Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datë 16 Shkurt 2013 - 23:51:

Nese me lejon Piktor, -meqe dhe premtova me lart- po te hedh ketu pjese-pjese nje shkrim timin mbi keta lloj patriotesh alla spahinjsh.
Koço Danaj dhe vëllezërit Dalton

I pari është person real, katër të tjerët janë personazhe filmi, i pari është intelektual shqiptar, katër të tjerët janë (ish) banditë amerikanë, i pari duket idealist, të katër vllezërit filmikë janë materialistë. E megjithatë të dyja palët kanë një ngjashmëri midis tyre, e cila konsiston në veprimet dhe rezultatin e vepri-meve të tyre. Këtë do ta shohim në shtjellimin e mëposhtëm.
Për ata që nuk e kanë parë filmin e Hollivudit Lucky Luke, i shpjegojmë shpejt se ky është një film me humor, ku rolin kryesor e ka Terenc Hilli (Luki Luk), si sherif i një qyteti amerikan (Daisy Toun), diku në jug jo larg kufirit meksikan, dikur aty nga fillimi apo mesi i shek. e 19., dhe i cili është zgjedhur sherif nga qytetarët, sepse i ka zhdukur të gjithë kri-minelët dhe banditët që vinin aty për të grabitur. Përveç kësaj ky sherif ka vendosur paqen midis indianve e qytetarve, duke zbutur kështu frikën e këtyre të dytëve ndaj të parve. Indianët bëjnë jetën e tyre në fusha, dhe qytetarët në qytetin Daisy.
Personazhet e tjerë janë të dorës së dytë e të tretë. Mirpo për çudi, -kjo është një nga pjesët e shumta humoristike të filmit-, vëllai i madh i bandës Dalton, del një personazh tepër intere-sant dhe me humor, ndonse negativ dhe ndonëse tre vëllezërit e tjerë kanë role debilësh. (Nuk më kujtohet si quhej ky vëlla i madh, ndaj po e quajmë Dalton, siç quhej edhe banda e tij.)
Të katër vëllezërit kishin dalë nga burgu, mirpo hija e tyre e dikurhme kriminale rëndonte akoma në ato rrethina ku ata lëviznin. Në qytetin Daisy, ku qytetarët kishin vendosur sheri-fin e zotë, Lukin (Terenc Hillin), vjen banda e katër vëllezërve. Qytetarët friksohen, mirpo aty ndodhet sherifi i famshëm, zotësinë e të cilit në nxjerrjen e revoles dhe qëllimin në shenjë e shikon mirë Daltoni dhe vëllezërit e tij gjysëm-debilë. Pas disa skenash, Daltoni shkon në një bankë, të gjithë tmerrohen, pozicioni i tij dhe i të vëllezërve duket sikur ai po grabit, ndaj thirret sherifi i famshëm, i cili me të hyrë në bankë sheh se është tjetër problem, por nga tmerri që qytetarët dhe punonjsi i bankës kanë nga Daltoni, i thotë këtij të fundit të largohet. Shikuesi i hutuar i filmit mendon: pse nuk arrestohet Daltoni! Por jo, Daltoni vetëm sa po këmngul të depozitojë një qese me para (flori) me interes në bankë. I dështuar në depozitimin e qeses së tij në bankë, Daltoni proteston me zë të lartë: -Idiotër, dikush don të investojë në qytetin tuaj të prapambetur dhe ju e përzini. Por hiç mos u mërzisni, se tani unë do shkoj në një bankë tjetër, të cilët dinë ti presin qytetarët e ndershëm si mua!
Daltoni nuk zhduket krejtësisht nga skena. Ai merret me manipulime të ndryshme andej-këndej, duke krijuar një psikozë frike tek indianët për sprastimin që do bëjnë qytetarët me ndihmën e ushtrisë, (pasi ndërkohë është dukur edhe ushtria), e nga ana tjetër u bën fjalë qytetarve për sulmin e indianve ndaj tyre, ndaj ata duhen të pregatiten. Qytetarët i ze lemeria dhe fillojnë pregatitjet. Nga ana tjetër ushtria është ndalur tek indianët ku një kapter po merret me një indiane të bukur dhe gjenerali i saj bisedon me kryetarin e indianve, tek ky i fundit i tregon projektet që kanë realizuar ata indianët në ujitjen e fushave, -regjizori ka zgjedhur në rolin e gjeneralit duket përkastile një mustaqexhi si Xhorxh Kuteri (George Cuter) real i kohës së atëhershme, si për ti kujtuar shikuesit ato tragjedi të kryera në kurriz të indianëve të Amerikës. E ndërkohë që ushtria po pregatitet të ikë në punë të saj, Daltoni me disa indianë i afrohet qytetit. Ai i ka gënjyer ata, sikur qytetarët kanë kapur një indian, (apo diçka të tillë), dhe vërtet atë moment është duke blerë në qytet një i ri indian që shihet vëngër nga qytetarët e irrituar prej lajmeve të Daltonit. Kështu ... (vazhdon)...


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.