Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)


Postuar nga qershor13 datë 26 Prill 2004 - 12:58:

Teuta: Lushnja, karta e fundit për në Evropë.

Skuadra durrsake vazhdon t'i besojë vendit të tretë në kampionat, që do të thoshte Intertoto.

Ndeshja e radhës për Teutën në kampionat mund të përkthehet ndryshe edhe si karta e fundit që do të luajnë "djemtë e detit" për një vend të mundshëm në Intertoto. Barazimi i Teutës në përplasjet direkte me Vllazninë dhe humbja me Partizanin, gjithsesi nuk ua kanë shuar shpresat durrsakëve, të cilët do të kërkojnë të rikuperojnë terrenin e humbur. E vetmja mungesë e rëndësishme në kampin durrsak në prag të ndeshjes me Lushnjën, është ajo e mbrojtësit Zëre, i cili është dhe një nga pikat kyçe në formacionin e Teutës. Kartonët e verdhë do të pezullojnë aktivizimin e mbrojtësit energjik, duke krijuar një problem për mbrojtjen, e cila ka treguar edhe herë të tjera se ka vuajtur kur ka munguar veterani i Teutës. Pas pezullimit të Begejës, Shehit, Xhait, si duket është vënë re aktivizimi i disa futbollistëve të rinj, të cilët duke pasur ndihmën e titullarëve si Mancaku, Babamusta, Toshkollari dhe Kotomelo, mund të përshtaten më së miri me ekipin. Për sa u përket futbollistëve të tjerë, burime nga stafi durrsak bëjnë të ditur se i gjithë kontigjenti i futbollistëve do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, ku dhe do të luhet karta e fundit e Teutës për në Evropë. Një rezultat pozitiv i "djemve të detit" në këtë ndeshje do të hapte dhe dritën jeshile për Teutën, e cila është në kërkim të të vetmit objektiv të mundshëm në këtë sezon futbollistik. Trajneri Nica e ka vazhduar intensivisht stërvitjen me ekipin gjatë të gjithë javës, duke u shprehur se e kanë vlerësuar këtë takim. Ndërkohë, opinioni sportiv durrsak, pas gjykimeve të fundit që i janë bërë Teutës, është tepër i ndjeshëm ndaj mënyrës sesi do të gjykohet ndeshja me Lushnjën, ku Teuta nuk do të kërkojë gjë tjetër veçse të zbatohet rregullorja dhe të fitojë më i miri në fushë. Një pjesë e mirë e futbollistëve të Teutës nuk dëshirojnë të shprehen para këtij takimi të rëndësishëm, duke i kushtuar rëndësi vetëm asaj që do të luhet në tapetin e blertë të stadiumit të Lushnjës, i cili do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen me Teutën.


  Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.