Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Globalizmi dhe Antiglobalizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4349)


Postuar nga amor alucius datë 04 Prill 2004 - 22:49:

WTO-Cancun(Mexico)

Nga E...(dmth une:p )


Me 10 shtator 2003 filloi ne Cancun—Mexico—konferenca e peste e ministrave te organizates boterore WTO.146 anetaret duhet te analizonin se sa larg qendronin negociatat mbi liberalizimin e tregut te lire per te cilin para dy viteve,ne Doha,kishin bere nje agjende.

Organizata mondiale WTO eshte produkt i rritjes se kerkeses se « tregur te lire ».


Po perse ben organizata boterore konferencen e saje pikerisht ne Cancun ?


Spjegimi eshte i thjeshte :qeveria Meksikane eshte ofruar si mik dhe keshtu i takon te vendose vete se ne cilin qytet do ndodhe.E thjeshte,apo jo ?
Cancun u duk vendi ideal,pastaj Cancun eshte krenaria e tregut te lire ne Ameriken-veriore.Pastaj te mos harrojme qe dyert e kesaj parajse munde te mbyllen rehat dhe munde te lihen jashte miqet e padeshirueshem



Historia shkurt e WTO


Ne 1944 disa ministra finance jane takuar ne Bretton Woods,ne USA.Atje ato vendosen per ngritjen e 3 organizatave :bankes boterore,fondi monetar internacional,dhe organizata boterore tregtare(WTO).Nga qe kongresi amerikan nuk ishte dakort me banken boterore,WTO nuk u themelua ne 1944.Por vendet perendimore lidhen nje akord”General Agreement of Trade and Tariffs” (GATT).


Qellimi:


Qellimi I ketije akordi ishte per te bere tregetine te lire,qe te heqe barrierat e tregut dhe qe ne fund te eliminoje tarifat e eksportit dhe importit.


Structura:


Organi me i larte i WTO eshte konferenca e ministrave,ajo eshte e perbere nga perfaqesues e vendeve anetare.Konferenca e ministrave mban gjithe pergjegjeshmerine ne forme totalitare per WTO dhe eshte e pergjegjeshme per marrjen e vendimeve multilaterale te akordeve tregtare.Keshilli I Pergjithshem,eshte gjithashtu I perbere nga perfaqesues te vendeve anetare,eshte I pergjegjeshem venien ne praktike e detyrave te WTO ne periudhen ne mes te mbledhjeve dhe konferencave te ministerve.Keshilli I Pergjithshem ka mbi te gjitha detyren e drejtimit te tre keshilla tregtare te specializuara-per mallera,per sherbime dhe aspekte te relativuara me tregun e pasurise intelektuale.Akordi I WTO parashikon keto gjera ne komisione:
Biznes dhe zhvillim,biznes dhe ambient,kufizime taksash dhe buxhet,
Finance dhe administrate.Drejtimi I WTO-se eshte en duart e sekretariatit te saje,I udhezuar nga drejtori gjeneral.



Deri tani jane mbajtur 4 konferenca ministrash:

-Ne Singapore(dhjetor 1996)

-Genève(maj 1998)

-Seattle(dhjetor 199)

-Cancun,Mexico


Vendet qe jane ne zhvillim nuk figurojne si bleres ne treg por jane kunder negociatave sepse mbas akordeve te para ato thone qe ekonomia e tyre ka shkuar mbrapa ne perfitim te vendeve te zhvilluara ekonomikisht.


Por pse ka prostesta kunder ketyre konferencave?


Treg i lire nuk eshte mire as per fshataret dhe as per konsumentet ne Europe e Afrike,multinationals te medha do zene vendin e fshatareve te vegjel duke pare qe ato munde te prodhojne me lire.Ne termin te gjate do beje qe sigurimi ushqimor te jete ne rrezik,por dhe siguria e ushqimeve dhe puna ne agrikulture.


Por pse duan vendet e pasura te bejne WTO-akorde mbi disa tema ?



Ato duan te bejne akorde ne lidhje me investimet me jashte.Per krijim pune,shperndarjen e teknologjise dhe te kontakteve me tregjet e jashtme te cilat munde te ndihmojne investimet.
Shume vende ne zhvillim vene kushte fabrikave:

-detyrojne qe te investojne nje pjese te fitimin ne vete vendin “mik”

-kerkojne qe nje perqindje e personelit te jete e vendit “mik”

Keto kushte mund te shihet si kufizime te tregut te lire.Per kete duan vendet perendimore qe ta ndalojne.


Pse jane disa vende ne zhvillim kunder?

-Kane frike qe nga akordet e mesiperme do investohet me pak ne vendin e tyre
-Shumica e vendeve ne zhvillim kane shume pak kapacitet per te ndjekur agjenden e WTO dhe keshtu s’munde te mbrojne mire interesat vetjake.
-Vendet ne zhvillim kane perfituar me pak se pritej nga akordet e WTO-se
-Ato duan ne fillim te permiresojne akorden tashme te bera te WTO-se para se te bejne te reja.


Ku qendroi problemi tek deshtimi i Cancun ?


Pjeserisht i vihet faji struktures te procesit te negociatave.U quajt si strukture mesjetare.Por kjo ngelet akoma e gjitha per tu verifikuar
Donin vendet e pasura(EU/USA)ne te vertete negocime apo donin thjeshte te « shtypnin » agjenden ?


  Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.