Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=168)
-- Sk Tirona 2005 - 2006 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9462)
Bardheblutë janë optimistë se që nga kjo javë nuk do të ketë më vend për barazime aksidentale 20-09-2005
Dabulla: Me Skënderbeun nis cikli i fitoreve
Rezart Dabulla nuk sheh krizë te Tirana. Madje ai e justifikon ecurinë jo të pëlqyeshme të ndeshjeve të fundit me faktin se Tirana ka pasur edhe mungesa, por edhe është ndëshkuar në disa raste rëndë nga gjykimi. Sipas tij, në futboll, një skuadër fituese duhet të ruajë kompaktësinë dhe këtë Tirana e ka pasur gjithmonë një prioritet më vete, ndryshe nga ekipet e tjera. Eshtë kjo arma kryesore me të cilën kampionët do të synojnë mbrojtjen e kurorës së katërt radhazi. "Ne do ta mbrojmë kurorën dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Tirana nuk mund ta vërë në dyshim objektivin për 2-3 barazime që ka arritur në javët e para. Kampionati ka 36 javë. Deri në fund, ekipi ynë ka rast të arrijë edhe 10 fitore radhazi, të fitojë ndoshta 4 herë me një nga pretendentët dhe të grumbullojë më shumë pikë se sezonet e fundit, kur ka dalë gjithmonë i pari. Gjatë ndeshjeve të fundit kemi pasur probleme me gjykimet, mungesa, ndonjëherë jemi ndëshkuar nga fati, por pranojmë se kemi gabuar edhe vetë. I tillë është futbolli dhe barazimet e fundit duhen konsideruar më shumë aksidentale. Personalisht mendoj se e rëndësishme mbi gjithçka tjetër është se ky grup që ka Tirana jep një garanci të madhe për të kapur shumë shpejt kreun e tabelës së klasifikimit," - sqaron mbrojtësi bardheblu.
Kampionët në fuqi, pas javës së 4-t, nuk ndodhen në krye të klasifikimit dhe ky fakt është shndërruar në një shqetësim për bardheblutë. Tirana, në javët e para të sezoneve të fundit, e ka parë gjithmonë veten në krye të klasifikimit. Por megjithatë, për këtë sezon, pavarësisht nga disa barazime radhazi, lojtarët titullarë i cilësojnë aksidentale rezultatet e fundit, pranojnë se Tirana nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe besojnë se shumë shpejt do të nisë serinë e fitoreve, për të "zaptuar" një herë e mirë kreun e munguar në këtë fillim sezoni. "Barazuam sërish në derbin e fundit me Dinamon dhe nuk na vjen mirë për këtë. Por të mos harrojmë se është vetëm fillimi dhe pas ballafaqimeve me dy rivalët e parë, Vlazninë e Dinamon, e kemi bilancin pozitiv," - shprehet mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla. Lojtari vijon më tej idenë duke theksuar se ai takim duhej fituar për vetë faktin se përballë ishte një kundërshtar i drejpërdrejtë në luftë për titull. Mirëpo tani Dinamo cilësohet një kapitull i mbyllur dhe sytë janë drejtuar nga Skënderbeu. Kështu mbrojtësi bardheblu beson se, duke nisur që nga kjo javë, ku përballë do të jetë Skënderbeu i Korçës, Tirana do të fillojë serinë e fitoreve, për të mos u ndalur më. "Këtë të shtunë do të luajmë përballë Skënderbeut dhe unë mendoj se duhet t'i lëmë pas ndeshjet e fundit për të startuar një seri tjetër, të zakonshme për Tiranën, me fitore. Eshtë koha të kthehemi te fitoret me lojë bindëse për të bindur tifozët se jemi futur në kampionat për një objektiv të vetëm, titullin kampion. I kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë, sepse Tirana ka një grup të mirë dhe cilësor, që do të rikthehet jo vetëm në krye të tabelës, por që këtë fazë nuk do të ketë më tolerime ndaj asnjë kundërshtari. Kemi lënë pikë dhe nuk duhet të bëjmë më gabimë gjatë rrugës," - shprehet mbrojtësi që vazhdon karrierën e tij duke kontribuar si titullar në radhët e bardhebluve për disa sezone radhazi.
marre nga SPORTI SHQIPTAR
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.