| Forumi Horizont | Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Çfarë është njeriu filozof? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8439)
njeriu filozof
1. Drejt forcës dhe vullnetit për jetë është filozofi, dhe bashkë me kontrastin e mendimeve sqaron dhe hulumton lëndët dhe lëvizjet e botës.
2. filozofi duhet të jetë i nënshtruar vetvetes dhe mendjes së urtë, ky duhet të jetë njeri i dyshimit, dhe nëpërmjet nocionit të dyshimit patjetër të arrijë të nxjerrë në dritë konceptin e rezultatit drejt të vërtetës.
3. ai duhet të jetë i drejtë dhe ta shërbejë vetveten me ligjet më të rrepta të drejtësisë.
4. duhet të ishte një mendje e madhe që nxjerr rezultat nga eksperianca e saktë, pastaj gjykatës brenda mendimit të vet, si dhe një shthurje drejt traktatit për intelekt. Një mendim që sillet nga ligjet e botës, së pari, filozofi duhet të dyshoje dhe të gjykoje parimet e këtij ligji në bazë të drejtësisë.
5. duhet të ketë një karakter të rreptë në rregullat e tij, dhe duhet të merret me racionalizmin e mendimeve të errëta, duke sjellur modelin e mundshëm për një sukses të mundur. Ai është një kontrast i fortë i mendjes dhe shpirtit. Ky kontrast lind nga hyjnia e Zotit dhe paraqitet tek regjia e shpirtit dhe mendjes së tij.
6. ai ka një mendje të madhe dhe një shpirt të madh.
7. ai duhet të jetë i ndryshueshëm vetëm në modelin kur kërkohet të përshtatet njeriu dhe mendimi.
8. filozofi është një ligjvënës relativ i mendimeve dhe urdhërave te njerëzimi.
9. ndryshe nga Zoti, filozofi është ligjvënës relativ i njerëzimit, ndërsa Zoti është ligjvënës absolut i botës dhe i njerëzimit të të gjithë kohrave.
10. ai duhet të priret dhe të kërkojë vetëm ndjenja që janë të pajisura me vlerë.
11. modestia e filozofit është komunikimi dhe të mos hyjnizoje të panjohurën kurrë dhe në këtë botë të mos çuditet nga asgjë.
| Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.