Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Cfare duhet te bejme ne per vendin tone? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1725)
Pershendetje
Per te ndihmuar Shqiperine ka shume menyra te ndryshme . Duke filluar nga ana material dhe duke perfunduar tek ajo shpirterore.
Duhet te kemi parasysh se per te organizuar nje gje te tille(flas per anen materiale) duhet te jemi te sigurte per ate ndihme qe do te japim ne , nese do te shkoje ne destinacion apo do te shkoje ne xhepat e dikujt. Pra duhet qe pikesepari te organizohet puna ne menyre te tille qe asnje gje e vogel te mos konsiderohet e humbur.
Dikush permendi familjen. Eshte mese normale qe ne jemi ketej (shumica) per te ndihmuar veten dhe familjet tona. Por mendoj se nuk do te ishte nje humbje e madhe per buxhetin tone personal nje kuote deri ne 5€ ne muaj per te kaluar ne nje institucion ne Shqiperi. Dhe duke marre parasysh numrin e anetareve qe jane te rregjistruar ketu, duke hequr nje pjese te numrit, pasi nuk besoj se te gjithe do te arrijne te ndihmojne, besoj se do te ishte ende nje shume e konsiderueshme .
Sa per nacionalizmin, besoj se qe te gjithe e kemi kete ndjenje, kush me shume dhe kush me pak, nuk besoj se ndonjeri prej nesh ketu e mohon qenien shqiptar. Por eshte e vertete gjithashtu se na duhet te bejme akoma perpjekje per te arritur me teper. Dhe kjo gje behet duke qene te gjithe se bashku dhe jo te ndare neper klane, bajraqe apo ku di une se ç'fare tjeter .
Nuk di se ç'fare te shtoj me teper, personalisht nese organizohet me te vertete nje gje e tille do te jem i pari qe te jap ndihmen time ne çfaredolloj menyre qe te jete e nevojshme.
POR, duhet qe ne te vertete te jete e organizuar ne menyre te tille qe te krijohet besim tek te gjithe, perndryshe ky projekt do te deshtoje qe ne embrion.
Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.