Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Poezi dashurie (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=813)
C'ËSHTË DASHURIA
Ti nga gazi, nga mërzia
Pyet ç'është dashuria
Por ajo nuk fytyrë,
Nuk ka tingull, nuk ka ngjyrë!
Ajo s'sndihet as me fjalë,
Vjen e fshehur dhe ngadalë,
Vjen një herë'e prap s'enjeh
Brenda zemrës ti se sheh!
Po t' ish lule, fshehur barit,
Do këputesh, do të thahesh,
Po t'ish përl, fij e arit
Do rrëmbehesh, do të ndahesh;
Po t'ish zog, do të vajtonte
Brenda zemrës në kuvli,
Ta liroje, do këndonte
Larg nga ty, nga çdo njeri!
S'është lule për në fushë,
S' është përl për në gushë,
S'është as zog për në kuvli:
Ajo zemrën ka shtëpi....
Ja se ç'është dashuria!
Ësht' a s'është nuk e di,
Por un' di se lumturia:
Nuk është vetëm dashuri!
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.