
Përshnetje demo ne mirë se na erdhe,
Kape i karrige ene mushe i got vere,
Sot jena shplodh ka pak tu pi,
Me tavë dheu ene birra, raki.
Erdha une xil
u vonova pak si shume
pergatita ca meze qe pijen me shoqeru
te solla dhe 1 llokum
qe nga shqiperia ma kane pru
por ti paske shku gjume
gjume te embel sonte e cdo nate
se nga qyli dhe une po dal...
Ere qe nuk kam fjet mire
po na ha ky kurbeti
qe ta dini miq te mire
dje ne ender me doli Beti
tek po pinim dhe kendonim
ketu tek Qyli per lezet
ashtu te zene dore per dore
apo nuk shkonim qamet
mu tek dera shof Durrsakun
kishte pire ish bere thumb
i them Betit nje sek
po ti ku je mor merhum
te kush kanal ke fjet
po pantollat ku i le
o Etnik bjere nje peshqire
ka dal djali demode
i them Betit ngrehu ik
po te ze nje taksi
s'qenka e thene qe sonte naten
ne te dy te bejme dashni
vijon.......................
O MYZO DJALI LERE BETIN
BEJE ME TE BUKUR KURBETIN
AJT ULU ME SHOQNI
TREGOJU TE GJITHVE SA PI TI
Gjithsej 161 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit » Trego 1609 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.