| Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- a jane te pavarura mediat e pavarura (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11766)
PAPERGJEGJSHMERIA E MEDIAS
Media ne nje shoqeri demokratike dhe civilizuese ndikon dukshem ne zhvillimin e saj.Ne Shqiperi ne tere keto vite tranzicioni shtypi i shkruar,ai viziv dhe fonik ne te shumten e rasteve vuajne ende nga mungesa e theksuar e profesionalizmit,mungesa e etikes dhe njekohesisht ndihet nje mungese e theksuar e civilizimit progresiv.Rastesisht gjate shfletimit te shtypit shqiptar ne internet me ra ne sy,nje shkrim i botuar nga nje e perditshme,qe pretendon se shpalos profesionalizmin ne median tone.
Shkrimi i kushtohej nje personaliteti te ri te diaspores shqiptare,saktesisht nje shqiptaro-amerikaneje qe ka bere jo pak emer ne fushen e modes,artit dhe politikes.Me thene te drejten u shokova nga menyra se si gazetarja-UFO ishte perpjekur te denigronte deri ne maksimum personazhin qe i ishte referuar.Ky fakt me ngacmoi per t'u interesuar rreth gjithckaje qe kishte te bente me materialin e botuar tek ajo gazete.Perfundimi ishte vertet skandaloz,gazetarja ne fjale kishte rreshqitur me dashakeqesi nga materiali qe ishte autorizuar te publikonte dhe per me teper kishte arritur te shfaqte hapur tendencen e saj denigruese ndaj individit qe trajtohej ne shkrimin e saj.
Edhe kur personazhi trajtuar kerkonte sqarime rreth asaj qe ishte publikuar,gazetarja e te perditeshmes heshtete dhe nuk jepte asnje argument.Madje kur ju kerkua sqarim edhe kryeredaktorit,e demtuara mori nje ngritje supesh fshati dhe nje fjali:"Nuk mbaj pergjegjesi".A thua se ngjarja zhvillohej ne nje planet tjeter.Gjithkush ka nje jete private,nje identitet,nje karakter dhe kur fjala vjen tek sulmet dashakeqe ndaj individit(aq me teper kur eshte femer) atehere permasat e gabimeve ne media tejkalojne te ashtuquajturin "liri te shtypit".Llogjika e gjithe kesaj ngjarje te con tek percaktimi se media shqiptare eshte rrethuar nga nje primitivizem obskurantist,eshte pushtuar nga nje mendesi fshatareske qe po degradon cdo dite ate qe quhet "pushtet i katert".Dhe vertet po t'u heshesh nje sy drejtuesve dhe stafeve te medias dallohet qarte dominimi provincial dhe fshataresk.Kush vjen ne kryeqytet merr nje diplome(shqiptarce) dhe kerkon mundesira per te mbijetuar ne qenderen e civilizimit sic e quajne me se shumti Tiranen.Nga ky kontigjent perbehet me se shumti media,OJQ-te dhe gjithcka tjeter qe perben deri ne thelb "civilizimin" aktual te kryeqytetit.Eshte me teper se fatkeqesi kur viktima te sulmeve personale behen vete femrat dhe per me teper kur sulmohen nga "gazetare" qe vetequhen "seks i dobet".
Gazetarja qe publikoi materialin dashakeq,eshte drejtuese e nje OJQ-je qe perfaqeson perversitetin e shoqerise se sotme shqiptare,keshtu qe nuk kish si te shkeputej nga fryma ku jeton,duke mbushur artikullin e botuar ne gazeten-PANORAMIKE me shtremberime dhe denigrime tendencioze.Te verteta vetem per panorama mesjetare.Dua te theksoj se tendencat e kesaj punonjese gazete nuk mbyllen me kaq sepse ajo akuzohet edhe per tre raste te tjera shtremberimesh te qellimshme ndaj personave te tjere.Prandaj dua te kujtoj thenien e urte:Pema qe ka kokrra gjuhet me gure,cka perben nje aksiome ne realitetin meskin ku jetojme.Ne diktature u huazuan shprehje nga "revolucioni famshem kinez",ku proklamohej qe "fshati te rrethonte qytetin".
Ne "demokraci" po proklamohet qe "fshati te pushtoje median" dhe me sa shihet porosia eshte kryer."Media eshe pasqyre e politikes" eshte shprehur nje politikan me permasa boterore,dhe kjo gjen pasqyrimin edhe ne Shqiperi,ku politika provincializohet perdite me ide dhe strategji allabollshevike,kesisoj edhe media fshatarizohet deri ne maksimum nga elementet qe mbart,drejtojne dhe subvecionojne.Duke e bere pothuajse te pamundur ekzistencen e nje shprese per nje shoqeri ndryshe nga kjo kemi dhurate.....
| Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.