Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 115 116 117 118 119 120 121 122 123 [124] 125 126 127 128 129 130 131 132 133 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Cudi! Ti u shfaqe ne endrren time sikur te beje pjese tek normaliteti im, s’ishe ajer, fjale, mendime , ere, fortune, mal , rere por kishe nje trup, sy, duar, kembe, ishe njeri. Sa e cuditshme eshte imagjinata fantasia jone! Si ka mundesi qe te jep nje imazh te percaktuar? Kushedi e kujt eshte ajo fytyre? Mbase eshte vetem frut e imagjinates time, mbase do jete e dikujt qe do kem pare kalimthi, por sigurisht eshte hera e pare qe shoh ne enderr dike qe s’njoh fizikisht. Edhe ne folem sikur te ishim miq te vjeter apo komshi te deres ngjitur. Edhe m’u duk pak e cuditshme sesi ndodhi gjithe kjo, te pakten ne endrrat e mia, por ne te vertete kisha nenvleresuar forcen qe ka e ashtuquajtura inteligjenca artificiale, ku njerezit shprehen pa xheste nepermjet levizjes se gishterinjve, ku te qeshurat zevendesohen nga nje smiley e ku genjeshtrat apo te vertetat mbeten enigma, ku paradosalisht lind “pasioni”, “urrejtja”, simpatia, miqesia apo “dashuria”. Ku lindin iluzionet duke menduar per jeten paralele, ate tjetren, po tenden, qe s’e ke jetuar kurre.
Cuditerisht, kthehem ketu kur kam pak nostalgji, lexoj pak ditarin e te tjereve, sa me pelqen kjo gje! Lexoj dicka per ate, dicka per ty, dicka per te tjeret. Kushedi nese dikush kerkon te lexoj dicka tenden sikur te jete nje mesazh per te. Ej dreqi ta haje, s’besoj se te politika do beheshe paksa sentimental! Mbase s’i ben asnje efekt, mbase eshte e kunderta. Mah s’e di! Po mua c’me duhet njehere?!
Po mendoja se eshte me mire qe disa gjera te rrinin vetem ketu. Faktikisht po e mendoja me shume per veten kete gje. Po mendoja qe ai s’i ka lexuar kurre shkrimet e mia, mbase disa do ti pelqente, me shume se nje do ta keqkuptonte, sigurisht jo kete. Mua me pelqen qe kjo te mbetej dicka e imja qe “durrsake_topolake” , jo shume ndryshe ne jeten reale, te mbetej sekreti im. Me pelqen te kem nje sekret se deri tani s’e kam pasur nje.
Ps. analiste te pershendes, edhe per mua eshte nje kenaqesi te kthehem ketu. kiss
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 115 116 117 118 119 120 121 122 123 [124] 125 126 127 128 129 130 131 132 133 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.