Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Kombinimi i ngjyrave.
E bardha, e zeza dhe e kuqja jane kombinim perfekt. Syri i sheh dhe zemra ndizet dhe flakeron, cdo gje duket happy....
Po keshtu ngjyrat e vjeshtes jane akoma me kombinim perfekt, kafe, e verdhe, portokall, e kuqe, ngjyre ulliri. Syri i sheh dhe zemra qetesohet ne melankoli, cdo gje duket e plogesht, por edhe e bukur ne te njejten kohe, just relax....
E zeza, grija, vishnja dhe e bardha nje kombinim solid, qe te ben te qendrosh drejt dhe te ngresh koken lart. Syri i sheh keto ngjyra dhe zemra forcohet dhe gatitet per cdo gje, so powerful colours....
Vite me pare vura re kombinimin e ngjyres kafe me bojeqiellin, dhe sa shume u mundova te shihja bukuri ne kete kombinim ngjyrash, por gjithmone me dilte pa lidhje. Asgje nuk ndryshonte ne qenjen time kur i shihja bashke keto dy ngjyra. Kafen e urreja si ngjyre vazhdimisht, por ja qe ekzistenca e ngjyres bojeqielli prane saj, me beri ta dashuroj edhe kete ngjyre... shpirti im ndihej i bute edhe perpara asaj, qe urreja me vite...
Ngjyrat i kombinojme ne, dhe i bejne syte tane te na pelqejne edhe atehere kur ato nuk na qeshin..............dhe nuk perputhen me gustot tona. Jemi ne, qe komandojme syrin te shohi nje reflektim te ri ne cdo ngjyre te re, ne cdo kombinim te ri, ne cdo dite te re............
Me pelqen kombinimi dhe harmonia e ngjyrave, nuk mund te rroj dot pa kombinimin dhe larmimin e tyre.
Sot futa te kuqen ne mes te bezhes dhe cdo gje ndryshoi, bezha mua filloi te me qeshte me te madhe ne ekstaze, kur une te kuqen futa ne mes saj..... ndryshimi eshte pikerisht ajo, qe na ben te lumturohemi..........
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.