Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Nje nate pa gjume
Rri prane dritares dhe veshtroj se si mendimet vrapojne neper lendinene
pafundshme......e une e fundosur ne oqeanin e mendimeve....e humbur ne
erresire. Prape kujtimet ecin, ecin...ne ato kujtime ku me duket se jane te
palosur diku thelle ne zemren time. Kujtimet s'kane te ndalur, kurse shpirti
im qendron ne ato shtigjet e germise ku ai dimer i janarit si puhize e lehte i
ledhatoj shpirterat e posadashuruar. Une dua te jem rob ne zemren tende,
dua te jem lot ne syte e tu, dua te jem enderr e neteve tua...
Kujtoj castet e kaluara si pjese me te mira te jetes sone, e kjo me ben te
mendoj se e ardhmja do te jete me e mire.
Buzet tona ishin bashkuar dhe lotet ishin perzier me njeri-tjetrin, gjithe
dyshimet ishin avulluar ne cast dhe rete e zeza ishin zhdavarit nga qielli i
mendjes sime. Kishte lind dielli i lumturise dhe buzet tona kendonin
kengen e dashurise per te perfshire ngadhnjimin e zemrave tona. As Leka i
Madh qe pushtoi boten, as Napoleoni qe i mundi gjeneralet me te medhenj
nuk ngadhnjyen sa une, ngase ata fituan toke e keshtjelle duke derdh gjak,
kurse une duke derdh lote pushtova nje zemer qe vlen me shume se
mbreterite e tyre. Oh, si qenka njeriu qe dashuron, ai qenka nje pus i
pashterur ndjenjash dhe goja e tij nje kove shprehjesh dashurie........
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.