Forumi Horizont Gjithsej 196 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Anekdota reale! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17103)


Postuar nga Petter datë 21 Mars 2010 - 07:41:

Ma nisen ne e-mail kete...

Subject: "Cajupi" i viteve 2000

Keto vargje, jane nje variant i ri i poezise "Kurbeti" te Cajupit


Varet ku ndodhesh

Demiri Nexhin e donte shumë,
Por u martuan pa bërë zhurmë
Shpejt celebrimin, një tuf' me lule
Dhe muaj mjalti bënë në hyrje.
Ditë kaluan, kaluan muaj,
Lezeti doli si burr'e grua.
Në vend të seksit, të dy çdo natë,
Mendjen e vrisnin: S'dalin paratë.
Pa, ç'pa Demiri, filloi t'lëvizë.
Hyri në borxh, bleu një vizë.
Gjeti një shok që kish taksi:
-Nexhi, po nisem për në Greqi!
Gruaja qau, u mërzit shumë.
Pestetreherë tha: Qyqja unë!
Por ç' halle kishin, e dinte mirë,
Ndaj "rrugtëmbarë" tha pa dëshirë.
Shpirt, shtoi pastaj, të më premtosh,
Nëpër Greqi, ngado të shkosh,
Dua të mbetesh Demiri vjetër.
Mos më tradhto me asnjë tjetër!
-Kurrë, e dashur! Mos u mërzit!
Ta garantoj me qintpërqint.
Po edhe koha s'më premton fare.
Vizën e kam veç njëvjeçare.
Dhe unë, këtu, ty do të pres.
S'shkoj me kënd tjetër, ta di se vdes
S'më hyn në sy as më i miri.
Ia tregoj vendin çdo lloj qafiri.
E dhanë premtimin, pastaj u puthën,
U nis Demiri, e mori rrugën.
Në Greqi mbrriti që atë natë,
Tek ca të afërm në Kallamatë.

Mirë s'i erdhi, por nuk e zgjati
Ishte Demir, u bë Sokratis.
Pak kohë më vonë, për pak lefta,
Në një kuzhinë gjeti dhulja.
Dhulepste shumë, gjer në të gdhirë.
Kur kish pushim, rrinte veç shtrirë.
Gjë tjetër s'dinte punë e shtëpi,
Rrallepërmall një gotë krasi.

Siga - siga, afroi viti.
Një ditë erdhën ca shokë sto spiti.
Eja me ne, Demir, bre burrë!
Shkoi një vit, ti ske dalë kurrë.
Rezistoi pak, por s'kish ç'të bënte,
I kishte shokë, ia mbushën mendjen.
Dolën sëbashku, të gjithë parea.
E morën rrugën nga kafeneja...
.Goxha megallo ishte taverna.
Të ngrënë, të pirë, kishte dhe femra.
Vera Demirit faqet ia skuqi
E shpirtin peshë ia çoi buzuqi.
Mesin e natës kur e lanë pas,
Nj'alamet femër erdhi u qas.
Dukej sëlargu që ishte zuskë.
Një shok në vesh: E njoh, është ruskë.
Po të pëlqen, mundet t'i thuash.
Jepi leftanë, bëji çtë duash.
Ai nuk priti dy herë ti thonë.
E mori ruskën, zuri një dhomë.
Drejt tek krevati shkuan pa fjalë
Edhe u zhveshën ngadale - ngadalë.

U shtri ajo, ai po lart.
Përpjetë Demirit i hidhej zemra.
Kishte një vit, s'dinte çish femra.
Po atë çast iu errën sytë.
Porsi rrufe kur kthjellt është qielli,
Përpara syve i doli Nexhi.
Mirë s'kish filluar, në çast e hoqi.
Me sa zë kishte, bërtiti: Oqi!
Ruskës i tha tek vishte brekët:
Nuk e beje dot.C'ti bëj gjinekës!

Ç'ta zgjat më shumë, kaq historia.
Një javë më vonë, stin Allvania.
Xhepin me pare, një thes me plaçka.
Gruaja priste, kish dalë përjashta.
Pasi u puthën, u panë, u çmallën,
Pa qejf Demiri, e mori fjalën.
Fill e për pe, ndonse i lodhur,
Tregoi me ruskën ç'i kishte ndodhur.
Qyqja, Demir! I zi, ç'më thua!
Të paska ngjarë njësoj si mua!
Po ti, shyqyr Zotit, ke qënë me fat!
Munde të ikje, se ishe lart.
Me erdhen dhe mua prapë ment në kokë.
Desha të ikja, po isha poshtë!


  Gjithsej 196 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.