Forumi Horizont | Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 115 116 117 118 119 120 121 122 123 [124] 125 126 127 128 129 130 131 132 133 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Njerez; Ka dy menyra me te cilat njeriu arrin tek e verteta, nepermes besimit dhe arsyes.
Keto te dy eliminojne njera tjetren.
Tash Plloshtani thote se ka biseduar dhe se e njeh shpirtin e tije. Une e di se kjo eshte metafore artistike me te cilat ai kalon neper jete duke impresionuar te tjeret.
Per nje cast po e pranoj tezen e tije se ka biseduar me shpirtin e tije. Si e beri ai kete? Normal, duke perdorur arsyen e tije. Thote se ka folur, se shpirti i ka folur, dhe ky ka pranuar mesazhin apo komunikaten, apo shenjat apo simbolet nepermes trurit te tije. Ka perceptuar dhe ka artikuluar mesazhin nepermes arsyes, trurit. Cfaredo qe shpirti te i kete servuar, Plloshtani i ka dhene forme me fjale, sepse qenia njerzore nuk di menyre tjeter komunikimi,perveq me fjale.
Rrjedhimisht, keto fjale i ka elaboruar me trurin e tije.
Tash, shohim se Plloshtan e perdorur trurin, por, deshton te pyet trurin se me kend ka komunikuar? A eshte real bashkebiseduesi? Si dukej? Nga i fliste? Cfare i tha? Etj etj.
Ka njerez, zakonisht femije, qe krijojne shoke, vllezer imagjinar dhe bashkebisedojne. Por, kjo faze duhet te perfundoje.
BESIMI: Zoteri Ateist, e kam nje shembull se arsyea, shqisat, japin perfundime kontradiktore dhe jo reale.
ATEISTI: Urdheroni.
B: E shihni kete laps? A duket i drejte?
A: Po.
B: Mirpo, kur e fusim ne kete gote me uje, duket i shtrembuar?
A: Dhe?
B: Dhe shqisa e te pamurit te mashtron!.
A: Jo, une e prek dhe shqisa e te prekurit me tregon se lapsi eshte i drejte edhe ne uje.
B: E shihni, te dy shqisat japin informata kontradiktore. E shikoni, duket i lakuar, e prekni dhe duket i drejte. Pra, ne te njejten kohe dy shqisat japin informata kontradiktore.
A: Po, por, fatbardhsisht, njeriu ka shqisa tjera. Njeriu mendon dhe thote se drita udheton me shpejtesi te ndryshme ne mediume tjera, ne uje udheton me ngadal ndersa ne ajer me shpejt. Nese e kishim futur lapsin ne nje gote plote marrmellade, atehere lapsi nuk do te dukej fare.
(Marre nga The Case Against GOD).
Me se pari duhet te jemi te sinqerte me veten; te jemi ne gjendje te shohim se cka eshte reale apo jo.
E shoh se Plloshtanit ia enda fjalet e urta. E kam nje per te: Vetem njeriu i ulet sherbehet me shembuj qe nuk mund te verifikohen. Me qarte, nese une them se ne brendesi te Plutoni rrihet limoni eshte teze e cila nuk mund te verifikohet assesi.
Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 115 116 117 118 119 120 121 122 123 [124] 125 126 127 128 129 130 131 132 133 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.