Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 17:37:

"Kuriozitete nga fleurs de l'orne"

Makina pa shofer nga Google


Kolosi amerikan i botës virtuale ,Google e bën realitet ate qe e kishin imagjinuar kineastët Stephen King e John Carpenter.

Google ka testuar ne rruge makinën që nuk ka nevojë për ngases dhe deri tani makina pa emër ka arritur të përshkojë 140 milje në rrugët e Kalifornisë.
Falë një sistemi të integruar videokamerash, sensorësh dhe radarësh, makina kontrollohet nga një kompjuter qëndror, ndersa ngasesi mund ta marrë kontrollin në cdo moment.

Departamenti i Motorizimit në këtë shtet i ka ndezur dritën jeshile qarkullimit të makines në rrugë. Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për një revolucion të vërtetë, çka tregon edhe një herë afrimin e madh te njeriut me internetin.

Projekti është zhvilluar nga inxhinieri 43 vjecar Sebastian Thrun, ndërsa shitja për njerëzit e thjeshtë mund të nisë vetëm pas 8 vjetësh.


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.