| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Te jesh vetvetja... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15494)
Te jesh vetvetja?
Qe te jesh vetvetja duhet te njohesh veten. Kjo eshte thuajse e pamundur qofte nga ana filozofike, qofte praktike. Me se shumti ne kete bote ka njerez qe bindin veten se jane vetja ne cdo gje qe bejne, por me se shumti eshte nje iluzion per t'ia kaluar mire derisa te vdesin. Ne te vertete njerezit e sigurt ne vetvete nuk jane as me pak dhe as me shume vetvetja sesa ata qe bien pre e normave shoqerore.
Atehere qenia vetvetja kalon nga njohja e vetvetes. Dhe njohja kalon domosdoshmerisht nga pasigurite dhe pasiviteti ndaj botes. Sepse qe te studiosh boten ose veten tende duhet te ndalosh per nje cast, te shikosh veten te dyjezuar dhe te arrish te llogjikosh mbi karakterin tend. Njesoj sic duhet te fiksosh nje qelize per ta pare ne mikroskop. Ne kete proces utopik te njohjes se vetvetes ata qe hedhin hapin me krenar jane ata qe ne fakt e kuptojne me vone (drejt plakjes) se shume gjera nga vetja dhe nga bota nuk i njihnin sic duhet. Nje celes per te lene veten te lire eshte te lesh menjane deshiren per te gjetur formulen e botes, sepse bota eshte e paperqafueshme nga nje mendje e vetme. Pra i bie te dashurosh variacionin e saj... Dhe kjo sidoqofte pa u shkaperthyer mendsh per tu bere gjithkushi, sepse te kuptosh nuk domethene te pranosh. Eshte pak a shume si hyrje dalje neper grimca karakteri ku ti gjen pjese te vetes krahas pjeseve te botes.
| Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.