Forumi Horizont | Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)
rritja e numrit te qelizave te gjakut
Cod. A26022007
Fajtor,neihEr duhet me bo Icik pushim se vEtem sHkence nuk i Dilet meR*
* = ato shkronjat e medha vijne si pasoje e lemzes qe me zuri tani .se di pse po po me kujton dikush ne keto momente
ok,kaluar keto momente qetesimi,i kthehemi pyetjes qe ka bere agata
nese me lejon,po shtoj disa gjera si tip parathenie per ate qe ke pyetur ti : duhet te dallojme ate qe eshte nje rritje fiziologjike e rruazave te gjakut nga ato qe mund te jete dicka anomale.kemi nje rritje fiziologjike kur ndryshojme vend.psh kalojme ne nje lartesi me te madhe dhe si pasoje nje mungese e oksigjenit ben qe te arrije nje sasi gjaku qe enet e gjakut te veshkes (enet eferente qe dalin nga glomerulet) e njohin si te ulet dhe fillojne nje seri reaksionesh qe cojne ne prodhimin e asaj qe quhet eritropoietine dhe kjo jep efekt ne palcen e kockave dhe prodhon nje sasi me te madhe rruazash te kuqe (mekanizmi ishte shume i lezetshem por nuk do e shpjegoj ketu per momentin).ne rastet "patologjike" kemi nje rritje te numrit pa pasur nje rritje te sasise se eritropoietines,dhe kjo gje perben edhe nje forme analize per te dalluar 2 kuadrot.kjo eshte ajo qe quhet policitemi e vertete.vjen si pasoje e shtimit te ndarjes se njesise baze te prodhimit te qelizave te kuqe te gjakut,pra eshte "difekt i qelizave staminale te eritropoiezes".
shpjeguar kete gje (qe nuk kishte lidhje me pyetjen fare ) kalojme ne thelbin e pyetjes:
nje rritje e numrit te rruazave te kuqe te gjakut ben qe te rritet edhe trashesia e gjakut,gje qe mund te coje ne ngadalsimin e qarkullimit te gjakut.ky eshte efekti kryesor sepse rastet e trombozes nga kjo gje jane, ne pergjithsi,me te rralla por qe mund te jene shume serioze,sidomos nese kemi nje interesim te trurit (iktus).tromboza vjen si pasoje e faktit qe shtimi i rruazave te kuqe te gjakut shoqerohet edhe me shtimin e numrit te trombociteve,qelizave qe marrin pjese ne mpiksjen e gjakut,kjo ne rastin e policitemise se vertete (sipas librit te ematologjise se Tures,mund te kalojne edhe 1 milion si numer,kur numri i tyre normal eshte rreth 150-400.000).rritja e trashesise pastaj jep efektet ne varesi te eneve ta gjakut qe "goditen"...mund te jape dhimbje koke si pasoje e ngadalsimit te qarkullimit te gjakut ne tru,mund te jape probleme tranzitore te shikimit si pasoje e ngadalsimit te gjakut ne enet oftalmike,si dhe mund te coje ne nje zmadhim te shpnetkes si pasoje e dyndjes se gjakut nga ngadalsimi i qarkullimit.kryesisht keto jane efektet kryesore te shtimit te rruazave te kuqe te gjakut.gjithsesi,shtimi duhet te jete i konsiderueshem per te pare shenjat e mesiperme (llogarit qe per mashkullin 5.5 milion futet akoma ne kufinjte e normalitetit)...
Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.