Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga kurt datë 28 Gusht 2009 - 00:02:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
te cila gazete qe ky lajmi yt kurt
rradio


Postuar nga AngelDevil datë 28 Gusht 2009 - 00:39:

sa keq qe sdegjoj radio


Postuar nga AndreaPirelli datë 10 Shtator 2009 - 18:42:

Disa katnare nga zona shkodres paskan dashur te djegin pemet per te liruar toke bujqesore (?!) dhe qekan djegur traversat e hekurudhes ........ 4 km .......... :00@@

What the fuck going on ne ate vend ??????? Atje s'punon njeri token, dhe duan te hapin toke te re ........... Si mund te shkoje zjarri deri tek traversat e hekurudhes ........... Ca mut kombi keq jane qe vetem per budallalliqe do bejne lajm ????????
Mahhh .....................


Postuar nga AngelDevil datë 10 Shtator 2009 - 19:54:


Postuar nga Fajtori datë 16 Shtator 2009 - 16:44:

Sherr me thika në shkollën 'Bajram Curri', plagoset rëndë 14 vjeçari

TIRANË- Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare Bajram Curri në kryeqytet janë përfshirë në një sherr në ambientet e shkollës duke mbetur i plagosur rëndë njëri prej tyre.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:30, kur dy adoleshentët janë grindur për motive banale në korridorin e shkollës, ndërsa nëpër klasa zhvillohej mësim. Në grindje e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke qëlluar disa herë bashkëmoshatarin. Ngjarja nuk është mundur të ndalet nga polici që ruan shkollën, i cili arriti në vendin e ngjarjes vetëm për të ndaluar autorin e krimit.

I plagosuri, 14 vjeçari, Ergys P., nxënës i klasës së nëntë tek 'Bajram Curri', është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku me mësohet se po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Mjekët e Urgjencës thanë se gjendja e tij është relativisht e rëndë. Ndërsa autori, po 14 vjeçar është shoqëruar tashmë në komisariat ku po merret në pyetje në prani të psikologes.

Nga të dhënat e para të policisë në vendngjarje mësohet se konflikti ka qenë për shkaqe banale dhe gjithçka ka ndodhur për fare pak minuta.

Forca policie kanë rrethuar shkollën e cila nis me një ngjarje të rëndë, në ditën e tre të çeljes së vitit të ri shkollor shfaqen fëmijë që mbajnë armë të ftohta me vete.


Po lexoja kete lajm nga Shqiperia dhe po mendoja si ka mundesi qe ky mentalitet eshte akoma prezent ne lajmet shqiptare çdo muaj. Fillova te ndjek nje zinxhir llogjik dhe kuptova diçka interesante.

Qe kjo eshte kultura ne Shqiperi nuk do mend. Por atehere çfare ti besh nje adoleshenti qe gjuan me thike? Si ta ndeshkosh / ndryshosh? Po sikur ta torturosh apo ti ngluesh thiken njesoj siç beri ai? Ne kete menyre sigurohet se dhuna fizike do jete e njejte ndaj adoleshentit ne çdo rast. Pra kush vret, do vritet ne menyre te ngjashme. Por prit, kjo eshte pak e veshtire te pranohet per mentalitetin e sotem.

Dikur ne kohen e Enverit familja ishte pergjegjese per veprimet e femijes. Po sikur familja te ndeshkohet per menyren si ka rritur femijen? As kjo nuk shkon, keta femije mesohen edhe nga ambjenti i perditshem i shkolles apo rruges.

Kjo pune nje zgjidhje do e kete. Le te mendojme ku a ka rrenjen problemi. A eshte ky nje rast i izoluar nga individe me probleme mendore? Jo, ky eshte nje mentalitet i caktuar i shoqerise shqiptare, me te cilin jemi rritur dhe njohim raste te tjera. Meqe ky eshte nje mentaliteti, atehere per te atrofizuar mentalitetin e thikave duhet ndeshkuar, dhunuar, dhe vrare nje kulture e caktuar e cila shpesh buron nga mjerimi dhe injoranca.

Kur ekzistonte nje aristokraci dhe nje elite qe çonte perpara vendin, vjedhjet ndeshkoheshin me prerje duarsh dhe vrasjet me vrasje. Kjo ishte menyra qe kishte gjetur shoqeria per te mbajtur nen kontroll mjerimin dhe injorancen. Keshtu, varfanjaket dhe injorantet eliminoheshin dhe demigroheshin, ndersa klasa elitare ishte e mbrojtur nga populli i thjeshte. Madje atehere nuk duheshin prova, nje fjale e aristokratit mjaftonte per te burgosur nje hajdut. Me pak fjale, qenia ne nje klase shoqerore tregonte kush je...

