Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- ^ Koncerte Live, Data e Informacione rreth tyre ^ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13704)


Postuar nga Tulipani datë 28 Qershor 2007 - 19:03:

Lightbulb Sean Paul ne Tirane!!!

Citim:
Po citoj ato që tha bad_drawn_boy
Nuk e di nese e keni degjuar kete lajm se Sean Paul do te jap nje koncert me date 4 Korrik ne stadiumin "Qemal Stafa" perpara publik te kryeqytetit por jo vetem...
Vendosa te hap kete teme sepse im vella qe eshte vetem 17vjec, ka dy - tre dite qe vetem per ate flet...!
Nuk pushonte... , donte me doemos te merrte nje bilete dhe me ne fund sot e kishte marre ...

Une personalisht nuk eshte se e kam idhull kete kengetar...!
Por dua te theksoj se me vjen mire qe kohet e fundit ketu ne Shqiperi po fillon qe te kete koncerte goxha te mira...
Si p.sh " Deep Purple " (fantastik...) , Zucchero, solistja e "Cranberries"...
Keshtuqe, mendoj se eshte shume mire qe te kete koncerte te tilla...
Te pakten njerezit kane se ku te shkojne per te kaluar pak kohe te lire... jo vetem kafeneve...

Shkoni o njerez neper koncerte se eshte cool.

ah, me sa mora vesh ne te njejten dite, ne stadiumin tjeter "Selman Stermasi" jepet nje tjeter koncert... guess who...?!
Schiller, ai i famshi i ... " I feel you" .... bashke me Alban Skenderaj...


Dy koncerte ne nje dite... dhe per me teper 4 Korrik... dita kombetare e U.S.A... !
Te kete gisht George W. Bush ketu thoni... ?!

Kenaquni o njerez!!!!!!!



Bad Drawn Boy e bashkova temen tende me kete eksistuesen ok ?_

Shyqyr qe ka nje njeri nga terreni qe na informon per koncertet ne Tirane ... me behet qejfi qe po vine kengetare te famshem dhe ne Shqiperi ...As mua s'me pelqen Sean Paul po njoh nje person qe do haje
thonjte nga inati se s'eshte ne Shqiperi ta shikoje koncertin

Nese ti ose ndonjeri iken e ka mundesi te beje foto ose video do ishte shume bukur te na i sillte. Te cfaredo kengetari se i mirepresim


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.