Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)


Postuar nga Petrit Kola datë 12 Tetor 2005 - 01:59:

Amaneti i Babes

Kur Sali Berisha na deklaroi se Camerine ja kishte lene amanet Baba, mendoje se e teproi pakez. E besueshme eshte se bisede eshte zhvilluar pasi trevat nga ai vjen jane te njohura per Atdhetarizem. Por po te shohesh ne praktike veprimet e djalit Sale na del se amaneti i lene (po te kete nje te tille) eshte ne fakte per minoritet qe jetojne ne tokat shqiptare dhe jo per Camerine, Kosoven e vise te tjera shqiptare.
Ta gezoni token, i tha Sala minoritareve ne Shqiperi dhe ja fali token sikur te ishte simite e trasheguar nga babaj i vete duke ja marre ate pronareve te vertet Shqiptare. Pa piken e turpit i shperdau tapite me shpejtesi kozmike ose se paku me shpejtesine dhe stilin e Carli Caplinit ne filmat pa ze. Dhe per t’ja bere me te lehte shteteve armiqe realizimin e synimeve te tyre persekutoi dhe deboi nacionalistet dhe inteligjencen dhe na i shkatroi ekonomine e vendit. Minoritaret na u bene ministra e zendsa. De facto zoter te Shqiperise dhe shqiptareve. Tani pakica i imponohet shumices dhe jo shumica sundon duke respektuar pakicen. Shqiperia vuan nen nje sundim pothuaj tipik klasike kolonial ku me se 80% e ekonomise zotrohet nga shtetet armiqe te saj. Dhe kjo ndodhi duke i hedhur hi syve shqipetareve nepermjet fallco procesit te te pesteve dhe zvarritjes se “priftit” grek , ngjarje keto te kurdisura nga ai dhe sherbimet sekrete te shteteve fqinje.
Nen driten e fakteve te me siperme munde te shpjegohet dhe piskama e fundit e Sali Berishes per nje pavarsi te kushtezuar te Kosoves. Nuk i dalin atije ligjet dhe traktatet nderkombetare per mbrotjene dhe respektimin e pakicave kombetare por na do dhe thela mbi bisht apo gozhda nga ato te Nastradinit (kushte dhe te forta fare) ne dem te shqiptareve. Keto “gozhda” (kushte) na i ofroi dhe Milloshevici dhe une pyes Sali Berishen se perse u derdh gjithe ai gjake? Eh, s’ke ci bene –flete Sala me vehete- amanet hesapi i thone kesaj.
Ndaj duhet te jete i besueshem informacioni i ardhur ne redaksine tone se ai ka per ta rishqyrtuar ne OKB edhe pavarsine e vete shtetit shqiptare per ti vene ca kushte te forta qe vepra tradhetare e tije te garantohet sa te jete jeta.
Eh, amanet hesapi…

http://everteta.myblogsite.com


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.