Per rrjedhoje shoqeria mundohej vetem te hipte lart ne hierarki, te linte menjane krimet dhe te behej dikushi. Kjo filloi te arrihej me borgjezine, ku ngjitja e shkalleve elitare filloi te behej e mundur per kedo. Ne mentalitetin e sotem kjo ka ndryshuar ne menyre rrenjesore. Shoqerite mundohen te ndihmojne te varfrit dhe ti japim GJITHMONE shanse. Atehere cfare shtytje ka popullsia te behet me kulture dhe te kete perfitime ekonomike?

Problemi, pra, eshte i thjeshte. Ne imitojme llogjiken perendimore, e cila aplikohet ne nje shoqeri tashme homogjene. Para dy ditesh postova letren e grave te Tufines, te cilat nuk dinin te shkruanin. Nivel i atille injorance eshte kollaj te gjendet ne Shqiperi (edhe ketu ne forum), por veshtire te gjendet ne perendim, ku njerezit kane nje kulture baze me te ngritur. Kjo vjen edhe sepse familjet perendimore pjellin pak kelyshe dhe maten mire qe ti japin atyre kulturen dhe shanset ekonomike per tu integruar ne shoqeri. Perkundrazi familjet injorante shqiptare mund te pjellin edhe 5-6 femije, dhe pastaj ti nxjerrin rrugeve deri ne 5 te mengjesit duke shitur cigare.

Ky pra eshte problemi. Ne fusim ne te njejtin kandar njerez (dhe familje) me prejardhje shume te ndryshme. I japim te njejtin shans te shkollohen dhe te ndryshojne, por detyrimisht pjesa e prapambetur e popullsise do nderhyje ne zhvillimin e jetes. Ata do mbajne prapa detyrimisht te gjithe shoqerine, do krijojne vonesa ne zhvillim, etj. Fakti i thjeshte qe nje familje e mjeruar prodhon kelyshe me shumice eshte nje tragjedi me vete per gjithe te tjeret. Ne fund shoqeria vuan konseguencat e nje sistemi qe NUK motivohet nga zhvillimi kulturor / ekonomik, por nga pjellja e kelysheve ne mase.

Neser pasneser, jane keta njerez qe do uzurpojne politiken dhe jeten institucionale, per te detyruar individet me kulture te largohen (serisht) nga Shqiperia.

Kjo do te thote te aplikosh nje mentalitet modern ne nje shoqeri mesjetare. Konsiderojme njerezit individe, kur nuk jane individet problemi, por mikro-strukturat ku bejne pjese (prejardhja, familja, lagjia ku jetojne, etj).

Ne statistike eshte gabimi me i madh konsiderimi i te dhenave si te pavarura kur kane nje varesi nga njera tjetra. Keshtu nxenesit ne nje klase apo shkolle nuk mund te konsiderohen individe te pavarur, sepse faktori klase apo shkolle influencon rendshem rezultatin.

E pra, ndersa statistikisht jemi te afte te bejme afirmime te tilla, nuk jemi te afte te fshijme dogmat e sotme, se gjoja jemi te gjithe te pavarur nga njeri-tjetri. Keshtu ligjet dhe rregullat aplikohen vetem per faje individuale. E ne fund thikat e perdorura ne shkollen Bajram Curri ndeshkohen ne menyre individuale, kur ne fakt ndeshkimi me i madh eshte epiteti "malok" apo "katundar" qe marrin keto klasa, per te larguar akoma me shume homogjenitetin e shoqerise. Largim qe perkthehet ne ligjerimin e injorances nga klasat e vuajtura, te cilat kujtojne se mund te qendrojne injorante perjetesisht persa kohe mund te mbijetojne edhe pa ditur shkrim e kendim, sepse kultura i perket vetem klasave elitare, te cilat nuk kane ndonje avantazh ne te qenit "elite".


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 17 Shtator 2009 - 02:00:

ALBANIA

Ca dhane jeten per Shqiperine ,ca kundershtuan nje regjim, ca i dhane djersen per ta ndertua Shqiperine ,ca vdiqen kot ....Po te them qe keto qe kan mbijetuar jan me te flliqurit...keto do han koken me njeri tjetrin....


Postuar nga AngelDevil datë 18 Shtator 2009 - 00:02:

Plagosen 5 nxënës në një shkollë në Gjermani


Të paktën katër nxënës u plagosën, të Enjte në mëngjes, në një sulm të kryer në një shkollë në lokalitetin Ansbach (Gjermani), informon AFP. Një burrë u arrestua pas këtij incidenti. Asnjë nga viktimat nuk është në gjendje të rëndë, lajmëron policia. Incidenti u zhvillua në gjimnazin Carolinum të Ansbach, në jug të Gjermanisë. Autoritetet kanë arestuar një të dyshuar dhe kanë evakuuar shkollën.

Policët nuk bëjnë të ditur se me çfarë u plagosën nxënësit, por më shumë gazeta gjermane saktësojnë se një burrë I paindentifikuar ka hedhur një ose dy kokteje Molotov në brendësi të shkollës.

