Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)
Postuar nga tolstoy86 datë 10 Nëntor 2006 - 22:49:
Citim:
Po citoj ato që tha Animal
shkolla eshte nje institucion laik...
eshte i barabarte per te gjithe...
nese ti kerkon te mbash simbolet e fese tende gjej nje shkolle qe i pranon....
nese cdo njeri vjen ne shkolle me simbolet e besimit te vet nuk ka gje te keqe por shkolla duhet repektuar...
besimi eshte i lire...dhe imagjino budista, muslim, jude qe vijne ne shkolle me simbolete tyre....ku eshte zerioziteti i shkolles?
Animal, icik me serioz te lutem, mendoji pak gjerat para se ti shkruash se spo arrij te kuptoj gje se cdo te thuash. Cila qenka kjo shkolle e rrespektuar qe simbolet fetare e fyakan apo shprehkan mungese respekti. Kush ja ben respektin shkolles ?? Meqe eshte fjala per shkollat shqiptare, me thuaj pak. Dritaret me xhama te thyera, mesuesat qe vishen si shitesa ambulante, qe dehen ne shkolle, nxenesit qe kalojne gjith kohen ne kafe, fjalori banal qe mbizoteron kudo ne shkolle, edhe para mesuesve, edhe drejtuar atyre. Fol, animal vellai, keto ja bejne respektin shkolles. minifundet, zhigatjet dhe kotesite qe largojne nxenesit nga qellimi madhor i shkolles; edukimi..
Kjo eshte pamje e shumices se shkollave ne shqiperi (po edhe ne amerike, europe dhe gjetke), spo hap teme shkolle ne shqiperi se cdokush qe mendon ca e di gjendjen cilesine dhe 'seriozitetin' e tyre. Ne kete ambjent, nje palo rektor, perfaqesues i denje i mediokritetit qe e rrethon eshte e kuptueshme qe te hapi probleme dhe tema mediokre te importuara nga rrethe te zeza te njerezimit.
Nqs ke kohe lexoje pak kete shkrimin poshte dhe do shohesh se ke folur ca pa menduar mire.
respekte animal
Shami në kokë apo pirsing
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=5645
Lorenc Rabeta
Po ta konsiderojmë si veprim thelbësisht kulturor (për fat të keq nuk
është gjithnjë i tillë), e kemi shumë më të lehtë të mendojmë se në
klasat e shkollave apo auditorët e universiteteve do të ishte më e
lehtë të pranohej një vajzë me shami në kokë se një tjetër me lloj-
lloj hekurash në fytyrë
Zhvillimet e fundit në diskutimin e nxehtë, nëse studentët dhe
nxënësit myslimanë duhet apo jo t`i mbajnë simbolet fetare në
ambientet e shkollave e universiteteve, i përjetuam edhe në vendin
tonë, ku pamë se u ndjenë të përfshirë e të detyruar të japin
opinionin e tyre jo vetëm intelektualë, përfaqësues të komuniteteve
fetare e të mediave, por edhe politikanët tanë më të lartë (edhe
Kryeministri). Por a duhen lejuar këto simbole në ambientet e
shkollave. Pak ditë më parë publikuam në gazetën "Shqip" një artikull
të shkrimtarit maroken, Tahar Ben Jelloun, editorialist i njohur në
qarqet e larta të medias frankofone, për të cilin vënia e shamisë në
kokë për femrat myslimane nuk ishte thjesht pasojë e besimit, por se
në këtë veprim pasqyroheshin një seri faktorësh kulturorë e socialë.
Dikush tjetër tha se të vije shami në kokë, për këto vajza ishte një
mënyrë për t`u dalluar nga të tjerat, për të nënvizuar përkatësinë
kulturore, aq sa mund të konsideroheshin fare mirë në thelb me
mesazhin që mundoheshin të emetonin me mënyrën e të veshurit gjatë
lëvizjeve social-kulturore evropiane të viteve `70. Gjithashtu, të
gjithë dëgjuam për historianen turke, që nuk u gjykua fajtore në
vendin e saj për tezën, se shamia në kokë në kohët pagane ishte pjesë
e një riti seksual. Por, përgjigjja më e mirë lidhur me këtë arsyetim
vjen ndoshta nga deklarata e një profesoreshe të njohur italiane, e
cila, megjithëse ishte krejtësisht kundër mbajtjes së shamisë në
shkollat italiane, vërente se asaj vetë më shumë përshtypje i bënte
nja vajzë me pirsing në fytyrë se një tjetër me kokë të mbuluar. Dhe
po ta konsiderojmë si veprim thelbësisht kulturor (për fat të keq nuk
është gjithnjë i tillë), e kemi shumë më të lehtë të mendojmë se në
klasat e shkollave apo auditorët e universiteteve do të ishte më e
lehtë të pranohej një vajzë me shami në kokë se një tjetër me lloj-
lloj hekurash në fytyrë. Të jemi të sigurt se një prind shqiptar do
të pranonte me shumë më lehtësi që bija e tij të ulej përkrah një
vajze me shami në kokë, se te një tjetër me hundë, buzë, veshë apo
gjuhë të shpuar, apo me tatuazhe nga më të çuditshmit vend e pa vend.
Më shumë nga një vajzë që e mban shaminë në ambientet e
universitetit, e cila, me shumë të ngjarë di mirë dhe është e
ndërgjegjshme për efektin e këtij veprimi, duhet të na shqetësojnë
ato që nuk kanë asnjë shans të shkollohen e për rrjedhojë nuk dinë as
motivin për të cilin e bëjnë një gjë të tillë.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.