Forumi Horizont | Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 137 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)
o cuna (tolstoy dhe muhjeminu) kush ju tha qe jam femer se spo e marr vesh. klikoni njehere ke emri im dhe shifni gjinine. Le qe skeni faj, per ju engjelli eshte mashkull, dhe meqe une "kerkoj" engjell patjater femer do jem. Sa per sqarim mbi seksualitetin tim dhe nickname qe perdor, eshte nje kenge e Scorpions qe e pelqej shume, dhe ska te beje me meshkuj/femra me krahe qe vijne nga qielli. Pra me pak fjale jam mashkull.
Sa per terrorin e islamin, une nuk i kam bashkuar keto terma me duket, dhe skam si ta bej se vete familja e nenes sime eshte muslimane pavaresisht se une jam katolik. Muslimanet shqiptare une i kam vellezer jo se jane muslimane por se jane shqiptare. Por urrej qe ne fete dhe punet e brendshme shqiptare te futen shoqata e influenca nga burime pak te rekonmandueshme (qofshin arabe, greke, deshmitare te jehovait apo kushdo qofte). Te paret tane, iliret nuk kane mbuluar femra, biles femra ishte e barabarte me mashkullin. Ju do thoni qe iliret kane qene pagane, me se e vertete, por dua te them qe kultura jone historike eshte e paperputhshme me keto zakone qe megjithese ne Arabi apo vende te tjera mund te jene fisnike, per ne si popull jane te cuditshme dhe jashte kohes e vendit. Qe ne Arabi priten koka (125 ekzekutime ne 2006) apo rrihen njerez me kamzhik, nuk e them une, e thote Amnesty International dhe OKB. Dhe feja keqperdoret ne shume vende islamike per qellimet e erreta te njerezve te ndryshem. Edhe ne boten e krishtere ka ndodhur kjo gje, por sot ne pergjithesi shtetet jane laicizuar. Laicitetin po mundohemi te mbajme gjalle dhe ne Shqiperi, dhe mbi te gjitha tolerancen fetare, pavaresisht nderhyrjeve dhe propagandes antilaike.
Pastaj le te mos ndihen muslimanet kaq te diskriminuar pasi me se 2/3 e Shqiperise eshte muslimane ne mos gaboj. Ne minorance jane ekstremistet e fondamentalistet, e jo muslimanet ne pergjithesi. Muslimanet jane shumice bindese ne vendin tone, por e mbajne fene per vete, nuk ka pse tja tregosh gjithe botes e aq me teper te sulmosh vellezerit shqiptare te feve te ndryshme me propagande apo veshje. Aty ku shkolla vendos qe njerezit duhet te vijne kokezbuluar s'duhet te kete as shami, as haxhib, as bereta ushtarake, as kapele kauboj. Dhe kur shkolla kerkon uniforme nuk duhet te kete as minifunde as bluza qe nxjerrin gjoksin jashte. Shkolla eshte institucion laik per te mesuar dhe jo per tu shthurur me veshje prostitutash. Pra me sa di une nuk kam perkrahur ndonjehere minifundet.
Eshte me se e drejte qe muslimanet dhe te gjithe shqiptaret te ngrene zerin e tyre kunder shprehjes se theksuar te seksualitetit ne shkolle, ashtu si une do e ngrija kunder shprehjes se theksuar te fese se dikujt kur ka fe te tjera ne po ate shkolle. Nqs do te mbash dicka ne qafe apo te shkruar ne bluze qe shpreh fene tende, me se i lire, per sa kohe qe nuk thyen dekorin e veshjes. Dhe une po te vete ne shkolle me rroba prifti dihet qe rektori me nxjerr me shqelma jashte. Duhet pasur mase ne cdo gje, si ne veshje si ne veprime. Zile ne universitet ketu ku jam une ka qe cke me te, sa here qe bie zjarr
kalofshi mire dhe merrini gjerat shtruar
Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 137 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.