Në Mars, një adoleshent 17-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në jug-perendim të Gjermanisë, në lokalitetin Winnenden, e gjendur jo më larg se 20 km nga Stuttgart (landi Baden-Wuerttemberg), në një shkollë ku gjendeshin afërsisht 1.000 nxënës. Tim Kretschmer vrau 12 persona, ndër të cilët 10 nxënës.


E keqja ska fund .... ka e me keq se ne Shqiperi


Postuar nga Vizioner datë 18 Shtator 2009 - 00:37:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Plagosen 5 nxënës në një shkollë në Gjermani


E keqja ska fund .... ka e me keq se ne Shqiperi



....eeeeehhhhhh AngelDevil, dhe ketu ndodhin te tilla gjera, jo vetem atje ne shqiperi!!!!!!


Postuar nga AngelDevil datë 18 Shtator 2009 - 00:49:

Wink

e trishtueshme vertet une jam...

e thashe me ironi ate punen e Shqiperise


Postuar nga Vizioner datë 19 Shtator 2009 - 14:00:

'Pango' afër dështimit, s'gjendet dëshmitarja

Hetimi i çështjes ndaj ish- Ministrit të Kulturës Ylli Pango, po i afrohet dështimit, për shkak të mos marrjes së dëshmisë së vajzës që futi në kurth ish- ministrin dhe ish- deputetin e PD-së për llogari të emisionit investigativ Fiks- Fare.


As Policia dhe as Prokuroria nuk kanë mundur të gjejnë vendodhjen e vajzës e cila mundi të futej në shtëpinë e Pangos, i ftuar prej këtij të fundit për të biseduar për një çështje pune.


Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar për kompetencë dosjen hetimore ndaj ish-Ministrit të Kulturës, Ylli Pango Prokurorisë së kryeqytetit. Pavarësisht këtij veprimi hetimi ka mbetur pezull për shkak të "zhdukjes" së vajzës së emisionit "Fiks Fare".


Ky fakt bëhet i ditur nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët konfirmuan se dosja hetimore e ish-ministrit Pango, ndodhet në duart e prokurorëve të kryeqytetit, të cilët do të hetojnë dosjen në vazhdim për shkak se ish-deputeti tashmë është i pa imunitet.


Ndërkaq vajza që u filmua në shtëpinë e Pangos kur ky i fundit kërkonte favore seksuale nuk ndodhet në Shqipëri prej muajsh, çka rrezikon hetimin.


Largimi i vajzës, mësohet se ka të bëjë me sigurinë fizike të saj, por, hetimet kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së dëshmisë (kallëzimit) të saj. Sipas këtyre burimeve, mësohet se institucioni i akuzës ka kërkuar policisë të gjejnë dhe të sigurojnë dëshminë e vajzës për "momentet hot" të saj me ish-ministrin Pango.


"Pak ditë më parë, me firmën e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama është vendosur shtyerja hetimit edhe për tri muaj, kohë që mendohet se është e mjaftueshme që organet e policisë të kryejnë verifikimet dhe kontrollet e fundit në adresë të vajzës.


Ndaj të cilës, ish-ministri Ylli Pango tentoi të përfitonte momente intime në favor të punës që asaj do i gjente"- thuhet nga prokuroria. Familjarët e vajzës i kanë pohuar punonjësve të policisë se "vajza e tyre ka ikur jashtë shtetit, për arsye sigurie", pa cilësuar se vend. Edhe drejtues "Fiks Fare" në Top Channel, të pyetur nga hetuesit, janë shprehur se gazetarja e tyre ka bërë detyrën e saj.


"Gazetarja jonë ka mbaruar misionin e saj dhe nuk ka pse të paraqitet pranë institucionit të prokurorisë të jap dëshminë apo të bëjë kallëzim ndaj ish-ministrit Pango". Sipas prokurorisë, nëse dëshmia e vajzës nuk merret, dosja rrezikon të mbyllet.


Me 4 mars 2009 televizioni "Top-Channel" nëpërmjet emisionit të saj investigativ "Fiks-Fare" publikoi pamjet shokuese të ish-Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Ylli Pango që kërkonte favore seksuale nga një "punëkërkuese" për një vend pune pranë ministrisë që ai drejtonte.


Vetëm pak minuta pas publikimit të këtij skandali seksual kryeministri Sali Berisha e shkarkoi nga detyra ish-ministrin Pango.


Pamjet filmike, tregojnë ish-ministrin Pango që rreket t'i tregojë vajzës që kërkon punë, rrugën që duhet të ndjek për të filluar punë në institucionin që ai drejton. Vetë Pango e ka cilësuar këtë skandal seksual si një "montazh politik i qarqeve të caktuara të së majtës".
:cmendur :cmendur :cmendur


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.