| Forumi Horizont | Gjithsej 158 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 158 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Pyetje dhe pergjigje per bjondet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1496)
Postuar më parë nga Larsus
Burrat preferojnë….brunet
Kohë të vështira për bjondet. Njëherë e një kohë thuhej që “burrat pëlqejnë bjondet por martohen me brunet”. Sot, është zbuluar që jo vetëm martohen me brunet por edhe i preferojnë. Zbulimi që për disa është shokant, arrin nga psikologia Kelley Kline e Florida State University në qytetin e Panamasë në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka realizuar një eksperiment me bazë tërheqjen seksuale në bazë të ngjyrës së flokëve.
Kërkimi konsistonte në pyetjet që iu bënë një grupi individësh mbi fotot e disa grave brune dhe disa të tjerave bjonde. “Çuditërisht, - shpjegon Kline, - në kundërshtim me atë që prisnim dhe që ishim mësuar të dëgjonim, burrat kanë preferuan brunet”. Madje kishte raste që bjondet e papreferuara në seleksionimin e parë, preferoheshin në seleksionimin e dytë, pasi u ndryshohej ngjyra e flokëve në kompjuter. Burrat i zgjidhnin flokëzezat pa e kuptuar që ishte e njëjta që kishin refuzuar në seleksionimin e parë.
Në eksperiment kanë marrë pjesë 60 burra dhe 76 gra me një moshë mesatare 27 vjeç. Veç përzgjedhjes në masë të bruneve ajo që vihej re ishte edhe preferenca mbi gjatësinë e flokëve. U konsideruan “të shkurtër” flokët që lejonin dukjen e veshëve, “të mesëm” flokët që ishin diçka poshtë veshëve dhe “të gjatë” flokët që derdheshin shpatullave e më poshtë. Rezultati? Preferoheshin brunet me flokët e gjatë. Burrat identifikuan thuajse të gjithë flokët e gjatë e të zezë si simbol të feminilitetit, - thotë Kline.
SHEKULLI
15/09/2003
KATEGORIA: Jeta ne Cift
| Gjithsej 158 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 158 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.