Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Turist i shpirtit: Ne s’jemi të hedhur në këtë ekzistencë njëlloj si një gjyle prej një topi, me një trajektore absolutisht të përcaktuar. Fati, tek i cili ne biem kur vijmë në këtë botë - që mbetet gjithmonë kjo dhe vetëm kjo - konsiston saktësisht në të kundërtën. Në vend që të diktojë mbi ne vetëm një trajektore, ajo na dikton disa, duke na shtrënguar rrjedhimisht të zgjedhim. Kusht befasues, ky i ekzistencës sonë! Të jetosh do të thotë ta ndiesh veten fatalisht të detyruar të ushtrosh lirinë tënde e të vendosësh se çfarë kërkon të jesh në këtë botë.
Hey poet, ky eshte turisti i shpirtit per mbreme, nen melodine e Vivald..
Pushkin
Poetit
(sonetë)
Poet, mos çmo aq shumë ti dashurin’ e bujshme
Se zhurma entuziaste zgjat vetëm një çast,
Dëgjoje ti i qetë, mos u lëkund aspak
Nga gjyq’i budallait, e qeshura e turmës.
Ti mbret je, rro i vetëm. Ti udhën tënde ndiq
Ku mendja jot’e lirë të çon edhe guximi,
Përsosi ato fryta, që t’i dhuron mendimi
Dhe grada mos kërko për to, as ofiq.
Ato i ke me vete. Ti, veç mund t’i gjykosh
Më rreptë se kushdo di vetë ti t’i çmosh.
A je vet’i kënaqur ti, artist qibar?
Ashtu? Por, ato turma lëre le t’i shajë,
Le ta pështyjë zjarrin tënd, altarë,
Fronin e patundshëm si foshnjë gjynaqar.
Pushkini i pershendet poetet!
P.s Ndersa ti tironse akoma te duhet te kuptosh vetveten, qe te kuptosh nje shpirt artisti..
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.