Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Cili do te jete Presidenti i 45-ste ne USA (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18808)


Postuar nga Piktor datë 12 Nëntor 2016 - 03:04:

Perse humbi Hillari Clinton perballe Donald Trump ose perse nuk fitoi Hillar.
Mbi te gjitha votimet e fundit per President ne Usa treguan se sondazhet deshtuan. Ketu duhet bere nje analize e gjere aspak e thelle por e thjeshte. Nese sondazhet dalin gabim, diçka nuk ka funksionuar.
Ose ata kane qene te manipuluara ose formale dhe aspak te detajuara dhe realiste. Shkencerisht sonadazhet behen duke analizuar nje seri te dhenash, dhe ne baze te saj hidhet ne eter nje konkluzion.
...
gjumi me kishte zene ne divan naten e 8 dhjetorit me tv ndezur. Aty nga ora tre e mengjesit RAINEWS24 ne lidhje direkte ne CNN jepte nje harte te SHBA me ngjyre te kuqe me dy njolla blu. Paska fituar Hillari thashe me vete duke e konsideruar ate te majte dhe ngjyren qe perfaqson e majta, fika televizorin ngjita shkallet dhe u futa ne shtrat.
Ne gjashte pa dhjete me zgjoi si zakonisht alarmi i zgjimit. Zakonisht ndez televizorin dhe ndersa lahem e pregadis ekspresin e kafese degjoj lajmet e mengjesit. Nuk e di pse por ate mengjes 9 Nentori nuk e ndeza dhe pasi rrufita shpejt e shpejt kafene, dola jashta ndeza makinen dhe u nisa per ne pune. Radio e makines ndizet vete sapo ndizet makina dhe ka nje volum te ulet dhe ne mengjes veshet nuk jane hapur akoma mire. Eshte nje mengjes i fresket nenetori por nuk ben ftohte dhe pemet jane akoma plot me gjethe. Se kane te gjate keto gjethe se pas dy ditesh eshte Shen Martini. Nuk ka shen Martin pa rruget plot me gjethe! Sot eshte Shen Martini. Bie shi e bien gjethe, shume gjethe dhe mua neser me duhet te mbush thesin me gjethe, nejse ritual i perviteshem per mua. Ndersa vazhdoja te ecja çuditerisht ne radio degjoja zera te mekuara, nuk po kuptoja asgje. Zeri gazetarit te mirenjohur Paola Salerno qe me shoqeron çdo mengjes kur shkoj ne pune me programin e tij fantastik " Zera te mengjesit" nuk ishte ai i zakoneshmi. Ngrita volumin e radios dhe ne nje lidhje direkte nga Amerika nje ze akoma me i mekur me i trishtuar percillte fjale pa kuptim. Nje tjeter ze i mekur mezi jepte te dhenat. Nata e erret po i linte vend drites, jam ndalur perballe nje kryqezimi me shinat e trenit dhe pres qe te kaloje treni. Treni kaloi qetesisht ose ashtu me duk mua ate dite te bukur te qete Nentori. Donald Trump ishte afer 270 dhe i mungojne 7 te tjera per tu bere president i SHBA. Nje makine mbas meje me beri ftese te nisesha pasi barriera ishte ngritur. E bashke me te ishte ngritur dhe fitorja e pamundur e Donald Trump.
Hillari Hillari me vjen keq qe nuk fitoi. Kishte pregaditur edhe fjalimin e fitores, podiumin. Imagjinoja ne pune zhgenjimin e madh te admiruesve te saj. Ashtu sikurse u zhgenjeva dhe une kur ajo nuk erdhi ne festen tone te 100 vjetorit te pavarsise.
Ne gjithe kete vaki te fitoje Trump mbi Hillarin ishte nje bast i veshtire por jo i pamundur. Urime Zotni Trump se ke bere nje fitore spektakola ne kampe te ndryshme dhe jo vetem mbi Hillarin.


  Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.