Forumi Horizont Gjithsej 196 faqe: « E parë ... « 120 121 122 123 124 125 126 127 128 [129] 130 131 132 133 134 135 136 137 138 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Besimi fetar te shqiptarët. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4426)


Postuar nga tolstoy86 datë 02 Gusht 2007 - 11:30:

Citim:
Po citoj ato që tha HERO
mir mor plak mire, me ty nuk beja cudi te na dilje dhe ne mbrojtje te shejtanit po te dilte dhe te thoshte qe eshte ma kombesi shqipetare dhe mysliman.

Mos je gje ti dakort me pergenjeshtrimet historike te Mut'hejmiut?????
Mos do ishe dakort qe ky njeri nje dite tu mesonte femijeve te vegjel ne shqiperi qe shteti shqipetar nuk ka luftuar per pavaresi por per autonomi??????????

Mos je dakort pastaj qe mbas 20 vjeteve te thuhet edhe qe shqipetaret luftuan me arem ne dore per te qene nen thundren e pushtuesve Turq?

E gjitha kjo meqenese ata jane mysliman pa marre parasysh te vertetat historike?

Mos e shikon edhe ti si Mut'hejmiu shtremberimin e te vertetes si detyre fetare?

Fol drejt.


PS.te lutem mu pergjigj,a mund te shikohet dashuria e nje pushtuesi ne perkatesine fetare te tij?





Platforma e Lidhjes së Prizrenit për autonomi

Në fillim të Krizës Lindore patriotët rilindas ishin të mendimit se populli shqiptar, ashtu si popujt e tjerë, duhej të çlirohej nga sundimi osman me anën e kryengritjes së armatosur dhe të krijonte shtetin e tij të pavarur. Mirëpo acarimi i mëtejshëm i Krizës Lindore nxori në shesh jo vetëm mundësinë e shembjes së Perandorisë Osmane, por edhe rrezikun e madh të copëtimit të tokave shqiptare ndërmjet monarkive fqinje. Në rrethant e reja, patriotët shqiptarë, pa hequr dorë nga synimi për pavarësi kombëtare, nxorën në plan të parë luftën për mbrojtjen e atdheut nga copëtimi dhe për sigurimin e të drejtave për autonomi në kuadrin e Perandorisë Osmane. Madje edhe kërkesat për autonomi nuk u paraqitën të plota që në Kuvendin e parë të Prizrenit. Krahas fuqizimit të Lidhjes së Prizrenit dhe të luftës së saj mbrojtëse, u plotësua dhe u ngrit më tej platforma për autonomi. Në kërkesat e para për autonomi përfshihej krijimi i vilajetit të Shqipërisë, d.m.th. bashkimi i të gjitha tokave shqiptare, që atëherë ishin të ndara në katër vilajete, në njësi të vetme administrative. Brenda këtij vilajeti, shqiptarëve do t’u njiheshin disa të drejta me karakter politik, ekonomik dhe kulturor. Kërkesat për autonomi janë paraqitur gjatë viteve të Lidhjes nga shumë kuvende krahinore e mbarëshqiptare si dhe nga personalitete të shquara shqiptare të asaj kohe.

te plote e ke ke kjo adresa: http://www.home.no/dukagjin/Lidhja%20Prizrenit%20I.html

kjo eshte thjesht nje faqe, e di i vogel e i madh (vec cave si ty) se eshte kerku autonomi dhe jo pavaresi pasi te vetem, do beheshim copa-copa, ashtu sic u beme ne fakt.

Pse u dashka te mbrojme turqit se jane muslimane? Mos na di aq injorante islami sa te mos dijme qe genjeshtra dhe tradhetia jane gjynahe te medhaja.


  Gjithsej 196 faqe: « E parë ... « 120 121 122 123 124 125 126 127 128 [129] 130 131 132 133 134 135 136 137 138 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.