Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga volter datë 07 Gusht 2006 - 16:28:

Turist i shpirtit le te mbetet per sot vetem kjo: Gjeniun nuk e ben as inteligjenca mbimesatare as fantazia dhe as te dyja se bashku. Dashuria, dashuria, dashuria- ajo eshte shpirti i gjeniut. Mozart


Postuar nga lorie datë 08 Gusht 2006 - 00:32:

WOW

Moxarti i ka rene ne thelb


Postuar nga Cindi datë 08 Gusht 2006 - 01:43:

Re: WOW

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Moxarti i ka rene ne thelb


Ashtu eshte vertet, por vdiq i vetem i hedhur ne kosh te plehrave fatkeqesisht. Ironia e fatit. Prandaj eshte e rendesishme ajo qe themi:"Nuk ka asnje fare lidhje dhenja me marrjen"

Gjithmone marrin ata qe dine te marrin dhe te rrembejne. Lavdia mbetet tek hajdutet sa kohe qe ata jetojne, dhe tek gjenite sa kohe qe ata nuk jetojne.


Postuar nga volter datë 08 Gusht 2006 - 14:47:

mozart, ka qene njeriu me i urte dhe me xhentil kur ka bere dashuri..Une e di qe Mozart ka ditur dhe e ka njohur dashurine me mire se te gjithe, pavaresisht se ku ka perfunduar. Koshi i plehrave nuk e mohon vleren e dashurise qe ka mbajtur Mozart..

pershendetje


Postuar nga Cindi datë 08 Gusht 2006 - 17:45:

Pikerisht ate jam duke thene edhe une. Ne kete jete mund te duam shume, por nuk eshte e thene se duhet te na duan edhe neve, mbasi jo gjithmone kjo marje-dhenje punon ne menyre reciproke.


Postuar nga volter datë 10 Gusht 2006 - 14:55:

Turist i shpirtit: Ne s’jemi të hedhur në këtë ekzistencë njëlloj si një gjyle prej një topi, me një trajektore absolutisht të përcaktuar. Fati, tek i cili ne biem kur vijmë në këtë botë - që mbetet gjithmonë kjo dhe vetëm kjo - konsiston saktësisht në të kundërtën. Në vend që të diktojë mbi ne vetëm një trajektore, ajo na dikton disa, duke na shtrënguar rrjedhimisht të zgjedhim. Kusht befasues, ky i ekzistencës sonë! Të jetosh do të thotë ta ndiesh veten fatalisht të detyruar të ushtrosh lirinë tënde e të vendosësh se çfarë kërkon të jesh në këtë botë.


Hey poet, ky eshte turisti i shpirtit per mbreme, nen melodine e Vivald..


Pushkin

Poetit
(sonetë)

Poet, mos çmo aq shumë ti dashurin’ e bujshme
Se zhurma entuziaste zgjat vetëm një çast,
Dëgjoje ti i qetë, mos u lëkund aspak
Nga gjyq’i budallait, e qeshura e turmës.

Ti mbret je, rro i vetëm. Ti udhën tënde ndiq
Ku mendja jot’e lirë të çon edhe guximi,
Përsosi ato fryta, që t’i dhuron mendimi
Dhe grada mos kërko për to, as ofiq.

Ato i ke me vete. Ti, veç mund t’i gjykosh
Më rreptë se kushdo di vetë ti t’i çmosh.
A je vet’i kënaqur ti, artist qibar?

Ashtu? Por, ato turma lëre le t’i shajë,
Le ta pështyjë zjarrin tënd, altarë,
Fronin e patundshëm si foshnjë gjynaqar.



Pushkini i pershendet poetet!

P.s Ndersa ti tironse akoma te duhet te kuptosh vetveten, qe te kuptosh nje shpirt artisti..


