Forumi Horizont Gjithsej 80 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Sali Berisha, patriot, tradhetar apo...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7493)


Postuar nga i_pafajshem datë 28 Shkurt 2005 - 02:46:

Po mire, kur Sali berisha bente te gjitha keto te keqija, populli dhe opozita ku ishin? Ku ishin ata te nderuar opozitare nderkohe qe dikush po i vinte shkelmin shtetit dhe popullit te Shqiperise?
Mos ndoshta prisnin radhen dhe momentin e duhur per te marre pushtetin?
Perse e dogji vendin Sali Berisha kur ishin te tjeret ata qe me thirrjet "o djem remmbeni armet, ja vdekje ja liri" , hidhnin ne lufte vellavrasese shqiptaret ndermjet tyre?
Perse e dogji dhe e shkaterroi Sali Berisha kur Partia Demokratike nuk ishte e perbere vetem nga Sali Berisha por dhe nga qindra e mijra kuadro e anetare te tjere te thjeshte?
Ku ishin te tjeret?
Ku ishin shqiptaret kur dikush "armik e gjakatar" si puna e Sali Berishes filloi te shkaterronte vendin?
Perse nuk i japim "denimin" qe meriton tashme qe kemi nje shtet te fuqishem e qe na degjohet zeri ne te gjithe boten?
Kush e hodhi Jugun dhe Veriun ne lufte vellavrasese?
Ku i keni faktet qe leshoni akuza nga me te rendat, pa menduar aspak se ç'fare leshoni nga goja?
Perse nuk i denonconi kete hajdute e mashtrues qe na kane pire gjakun ne ate kohe dhe ne kete kohe?
Perse nuk denonconi ata gjenerale dhe oficere madhore qe lane ushtrine, shtetin dhe popullin ne meshire te fatit?
Perse i lejuat vellezerit dhe motrat, baballaret dhe fqinjet tuaj te shkaterrojne shtetin deri ne ate pike?
Perse akoma nuk keni guxim te denonconi ata qe duhet, por keni guxim te leshoni "xhevahire" pa dashur te dini se ç'fare shkaktoni me to?

Eshte e lehte te thoni "urime per temen", e lehte te flisni pa baza, por kur eshte puna per te bere diçka ne te mire te vendit , terhiqni bishtin zvarre.

Nuk e ka fajin Sali Berisha te nderuar, e kemi faji NE.
E kemi fajin ne qe akoma nuk jemi ne gjendje te bejme te pakten nje presion sado te vogel mbi politikanet tane, kur nuk jemi ne gjendje te kerkojme llogari per kohen e humbur kot, kur nuk jemi ne gjendje te shohim se kush punon ne te miren tone e kush jo, kur nuk jemi ne gjendje te leme pas kurrizit militantizmat partiake por te shohim interesat tona te perbashketa.

Dikush te shaje Fatos Nanon, dikush Sali Berishen e punet i kemi ne vije.


  Gjithsej 80 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.