Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 114 115 116 117 118 119 120 121 122 [123] 124 125 126 127 128 129 130 131 132 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Daniel Xhafa: Me Partizanin, ndeshje vendimtare.
Vlonjati i Teutës shprehet optimist për ndeshjen e radhës me të kuqtë dhe pjesëmarrjen në kupat e Evropës.
Daniel Xhafa, një nga titullarët e Teutës, vazhdon të jetë njeriu-gol në formacionin durrsak. Vlonjati ka shënuar në pjesën dërrmuese të takimeve plot 14 gola, nga më spektakolarët e këtij kampionati. Veçanërisht dopieta e fundit ndaj Vllaznisë së Shkodrës do të mbetet gjatë në mendjet e tifozëve durrsakë. Vlonjati i ardhur nga Flamurtari te Teuta vazhdon të besojë se skuadra ku luan aktualisht mund ta zërë një vend për në kupat e Evropës, nëse nuk do të gabojë në 7 ndeshjet e mbetura të kampionatit. Sipas tij, Teuta, duke filluar nga ndeshja e radhës me Partizanin, duhet të marrë maksimumin e mundshëm që të shpresojë për në Evropë.
- Daniel, si e prisni sfidën e radhës me Partizanin?
- Me qetësinë e zakonshme. Personalisht parashikoj një ndeshje tepër të fortë dhe vendimtare për Teutën, sepse nuk na lejohet asnjë hap i gabuar, nëse duam të shkojmë në Evropë. Do të zhvillohet një 90-minutësh i hapur, ku mund të fitojë secila skuadër. E respektojmë në maksimum kundërshtarin, i cili është realisht i fortë, por ne jemi përgatitur gjatë javës për ta kaluar me sukses. Duhet të dalim në lojën tonë kolektive, të kujdesemi për mbrojtjen dhe të mos gabojmë në rastet që do të na krijohen, sepse vetëm kështu mund t'ia dalim mbanë.
- Si është gjendja morale e ekipit pas barazimit të fundit me Vllazninë?
- Përgjithësisht e mirë. Në ndeshjen me Vllazninë kemi qenë shumë pranë fitores, por nuk e arritëm dot. Ishin dy pikë të humbura, të cilat na duheshin shumë për momentin, por mendoj se i kemi shanset për t'i rikuperuar ato. Kanë mbetur për t'u luajtur edhe 7 ndeshje, në të cilat duhet të tregohemi tepër të kujdesshëm dhe të mos gabojmë më.
- A e ka forcën Teuta ta bëjë këtë?
- Mendoj se po. Të paktën unë besoj shumë te forca e ekipit.
- Si e ndien veten Daniel Xhafa, kur e konsiderojnë njeriun-gol të Teutës?
- Është vërtet kënaqësi e madhe kur e udhëheq skuadrën tënde drejt suksesit të një ndeshjeje, por jo e tillë kur nuk realizohen objektivat sezonalë. Goli, më tepër se lojtarit, i shërben ekipit. Me Vllazninë shënova dy herë dhe do të isha shumë i lumtur nëse do ta fitonim ndeshjen, por nuk ia arritëm. Nejse, futbolli kështu e ka.
- Në cilin aspekt i druheni më shumë Partizanit?
- Unë mendoj se këtu nuk ka vend për frikë, por për respekt. Partizani ka një ekipi kolektiv, të cilin mund ta përballosh vetëm me lojë kolektive. Nëse ia duam të mirën vetes, duhet të jemi tepër të kujdesshëm me këtë ekip. Të mos harrojmë se të kuqtë, pavarësisht disa problemeve të kohëve të fundit, pothuajse e kanë eliminuar Vllazninë që në gjysmëfinale të kupës. Kjo tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 114 115 116 117 118 119 120 121 122 [123] 124 125 126 127 128 129 130 131 132 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.