Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Puna (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12428)
Edhe nje tregim per punen, ndonese me (nen)teme paksa tjeter. Mund te levizet, nese nuk esht ne vendin e duhur. Gjithashtu, nese keto tregime te hershme te miat nuk jane fare terheqese, mund ta thote kushdo troc, qe mos te hedh ne te ardhmen me. Ky ketu eshte ide e vitit 1989 ose 1990, nese me kujtohet mire; por shkruar me 1993.
Duke kërkuar punë
“Tak-tak”, trokita në derë. Ishte ndoshta e dhjeta herë që vija në zyrën e punës dhe, deri më tani, as edhe një shanc. “Hyrë!”, u dëgjua zëri nga brënda, ai zë që do të doja mos ta dëgjoja më. Me të më parë, punonjësi i zyrës mblodhi buzët. S’paska gjë, mendova. Shpesh mbledhja e buzëve shoqërohej edhe me një ngritje të supeve, dhe kjo dihej që ishte lëvizja klasike pa të folur, se punë nuk ka. Mirpo kësaj radhe ngritja e supeve nuk ndodhi, dhe kjo më habiti. Mos do të kishte ndonjë ofertë jo të pëlqyeshme, mendova.
Burri i zyrës më drejtoi krahun drejt karrikes përballë, dhe unë u ula si përherë, duke i buzëqeshur. Ai nxorri paketën, unë gjithashtu nxorra timen, që në të vërtetë e kisha vetëm me një cigare. Zakonisht, raporti i shkëmbimit të cigareve ishte dy me një. Dy herë rrjesht merrja unë prej tij dhe një herë i jepja. Sot ishte radha e tij të më jepte, ndaj unë pa frikë i zgjata paqetën time. “E paske të fundit!”, dalloi dhe ma hodhi të tijën përpara. Nxorra çakmakun dhe pas pak shtëllungat e tymit e veshën distancën që na ndante. Ai gogëstiu njëherë dhe, duke më parë, sikur psherëtiu. Them “sikur”, sepse asnjëherë nuk isha i sigurtë në disa veprime të tij.
Më pëlqen, tha pas pak. Në të vërtetë nuk e kuptova se ç’farë i pëlqente. “Më pëlqen që interesohesh për punë, -vazhdoi qetë pa e prishur qetësinë e tymosjes, -por, deri tani, nuk kemi asnjë ofertë nga ndërmarrjet!” Dhe, duke shkundur po aq i qetë hirin në tavullën e përbashkët, më hodhi një vështrim kërkues. Unë nuk fola, e as që kisha ç’të thoja_! Shijoja cigaren, duke shoqëruar me sy shtëllungat e tymit, dhe rrija si i menduar. Ai gjithashtu iu kthye si dhe unë shtëllungave. U bëmë kështu simbioza të tymit qetësues.
“Mos të vij më?”, fola pas pak. Herës tjetër duhej ti jepja unë cigare, por kjo pak rëndësi kishte. Ai tundi kokën në shenjë mohimi._"Kush kërkon gjen!", më foli në formë aforizmi, duke mi drejtuar sytë fare shkurt. "Por kur?", e ngrita pak zërin unë. "U bë kaq muaj që po më mbani me shpresë! Shokët e mi po fillojnë një e nga një!" Ai i dha fytyrës një shprehje të theksuar habitore, sikur kjo që po dëgjonte të qe gjëja më e pamundur në botë. Mirpo kësaj radhe kisha fakte. „Një shoku im filloi punë në ndërmarrjen Gënjeshtra, para një jave. Ndërsa ju më thatë se atje nuk ka punë!“
„Po është e vërtetë, -mu përgjegj punonjësi i zyrës, pa e ndryshuar ndopak shprehjen habitore të fytyrës, -unë nuk kam dhënë asnjë fletë pune për atje,... Por, (këtu ai sikur e çeli pakza çehren), por do të jetë ndonjë nga ato rastet me mik, që janë në kundërshtim me ligjin!“
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.