Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)


Postuar nga qershor13 datë 26 Prill 2004 - 13:15:

Kotomelo: 11-metërshi i dyshimtë vulosi gjithçka.

Mbrojtësi i Teutës, edhe pse skuadra e tij ka shumë pak shanse për Intertoton, nuk i humb shpresat.

11-metërshi i dhënë kundër Teutës, në ndeshjen e fundit me Lushnjën, përcaktoi fatin e atij 90-minutëshi të luajtur në fushën e stadiumit të sapo rikonstruktuar "Roza Haxhiu". I këtij mendimi është njëri prej protagonistëve të ekipit durrsak, Kotomelo, i cili, sipas gjyqtarit, shkaktoi dhe 11-metërshin e minutave të fundit. Korçari i Teutës komenton për "Sportin shqiptar" golin fatal të pësuar nga skuadra e tij, e cila pothuajse i ka humbur të gjitha shanset për një vend në kupat e Evropës.
- Si e keni përjetuar humbjen e radhës me Lushnjën?
- Sigurisht, jemi të mërzitur, jo vetëm për faktin se humbëm një ndeshje, por u bënë disa takime që marrim po një rezultat, që nuk e meritojmë. Minimumi në këtë ndeshje duhej të merrnim barazimin. Jam i mërzitur dhe për faktin se jemi ndëshkuar me një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë që bëra unë.
- A keni kontestime për këtë 11-metërsh?
- Siç e thashë më lart, e pranoj se e kam prekur topin me dorë, por jam i bindur se e kam bërë në mënyrë të pavullnetshme. Sipas rregullores, kur topi preket në mënyrë të pavullnetshme, nuk mund të ketë 11-metërsh apo dhe goditje dënimi. Mendoj se gjyqtari ishte në një pozicion të favorshëm që ta dallonte këtë.
- Teuta po vazhdon një serial humbjesh. Pse kjo ecuri kaq e dobët?
- Eshtë për të ardhur keq që po ndodh kështu, pasi kemi luajtur futboll të bukur, por fati nuk na ka buzëqeshur dhe gjykimet deri diku na kanë dëmtuar. Sigurisht që dhe ne kemi gabimet tona.
- Sipas jush, a i ka humbur Teuta përfundimisht shpresat për Intertoto?
- Mendoj se kjo humbje na ka larguar shumë nga ky objektiv, por nuk mund të them se nuk kemi shpresa. Matematikisht jemi akoma në këtë lojë, kështu që s'ka pse të mos shpresojmë.
- Kotomelo vjen pas disa dëmtimesh. A keni probleme me formën fizike tani?
- Problemet shëndetësore dhe dëmtimet më kanë penguar disi në
këtë sezon, por tani ndihem mirë. Sa të mundem, do të jap maksimumin për Teutën deri në fund, pavarësisht nga ecuria e skuadrës.
- Sipas jush, a mund të quhet ky një sezon i dështuar për Teutën, meqë nuk ka arritur asnjë objektiv?
- Deri diku ndoshta. Personalisht nuk dorëzohem lehtë, madje do të shpresoj deri në fund. Le të shpresojmë edhe në ndonjë hap të gabuar të kundërshtarëve tanë dhe të mos gabojmë në ndeshjet që kemi përpara. Unë nuk mund të them për momentin që Teuta është krejt e dështuar.
- Si e shpjegoni faktin që në ndeshjet e fundit Teuta pëson shumë gola?
- Teuta është një ekip që luan në grup, kështu që meritat apo gabimet na takojnë të gjithëve. Nuk mund t'u vë faj reparteve të veçanta, por duhet të them që të mos i dorëzojmë armët deri në minutën e fundit të kampionatit.


  Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.