Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- roli i Islamit ne histori tek shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12797)
----------------------------------------------------------------
Tolstoy, te dy mesazhet me lart i kam shenuar une si problematike. Megjithate, ti po ofendon direkt nje anetar tjeter shume me rende. E kote te kujtoj qe nuk lejohet, e di vete kete. Zgjidh e bej si te duash por rregullat do zbatohen. Kjo vlen dhe per dreqen nese ofendon tolstoyn.
----------------------------------------------------------------
Feja ve ne plan te pare familjen dhe familja eshte themeli i klanit. Nese ka nje plage qe pengon zhvillimin shqiptar eshte pikerisht klani. Feja sherbente ne kohe te tjera, kur shtetet quheshin monarki. Sot eshte evidente se fuqia e shtetit eshte ne lidhje perpjestimore me renien e fese dhe familjes. Morali, gjaku, komuniteti fetar, krahina: keto jane konceptet qe vjedhin fuqine e shtetit. Ne nje menyre ose ne nje tjeter te gjitha dobesojne shtetin dhe vonojne zhvillimin.
Shqiperia nuk eshte 70% myslimane. Eshte enderr e veshtire per tu pranuar. Keto jane shifra te viteve '30, qe gazetaret perendimore perserisin si papagall. Ka me shume myslimane ne France sot sesa ne gjithe Shqiperine. Sipas nje studimi te Rexhep Mejdanit kohet e fundit rezulton se as 30% e Shqiptareve nuk jane myslimane. Madje ne qytet as 10% s'do jene besimtare. Perqindjet i shtojne banoret e zonave e thella dhe fshatrave. Zona ku babai eshte padron i familjes dhe femrat perbejne preokupim.
Shkodra ka qene djepi i artit dhe kultures. Nese njihet vetem per kisha e xhamia kjo eshte per te ardhur keq. Ose eshte simptome e faktit qe nuk ka shtet. Dhe kjo eshte evidente perderisa vazhdojne akoma gjakmarrjet. Dhe se fundi gjakmarrjet jane vetem simbol i mentalitetit te klanit, familjes se forte. Institucionit qe fetaret perdorin si justifikim fanatik qe ti marrin fuqine shtetit. A thua principet morale fetare ti sherbejne me shume zhvillimit sesa shteti, republika dhe parlamenti? Pse duhet besuar kjo kur te gjitha rastet tregojne te kunderten: ne Afganistan ne emer te fese femrat vriteshin me gure, ndersa kosovaret e Italise organizojne festa ku femrat rrijne vec dhe burrat kercejne me njeri tjetrin. Nuk jane legjenda te vjetra, por fakte qe kam pare me syte e mi pak vjet me pare.
P.s. Nuk dua te perdhos besimin ne Zot, por vetem disa zakone qe fetaret kane shpikur ne emer te Zotit. Besimi eshte intim dhe hyjnor, ndryshe nga propaganda fetare qe mundohet te perhapet me zor.
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.