Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:38:

Pas këtyre 7 librave autori u detyrua të ndërroj botuesin, meqë thuajse të gjithë librat e tij kishin gabime shtypi, të cilat duket vinin automatikisht nga hedhja e materialit të tij n‘kompjuterin e botuesit. Nga ana tjetër dhe çmimi i botimit ishte rritur mjaft. Dhe arsyeja e tretë është se botuesi gjithnjë e më pak rrinte në Shq., pra nuk mund të kapej, siç ndodhi edhe në librin pasues.

8 Komplekset shqiptare të inferioritetit -probleme historike dhe etimollogjike- 320 faqe, Vllamasi, Tiranë, 2012

Në këtë libër autori R.Th. merret me disa autorë të tjerë, me tituj dhe pa tituj në lëmin e historisë, konkretisht me katër prej tyre, -Haxhi Sauku, Arsim Spahiu, A.F.Kocaqi dhe Elena Kocaqi-, të cilët sipas autorit tonë R.Th. duan të na venë vetulla (me teoritë e tyre të gjuhës Mëmë pellazgo-shqipe dhe kombit baba pellazgo-ilir-shqiptar), por në fakt po na nxjerin sytë me këto teorira jo shkencore.
Autori R.Th. merret me katër libra të këtyre autorve, pa u shkuar atyre deri në fund, siç edhe i duket e mjaftueshme të tregojë, se këta historianë janë thjesht pemë pa kokrra, apo siç i quan ai ndonjëherë, pemë me kokrra agurridhe.
Në fakt me këta autorë dhe teoritë e tyre fantastike të Babait-Mëmë shqiptar mbi të gjitha kombet, duhej të mirrej historio-grafia zyrtare. Mirpo ajo vetëm sa i ka injoruar, (nëse pranojm të kemi akoma në Shqipëri një historografi zyrtare), duke dashur ti lërë këta autorë në heshtje, gjë që nuk e ka arritur, pasi librat e këtyre autorëve dhe teoritë e tyre fantastike janë shitur mirë këto vitet e fundit ndër lexuesit shqiptarë, kuptohet, atyre pa arsimimin e mjaftueshëm dhe atyre me komplekse inferioriteti.
Dhe këtë vakum, pra këtë rrahje mendimesh midis rrugës evolutive të lindjes e përhapjes së gjuhëve-shoqërive-kombeve dhe asaj të prejardhjes se gjuhëve-shoqërive-kombeve nga një e vetme-gjuhë-shoqëri-komb, -këtë diskutim pra e ka përmbu-shur deri diku ky libër i autorit Robert Thomanikaj.
Sipas autorit tonë, nuk ka gjuhë Mëmë dhe bija, por ka ndarje dhe zhvillim të ndryshëm të shoqërive mbi glob, proçes në të cilin gjuhët ndahen dhe evolojnë më tej, më ngadalë apo më shpejt, në këtë drejtim apo tjetër drejtim; kështu ato edhe ndahen nga njëra-tjetra, -gjithë kjo, sipas autorit tonë dhe siç e di gjithkush, mësohet edhe në shkollat tona. Pra, në parimet e përgjithshme të evolimit të gjuhës dhe shoqërisë nuk kemi ndonjë teori të re tek autori ynë. Të rejat e tij janë provat që ai sjell për të hedhur poshtë teoritë fantastike të pseudo-historianve të rinj shqiptarë me komplekse inferioriteti. Dhe pa dashur, duke patur si yll të tij vetëm TË VËRTETËN, autori ynë, R:Th., sjell edhe fakte të reja etimollogjike, që e ngrenë më tej në piedestal gjuhën e tij amtare, atë shqipe; këtë jo nga komplekse inferioriteti, por se faktet që ai sjell –sidomos në faqet e fundit të librit– janë të pakontestueshme dhe të vërteta, si në rastin e Olimp dhe Olimpiadë, ku ai tregon se si kjo fjalë kishte lidhje me kulturën joniane (hënore) fillimisht, e atë pasuese helene (hënore); oli mpi (ulli mbi) + a de, -kjo e fundit është shtuar më vonë dhe ka treguar kulturën fetare jugore pro-egjyptase, që zuri përherë e më shumë vend gjatë mijvjeç. të I para e.s.; pra tregon dheun, tokën mëmë. Pra Olimpi i lartë i përkiste (ishte burim i) tokës mëmë, ashtu edhe i mbirjes së ullirit.
Në këto faqe të fundit të librit, autori sjell si padashur edhe fakte të reja historike mbi „luftën e Trojës“, apo të tjerave ngjarje. Libri është interesant për ata që interesohen sado pak mbi historinë.
Çmimi i librit 490 lek/ 5 euro.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.