Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 18 Shtator 2009 - 00:02:

Plagosen 5 nxënës në një shkollë në Gjermani


Të paktën katër nxënës u plagosën, të Enjte në mëngjes, në një sulm të kryer në një shkollë në lokalitetin Ansbach (Gjermani), informon AFP. Një burrë u arrestua pas këtij incidenti. Asnjë nga viktimat nuk është në gjendje të rëndë, lajmëron policia. Incidenti u zhvillua në gjimnazin Carolinum të Ansbach, në jug të Gjermanisë. Autoritetet kanë arestuar një të dyshuar dhe kanë evakuuar shkollën.

Policët nuk bëjnë të ditur se me çfarë u plagosën nxënësit, por më shumë gazeta gjermane saktësojnë se një burrë I paindentifikuar ka hedhur një ose dy kokteje Molotov në brendësi të shkollës.

Në Mars, një adoleshent 17-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në jug-perendim të Gjermanisë, në lokalitetin Winnenden, e gjendur jo më larg se 20 km nga Stuttgart (landi Baden-Wuerttemberg), në një shkollë ku gjendeshin afërsisht 1.000 nxënës. Tim Kretschmer vrau 12 persona, ndër të cilët 10 nxënës.


E keqja ska fund .... ka e me keq se ne Shqiperi


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.