Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga Straniero datë 19 Prill 2012 - 02:37:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia




une dua foto,jo fjale,



faqe 2 ...vazhdim i asaj me larte edhe pak sqarim

marre nga Kur`ani dhe shkenca ne perputhshmeri apo jo? dr, Zakir Naik


Postuar nga F_xhunior datë 19 Prill 2012 - 02:43:

ALlahu te shperblefte per mundin e madh!


Postuar nga Straniero datë 19 Prill 2012 - 02:44:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia




une dua foto,jo fjale,



http://www.youtube.com/watch?v=cvoovHq0NeI[/B]

degjoje rreth minutes se 13-te ose ose nga fillimi se e bukur eshte


Postuar nga Straniero datë 20 Prill 2012 - 03:54:

Tomas Karlil,...shprehet duke treguar përshtypjet e tij rreth Muhammedit s.a.v.s.

"Meqe nuk ka rrezik qe ndonje nga ne te behet Muhamedan (musliman), une do te them gjithcka te mire per te e cila me te vertete qendron...
"Nje njeri i varfer, punetor i madh, pa marre parasysh mundimet e njerezve te tjere vulgare. Sidoqofte do te thoja jo njeri i keq. Kishte dicka me te mire tek ai se cdo njeri tjeter, sepse po te ishte ndryshe ata burra te eger arabe, qe luftuan dhe u perpoqen për 23 vjet nen komanden e tij, gjithmone ne kontakt me te, nuk do ta kishin respektuar ne menyre te tille! Ata ishin njerez te eger qe ndizeshin shpejt dhe futeshin ne sherr, ne te gjitha gjitha llojet e sinqeritetit; pa pasur vlere dhe burreri, asnje njeri nuk do te mundte ti komandonte ata. Ata, e thirren ate Profet do te thoni ju? Pse qendroi ai atje balle per balle me ata, i hapur, pa u fshehur mbrapa ndonje misteri, arnonte mantelin e tij, rregullonte kepucet e tij, luftonte, keshillonte, jepte urdhera ne mesin e tyre. Ata duhet ta kene pare se cfare burri ishte, le te vleresohet ai me epitetin qe ju deshironi! Asnje perandor me salltanetet e tij nuk mund te kishte ate pushtet mbi njerezit sic e kishte ky njeri brenda nje rrobe te qepur nga duart e tij. Gjate 23 vjeteve te kesaj prove te madhe. Per mua ai ishte nje hero i vertet ne vetvete...

"Keta arabe, Muhamedi, dhe ai shekull - a nuk eshte kjo njesoj me ate shkendijen qe bie, nje shkendije drite ne nje bote qe ishte si fuqi baruti, flakeroi gjithe boten nga Delhi deri ne Granada! Une mendoj, se ai njeri i madh ishte nje drite nga qiejt, njerezit e tjere e priten ate si benzine, dhe po ata u kthyen ne flake...."


Postuar nga Arbin datë 20 Prill 2012 - 20:09:

100 vjec Muhametit meqe ka ditelindjen sot


Postuar nga robert datë 21 Prill 2012 - 17:44:

I Ri, e shoh vertet qe Allahu paska ndikuar gjate kesaj jave tek ty, sic thote edhe ajo fjala e Muhametit (e perseritur plot here): Allahu eshte pergjegjes per veprat tona (apo dhe: atyre). Tani ti je larguar (ne aparence, te pakten) nga "argumentat" kuraniste, tek na sjell mendime shkencaresh te tjere dhe te pakten flet per Zotin apo besimin ne pergjithesi.
Jo vetem ADN-ja ne vetvete, por gjithshka tjeter ka te beje me njeriun, me karakteristikat e trasheguara tek kodi gjenetik, me ndikimin e rrethanave te jashtme tek ky kod, me natyren biologjike njerezore dhe raportin e saj me shoqerine, me natyren e botes ku jetojme, me eren, shiun, te nxehtit, te ftohtit, me miliarda subjekte, fenomene, koncepte, te gjitha jane nje mrekulli ku mendja e njeriut deperon cdo dite pa e fshehur mahnine dhe cudine e vet. Vete keto ligje te natyres jane nje mrekulli ekuilibri dhe stabiliteti e materies. Vete shnderrimi i energjise ne materie dhe e kunderta eshte nje mrekulli. Kjo kenaqesi habie na ka shoqeruar prej mijra vjetesh dhe do na shoqeroje patjeter dhe qindra mijra vjet; pra na ka shoqeruar qysh kohe perpara se te ekzistonin keto fe klasore te sotme, e do na shoqeroje edhe kur ketyre feve te sotme do u jete harruar emri. Keshtu do na shoqeroje edhe mosbesimi, dyshimi dhe besimi ne ate Fuqi qe e quajme Zot/Perendi. E kunderta d.t.th. moskerkimi i metejshem, cfare d.t.th. mos te jetosh. E kupton. Por kjo nuk me jep mua akoma te besoj se Kurani eshte i zbritur nga kjo Fuqi Qiellore.


Postuar nga robert datë 21 Prill 2012 - 18:10:

I Ri edhe persa i perket filmit mbi shkencaret arabe, keto jane gjera te njohura. Nuk e mohon kerkush pasionin dhe dhenien e arabve ne shkenca te ndryshme, sidomos ata qe kaluan apo linden dhe u rriten ne Spanje. Ata vete u bazuan ne shpikjet helenike.
Ibn El Hejthemi qe ka dhene disa traktate mbi optiken, nuk ka si te mos kete qene i panjohur me dijet e vjetra egjyptiane qe flisnin mbi shikimin (real dhe irreal), ashtu sic nuk ka qene i panjohur me dijet arkimediane te pasqyrave qe dogjen anijet romake, apo me dijet e tjera qe folem javen qe kaloi mbi reflektimin e drites nga hena, e plot dije te tjera mbi shikimin dhe optiken.
Abas Ibn Fernas, eshte nje nga mijra njerez qe kane provuar te fluturojne. Legjenda e Dedaliut jonian nuk besoj eshte e panjohur per ty! (Ky -Abas Ibn Fernis- permendet edhe ne nje emision TV mbi dijetaret arabe ne Spanje.)
Ebu Kasim El Zaharavi, vertet per tu lavderuar per dijet e tij ne lemin e mjeteve kirurgjikale, por eshte shume me i vone nga dija e lashte joniane, qe flet aq bukur per vrasjen e mjekut Asklep, birit tw Apolonit -mit.) nga fetaret fanatike te kohes.
Dhe shpikja e astrolabit, (sapo e pashe ne Vikipedia) ishte thjesht nje avancim ne matjet qiellore nepermjet ketij mjeti.
S.d.q. keta dhe te tjere jane per tu lavderuar, sepse i kane dhene dijeve njerezore boll. Por nuk besoj se keta u inspiruan nga Kurani.


Postuar nga robert datë 21 Prill 2012 - 18:29:

I Huaj, ekzistenca e nje deti apo liqeni me dy ujra te ndare eshte pare nga njeriu prej mijra e mijra vjetesh me pare. (Thuhet se edhe Butrinti yne ka dy lloj ujrash.) Pra, ky fakt eshte pare nga njerezit para Muhametit dhe ne kohe te tij, ashtu sic kemi edhe ne sot mundesi ta shikojme ne disa pjese te Globit. Kjo gje ngjallte habi tek njerezit, per vete faktin se eshte fenomen i takuar ralle. Muhameti e ka degjuar kete fakt patjeter, pasi ne ato dy qytete ku ai ka levizur (Meka dhe Medina) nuk duhet te kete nje fenomen te tille. Keshtu, kete habi te te tjerve mbi keto dy lloj urjash te ndare ne te njejtin det apo liqen, ai e ka shprehur ne formen e interesit te tij, tek hiqesh sikur degjonte fjale nga Zoti, gje qe ne ate shoqeri teper besimtare dhe injorante i krijonte atij nje vel mbrojtje, nje dallim mbi te tjeret, si dhe privilegje te tjera. Keshtu ai permendte ato qe njerzit kishin pare dhe degjuar, duke i shprehur keto sikur ia kish thene Zoti. Po te ish se i kish thene Zoti 700 faqe liber, Zoti do i kish thene edhe shume gjera te tjera, qe bota arabe rreth tij nuk i kish pare dhe degjuar, si bie fjala Murin Kinez, si bie fjala statujat e ushtarve kineze ne balte, si bie fjala majen me te larte te Globit, si bie fjala gjera te tjera plot, te cilat ekzistonin por u zbuluan me vone, apo dhe do zbulohen me vone. Po ashtu nuk i ka thene as edhe nje nga shpikjet e sotme, as per mjetet levizese, as per mjetet fluturuese, as per vajtjen e njeriut ne Hene, as per ADN e permendur me lart.
Te besosh, nuk do te thote te jesh gjithmone i afte te argumentosh!


