Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « E parë ... « 114 115 116 117 118 119 120 121 122 [123] 124 125 126 127 128 129 130 131 132 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Per te qeshur!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18554)


Postuar nga cecilia datë 10 Mars 2014 - 02:08:

Kjo eshte ana e erret e virgjereshes faje ahahahhah mka ik edhe ai ALi :P

Virgjeresha Vlera , Dobesi & Keshilla

Vlerat e Virgjëreshës

Mashkulli i Virgjëreshës është i etur për të mësuar dhe mirëkuptues, por dhe i vëmendshëm dhe i përshtatshëm (ndryshe nga femra) ai është i ndershëm, i rezervuar dhe punëtor i madh. Edhe në marrëdhëniet sentimentale atë e udhëheq arsyeja dhe maturia; prej femrës që do ai pret gatishmëri, dashuri, madje dhe shumë miqësi. Padyshim që mashkulli i Virgjëreshës është një bashkëshort i besueshëm, i cili nuk bën bisht përgjegjësisë së tij si kryetar i familjes. Ai mund të jetë zemërgjerë dhe i dhembshur dhe me njerëzit që s’i njeh.

Të metat dhe dobësitë e Virgjëreshës

Mashkulli i Virgjëreshës shpesh herë mban qëndrime prej viktime, është i priru për hipokondri, prandaj ai fare lehtë mund të kthehet me kalimin e viteve në një “të sëmurë imagjinar”. Mashkulli i Virgjëreshës është jashtëzakonisht dyshues, pak largpamës dhe shumë i kualifikuar: mund të thuhet se në gjithë zodiakun që ai është qënia më konformist ndaj moralit dhe zakoneve të kohës, është konservator. Në marrëdhëniet me partneren ka prirje të jetë egocentrik, egoist dhe jo gjithmonë i ndjeshëm ndaj arsyes dhe dëshirave të partneres apo gruas. Mjerë kush e tradhëton mashkullin e Virgjëreshës, ai nuk di të falë. Me plogështinë e tij karakteristike dhe duke u interesuar më shumë se ç’duhet për shëndetin mashkulli i kësaj shenje më së fundi bëhet me të vërtetë i prekshëm, në kuptimin që ai kurrë nuk do të ndihet vërtetë i qetë dhe i çtendosur dhe për çdo bezdisje të vogël, do të mendojë se është paralajmërim i kushedi çfarë sëmundje të tmerrshme. Duhet pak më shumë optimizëm që asnjëherë nuk bën keq.

Këshilla për Virgjëreshën
Të lindurit e Virgjëreshës si femra dhe meshkuj kanë përzemër saktësinë dhe studimin, ka një natyrë melankolike dhe sidoqoftë me pak imagjinatë. Në saj të ndërtimit mendor ata arrijnë thuajse gjithmonë që të realizojnë çdo gjë të cilën janë të vendosur; pra, kurajo! Por do të ishte më mirë që të mos preokupohen me tepri për shëndetin, që ka shumë rëndësi, në fakt të lindurit në këtë shenjë janë të prirur “të ndihen të sëmurë” edhe kur nuk janë dhe shpesh herë bëhet fjala vetëm për ca shqetësime të vogla psikike që kalojnë me qetësi dhe larg problemeve të përditshme. Edhe turbullimet e lehta psikike tek të lindurit në shenjën e Virgjëreshës shkojnë e vijnë pa ndonjë arsye të vërtetë, prandaj edhe nuk duhet dramatizuar. Me pak pesimizëm dhe me shumë thjeshtësi. Kjo duhet mbajtur më shumë parasysh edhe përsa i përket vështirësisë së tjetrit, që të lindurit Virgjëreshë janë të prirur t’i mbajnë mbi vete sikur të mos i mjaftonin të vetat. Ky altruizëm është i lavdërueshëm, por nganjëherë dhe i kotë dhe i tepërt. Shpesh herë ndodh që të lindurit e Virgjëreshës të luajnë “duke u hequr si viktima”; ç’dobi ka kjo? Kjo prirje duhet luftuar jo vetëm sepse s’është e mirë por edhe pse ankesat i shqetësojnë të tjerët që i kanë pranë (sidomos kur janë të pajustifikueshme) dhe zbrazëtia brenda vetes krijohet shumë shpejt. Mosbesimi dhe qëndrimet tepër kritike mund të sjellin të njëjtën pasojë; më mirë është që gjërat dhe njerëzit të merren ashtu siç janë padashur ti ndryshosh me çdo mënyrë jo përherë, madje asnjëherë, kjo nuk ndodh. Sa hidhërime më pak dhe sa zhgënjime do të kurseni duke mësuar artin e të pranuarit. Një gjë është e sigurt; meshkujt dhe femrat e Virgjëreshës ripërtërihen në mënyrë të shkëlqyer në kontakt me nayrën sepse ato janë qënie shumë të lidhura me tokën. Një këshillë si përfundim: çfarëdo qëndrimi mazokisht është më i dëmshëm se një … egoizëm i lehtë. Kujdes ekuilibrin!


faje mos me thuaj qe jane per te gjitha shenjat edhe keto detaje


  Gjithsej 145 faqe: « E parë ... « 114 115 116 117 118 119 120 121 122 [123] 124 125 126 127 128 129 130 131 132 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.