Forumi Horizont | Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 137 » Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3430)
te fundit per kete stine
1-E kerkoi si breshka tek nallbani.(breshka,''tartaruka'' qe thoni ju shkoi tek nallbani te vendoste patokonj,te mbathej pra,ne menyre qe te ecte si kale.Kuptohet vete se c'pesoi kur nallbani i rrasi disa gozhde).Ne menyre alegorike populli stigmatizon ata njerez qe u hyjne disa puneve qe ne vend te blejne lesh dalin te qethur per vete.
2-Nuk mban me uje pilafi.-(ka nje mase ,nje kufi,nje limit cdo gje).
3-Vellazeria, vellazeri por qeseja te veje e te vi.(kjo ka kuptimin qe per te mos patur ngaterresa ne vellazeri nuk duhet futur ne borxh as me vellain,sepse ndryshe prishesh pergjithmone.Ne shqiptaret prishemi per nje llaf goje ,jo per me shume)
4-Nuk shitet kali me nje te qorollisur (rrezuar).Kjo ka kuptimin qe nuk hidhet poshte tjetri per nje gabim pa dashje.
5-Gjuha kocka s'ka por thyen kocka.(Kuptimi i kesaj shprehje eshte se njeriu nuk duhet te nxjerr fjalen e keqe nga goja edhe nqse behet nje gabim.Duhet gjetur fjala me pak e keqe edhe ne rastin me ekstrem.NJE FJALE E HIDHUR ESHTE ME E DHIMBESHME EDHE SE NJE E RRAHUR)
6-Kush mengon(e-me dy pika siper) blon.(fjala eshte qe ai qe ngrihet shpejt ai mbaron pune me shpejt.
7-Nuk ke rene ne hundlesh,prandaj bene ashtu apo keshtu.-Njeri shkonte ne mulli per te bluar dhe nuk pyeste per radhe.Kaloi disa here keshtu.Nje here i ati i tha se nuk ke rene ne hundelesh,prandaj vjen me pare se ke shkuar.Nje dite tjeter kur ky shkoi te blonte pa radhe dikush i tha.Futu ne radhe.Ik or i tha garipi.Nuk me njeh mua?Jo nuk te njoh i tha ai dikushi po respekto radhen.Ai beri zakonin dhe shkoi te hidhte grurin tek govata e mulliri,por nuk ja arriti dot.Ai dikushi e mbertheu per gryke e vuri poshte dhe i futi disa grushta turinjeve duke i thene se ti do te bluash i fundit.Ne pozicionin qe ishte ai i pa leshin qe kish dikushi brenda hundes.Ne shtepi shkoi nga mesi i nates.He ,e pyeti i ati pse u vonove?Rashe ne hundelesh iu pergjigj i biri.Une te paralajmerova i tha i ati.Keshtu kjo mesele.( MESELE-fjale e vjeter=ceshtje,problem).
8-E torre gjate historine-i thuhet dikujt qe e zgjat shume biseden kur tregon dicka ne nje ambjent shoqeror ose familjar.Edhe une e torra gjate historine me siper.
Mirushkrofshim.
Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 137 » Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.