Postuar nga robert datë 21 Prill 2012 - 18:43:

Dicka per Fajtorin. Numri i mutacioneve ne nje specie (po themi: lloj) te caktuar nuk ka si te shpjegoje (argumentoje) ndryshimin e nje specie (lloji) te caktuar, pra lindjen e nje lloji te ri. Por ky numer besoj na con ne kerkimin dhe gjetjen e shkaqeve te njerit apo tjetrit mutacion, -pasi vete mutacioni ne vetvete nuk mund te jete perhere kopje e vetvetes, pra eshte i ndryshem, nga vete fakti llogjik, se ndikuesit e tij jane po ashtu te ndryshem. Biles ketu, tek kjo ndryshueshmeri e tyre qendron "embrioni" i species se re. Ky proces, i veshtruar dialektikisht, ka cuar sot shkencaret te hedhin pyetjen "humoristike": a jane dhe vete llojet mutacione. Dialektikisht duhet thene: po, gjithshka eshte nje mutacion. Biles disa e argumentojne (qofte dhe ne thonjza) se vete viret (viruset), te cilat jane konsideruar si mutacione te zhvillimit, mund te jene organizimet e para qelizore te jetes.
Nuk e di a u shpjegova mire!? Percaktimi "mutant" dhe "mutacion" vlen vetem per nje veshtrim ne kohe te shkurter tek nje lloj i caktuar. Por, po te verejme evolucionin e organizmave (gjalesave nga njeqilezoret tek shume qelizoret, ku hyjme dhe ne njerzit), atehere kuptimi i mutacionit humbet. A nuk jane vaksinat e ndryshme disa viruse te cilat ne i marrim per tu ruajtur nga viruset e ndryshem?!?


Postuar nga F_xhunior datë 21 Prill 2012 - 21:20:

robert, thuajme, valle me para beson se cdo gje eshte krijuar nga asgje apo se nje fuqi e madhe qendron prapa gjithesise?

Ne qofte se zgjedh te paren, atehere pse juve ateiste iu permbaheni ligjeve, normave dhe rregullave dhe gjithcka tjeter qe percakton sjelljet dhe qendrimet e njeriut ne shoqeri. Po pse juve nuk shpikkeni dic te re/ngjashme ne kembim te ketyre? Tanime ndodhemi ne shekullin 21, ndryshojini ato qe moret nga librat e ALlahut, nese mendoni se do te mundni te jetoni me mire.

Perse shkenca nuk arrin te ndaloje vdekjen, ose thjesht te mos plakemi fare? Ne Kur'an thuhet se per nje gje te tille, njeriu s'do te jete ne gjendje ta beje kurre - assesi. Pastaj, ji i bindur, une do te te them "Robert, ti je shpetimtari im!". Por, derisa shkenca nuk do t'ia dale, por as qe do t'i vije afer, te ndaloje vdekjen ose pleqerine (jam i bukur, ndaj s'dua te plakem), ndryshe une do te te falenderoja dite e nate.


  Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.