Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=361)
-- Do te ishte zgjdhje per krizen e energjise,ndertimi i nje centrali nuklear? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14244)


Postuar nga briseide datë 08 Nëntor 2007 - 23:07:

Question


Berisha: Central bërthamor në Shqipëri



Berisha njihet me një projekt që synon prodhimin e energjisë bërthamore në Shqipëri
Përfaqësues të kompanive amerikane “Westinghouse” dhe “Camozzi Holding s.p.a” kanë paraqitur projektin para qeverisë


Pasi i kanë raportuar për ecurinë e investimit të tyre në ngritjen e një fabrike për prodhimin e pjesëve të këmbimit për industrinë bërthamore në Durrës, përfaqësuesit e “Camossi Holdin s.p.a” i kanë prezantuar kryeministrit Berisha interesin e kompanisë së tyre dhe “Westinghouse” (një kompani e njohur kjo në Amerikë për prodhimin e reaktorëve bërthamorë) për të prodhuar edhe në Shqipëri energji bërthamore. Berisha pasi ka prezantuar situatën energjetike në Shqipëri, me programin dhe hreformat që ka ndërmarrë qeveria në këtë drejtim, u ka bërë me dije përfaqësuesve të këtyre dy kompanive, se qeveria që ai drejton është e hapur për futjen e energjisë bërthamore në Shqipëri. Pasi të vlerësohet dhe të studiohet në mënyrë të gjithanshme problemi, në kuadrin e përfshirjes së të gjitha alternativave për të siguruar energjinë elektrike në vend, do të konsiderohet edhe ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri. Në këtë kuadër, ka sqaruar më tej Berisha, qeveria do të përgatisë ligjin atomik sipas standardeve ndërkombëtare, do të ngrejë strukturat e kërkuara dhe procedurat e duhura. Për këtë qëllim, qeveria do të konsultohet dhe bashkëpunojë ngushtë me Agjencinë Bërthamore të Vjenës.

Më tej, Berisha u ka bërë me dije përfaqësuesve se, Shqipëria do të vazhdojë të nënshkruajë të gjitha traktatet dhe konventat ekzistuese të panënshkruara akoma; se Shqipëria do të krijojë të gjitha instancat rregullatore sipas standardeve të Komisionit të Energjisë Atomike të Sigurisë Nukleare, të sistemit të kontrollit dhe inspektorateve të sigurisë. “Qeveria shqiptare e konsideron energjinë bërthamore si pjesë të diversifikimit të burimeve energjetike të saj. Ajo synon që në të ardhmen ta kthejë Shqipërinë, në një qendër prodhuese dhe eksportuese të energjisë në rajon”,- ka bërë të ditur Berisha. Energjia bërthamore është vlerësuar si një nga burimet e reja të lëvizjes në botë, por nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka të vendosura rregulla strikte për vendet që përdorin këtë teknologji.


 

Gazeta Shekulli  08-11-2007


  Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.