Forumi Horizont Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 120 121 122 123 124 125 126 127 128 [129] 130 131 132 133 134 135 136 137 138 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)


Postuar nga kotka datë 28 Nëntor 2007 - 20:04:

Dora

Atje leviznin duart e shkatheta dhe te bukura mbi gazeten qe shfletonte me rrembim, nga nje faqe ne tjetren.  Ndihej nervozizem dhe panik ne kete lloj levizje, por dora e cila mbante kete gazete ishte aq e bukur, aq e zhdervjellet, aq e lemuar, dhe dukej sikur zbukuronte unazen e vendosur ne gishtat e saj.  Nuk ishte unaza qe zbukuronte doren, por ishte dora qe e bente kaq te bukur kete unaze.

Kater vrimat e embla mbi pellembe tregonin se ky njeri ishte vertet i mire, i bute, i llogjikshem, paqesor.  Pikerisht atje fillova te lexoj karakterin e tij, te njeriut te panjohur perballe meje.  Nuk doja te ngrija syte e ti shihja fytyren, doja te punoja shume, me pare me imagjinaten time dhe pastaj te shihja ku perputhej imagjinata ime me relitetin.  Vijat e holla ne gishtat pa nyje ishin kaq uniforme dhe te ngjashme me njera - tjetren sa mua me tregonte palekundje ne karakterin e tij.  Thonjte e paster e te prere bukur tregonin rregullsine e tij.  Vazhdova me kycin e dores qe vinte i rrumbuillakosur dhe delikat dhe ishte thejsht nje vazhdimesi e pellembes.  Me tutje nuk mund te shihja me, nuk ishte nevoja, kaq mjaftonte dhe perballe meje pashe nje fytyre engjellore me floke te porsathinjur qe zbukuronin fytyren fisnike.


  Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 120 121 122 123 124 125 126 127 128 [129] 130 131 132 133 134 135 136 137 138 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.