Postuar nga Cindi datë 10 Gusht 2006 - 18:31:

OK, artist ashtu do te bej, vetem do te shoh pemen time


Postuar nga lorie datë 15 Gusht 2006 - 00:20:

Unhappy Fredi

rri ne qoshe te raftit. Mban ere te fresket dhe ka te veshur nje kostum te kuq te bere me shtiza.Ia kishte bere gjyshja J. kohe me pare kur D e la arushin e kafenjte,shokun e tij te femijerise ne duart e saj qe ajo te kujdesej per te.
Patjer qe do kujdesem-ia kishte bere J. dhe i kish thurur kostumin.Fredi ka nje histori prekese 20 vjecare.
Morem vesh historine e tij prej gojes se saj, teksa na tregonte sesa i vogel dhe i lezetshem kishte qene D,dhe se mendonte se ndihej i rritur perderisa e kish lene arushin tek gjyshja e tij.
Por pas 20 vjetesh qe rrinte ulur ne karrigen e vogel dhe te drunjte ne shtepine e asaj gruaje zemermadhe,Fredi u kthye tek i zoti ndersa ajo nuk u kthye me...
Ajo iku kaq papritur, duke na lene ne te gjitheve te hutuar,fajtore sesi 6 muaj kohe jete u kthyen ne 3 dite.......
Vdekja te hap syte per 'carpe diem', ajo ka nje gje te mire qe te shkund prej gjumit qe te ka kapllitur,per tu treguar njerezve qe do sesa shume i do.
Nderkohe, historia e arushit do bie ne veshset e stermbeses apo sternipit qe gjyshja kurre nuk arriti ta shohe dhe M perhere do kujtoj sesi ndjeu bebin te levize ,teksa po i fliste ne minutat e fundit te jetes-grandma, i felt the baby move,i am gonna talk to the baby about you. -duke u shkrire ne lot.


Postuar nga volter datë 18 Gusht 2006 - 13:08:

Yeah, vertet do te beje mire, sikur ta shihje pemen tende, por megjithate mos harro, se edhe artistet ngahere kane nevoje t'i veshtroni e shihni... nje kiss per football ?!

Halo turist i shpirtit, sot nga dita me e bukur e imja, kam per te te dhuruar kete:

Do t’ju bëj të lexoni diçka të mençur dhe shumë të urtë “Ata nuk mund të thonë që s’ka një Zot, por as nuk janë të bindur se ka. Sepse, çfarë shkaku tjetër i shton mëkatarët në numër dhe ua forcon mosbesimin te Zoti në mos ndonjë afetari e përvjedhur tinëz, ndonjë dyshim i fshehtë intelektual në ekzistencën dhe në atributet e Zotit. Është krejt e pamundur që një shpirt i përshkruar dhe i ndriçuar nga ndjenja e thellë e kudondodhjes, e shenjtërisë dhe e drejtësisë së saj Fryme të Tërëfuqishme të vazhdojë të dhunojë pa brejtje të ndërgjegjes ligjet e Saj. Pra, ne duhet të përsiatim seriozisht dhe të ndalemi te këto çështje të rëndësishme, sepse kështu mund të arrijmë atë bindje të zhveshur prej çdo dyshimi “se sytë e Zotit janë kudo për të parë të mirën dhe të keqen”, dhe se “Ai është me ne dhe na ruan kudo që shkojmë, na jep bukë për të ngrënë dhe rroba për të veshur”, se Ai është i pranishëm dhe i vetëdijshëm për mendimet tona më të fshehta, dhe se ne jemi në varësinë më të plotë dhe të drejtpërdrejtë prej Tij”.



Postuar nga volter datë 28 Gusht 2006 - 21:07:

Turisti i Shpirtit sot duhet te t'i shkruaj keto vargje, me duket se e kam te domosdoshme:

Jepmëni mua tërë vuajtjet e kohës,
Sepse unë kam për të bërë muzikë.
E vuajtje për një çast nuk do të ndihet më.

Jepmëni mua tërë trishtimet,
Sepse unë kam për të bërë poezinë.
E trishtim s’do ndieni më.

Jepmëni mua tërë gëzimet,
Sepse gjithëve kam për t’ju bashkuar.
E të mos ndihet më as vuajtja e as trishtimi...


A do ja vlente kjo?


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.