Forumi Horizont | Gjithsej 140 faqe: « E parë ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit » Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tirana 21 Janar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18253)
Re: '21 janari' arrestohen edhe katër gardistët e tjerë të 'grupit të zjarrit'
Citim:Jane bere gjashte tani...
Po citoj ato që tha Vizioner
| 12/02/2011 |
TIRANE- Policia ekzekuton katër vendime të Gjykatës së Tiranës, për arrestimin e katër gardistëve të grupit të zjarrit të dyshuar, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe të dyshuar si autorë të vrasjes së katër protestuesve gjatë protestës së 21 janarit. Mark Nikolli, Agron Malaj, Sadik Çelaj, dhe Gazmend Ahmetaj, u arrestuan dje në mbrëmje nga Policia e Tiranës, e cila zbatoi vendimet e arrestit të dhëna dje pasdite nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet. Kjo e fundit, në bazë të kërkesës së prokurorisë, kishte kërkuar vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg për katër efektivët e Gardës së Republikës. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, thanë dje se ajo kishte ekzekutuar vendimet e arrestit të vendosur nga Gjykata e Shkallës ë Parë në kryeqytet, për përfshirjen e tyre në vrasjet e 21 janarit.
Prokuroria ka konstatuar se këta persona janë efektivë të grupit të zjarrit.
Katër efektivëve iu është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës me pasojë vrasjen e personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, oficerët e Policisë Gjyqësorë të Prokurorisë, të drejtuar nga prokurorët, mbyllën ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, ndërsa për orë të tëra ata kanë vijuar me marrjen në pyetje të të ndaluarve.
Ndërkaq, gjatë kohës së ekzekutimit të urdhrave, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë mbledhur me dhjetëra punonjës dhe efektivë të Gardës së Republikës, si dhe të afërm të të ndaluarve që prisnin të mësonin se çfarë do të ndodhte realisht me ta. Pas më shumë se një ore, pjesa më e madhe e gardistëve u larguan pasi mësuan se sot, kolegët e tyre pritet të paraqiten për njohjen me masën e sigurisë dhe me verifikimin e saj.
![]()
Gjithsej 140 faqe: « E parë ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit » Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.