Forumi Horizont Gjithsej 53 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 525 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Cfare duan grate ?????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=579)


Postuar nga tresh datë 26 Korrik 2007 - 02:12:

mqs edhe po pergjigjeni nje pyetje :  ''sa nga ju jane gra ???!!!''


Postuar nga Niqua datë 26 Korrik 2007 - 02:32:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
mqs edhe po pergjigjeni nje pyetje :  ''sa nga ju jane gra ???!!!''



une se kuptoj mire kete fjalen gra
mos do me than ''women''??
ateher nese ka kuptimin e fjales woman
do te thot qe


gra = femer
gra=kur eshte mbi moshen 30 vjece


ne shqip mund te jet grua nqs eshte e martuar me kalamaj pa marre parasysh moshen.. une kam nje kushrire timen 40 vjece pa e martume asiher dhe i thone vajze.. qyqja ku vajze ajo 40 vjece..


Postuar nga tresh datë 26 Korrik 2007 - 02:37:

ate po pyes edhe une,sepse shume pergjigjen po a jane te gjitha GRA?? sepse tema fillon me Cfare duan grate ??????

e shume mire mund te ishte cfare duan femrat?? duke e pergjithesu.....


Postuar nga hebeja datë 26 Korrik 2007 - 02:41:

te respektohen dhe te vleresohen nga partneri.....


Postuar nga Niqua datë 26 Korrik 2007 - 02:43:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
ate po pyes edhe une,sepse shume pergjigjen po a jane te gjitha GRA?? se tema sepse fillon me Cfare duan grate ??????

e shume mire mund te ishte cfare duan femrat?? duke e pergjithesu.....




he pra dhe une kete po mendoja e prandaj e lash ate komentin qe te jen te lira se shumica e burrave marrin lirin e nje femeres kur bahen prone e tyre...


Postuar nga kotka datë 26 Korrik 2007 - 08:08:

F E M R A T


--------------------------------------------------------------------------------



- Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.

Frashëri


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.

Balzaku


--------------------------------------------------------------------------------

- Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.

Rumune


--------------------------------------------------------------------------------

- Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.

Uajldi


--------------------------------------------------------------------------------

- Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka.

Rihteri


--------------------------------------------------------------------------------

- S'ka njeri që gruas së vet i duket i mençur.

A.Dode


--------------------------------------------------------------------------------

- T'ia besosh fshehtësinë gruas është njësoj si t'i fshehësh të hollat nën xham.

Publie Sir


--------------------------------------------------------------------------------

- Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.

DeGoli


--------------------------------------------------------------------------------

- Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.

Lebruni


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.

Montenji


--------------------------------------------------------------------------------

- Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s'mund të jetohet me to, por as pa ato.

Bajroni


--------------------------------------------------------------------------------

- Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të.

Kolinsi


--------------------------------------------------------------------------------

- Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbesin të bukura.

Bajeri


--------------------------------------------------------------------------------

- Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.

Konfuçi


--------------------------------------------------------------------------------

- Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.

Pitigrili


--------------------------------------------------------------------------------

- Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat.

Volteri


--------------------------------------------------------------------------------

- Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha të dashurosh vetëm një.

Deveji


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja duhet të jetë lodër, e pastër dhe e lëmuar si guri i çmuar, e ndriçuar me të gjitha virtytet e një bote që ende nuk është këtu.

Niçe


--------------------------------------------------------------------------------

- Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.

Euripidi


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja është dërdëllisëse dhe gënjeshtare.

Taso


--------------------------------------------------------------------------------

- Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe.

Lili


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra që dashuron, nuk plaket shpejt.

Gorki


--------------------------------------------------------------------------------

- E metë themelore e personalitetit të gruas është mungesa e ndjenjës për drejtësi.

Shopenhatteri


--------------------------------------------------------------------------------

- Në mes të po-së dhe jo-së së gruas unë nuk do të guxoja të ngulja as gjilpërën.

Servantesi


--------------------------------------------------------------------------------

- Eshtë rrezik i madh të takosh femrën që të kupton plotësisht. Kjo gjithnjë përfundon me martesë.

Uajldi


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat nuk ta falin mossuksesin.

Çehovi


--------------------------------------------------------------------------------

-Kur flisni me femrën, dëgjoni para së gjithash se ç'ju thotë me sy.

Brezhina


--------------------------------------------------------------------------------

- Ai që nuk beson në femrën e vet të vërtetë, këtë e bën nga dyftyrësia.

Fildi


--------------------------------------------------------------------------------

- Duhet të ruhemi nga gratë engjëllesha, sepse njeriu në fund gjithmonë martohet me ato dhe shkon drejt e në ferr.

Moriaku


--------------------------------------------------------------------------------

- Askush s'flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella.

Hygo


--------------------------------------------------------------------------------

- Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj.

Shqipe


--------------------------------------------------------------------------------

- Gratë asnjëherë nuk e vërejnë atë që ne bëjmë për ato: përherë dallojnë atë që nuk e bëjmë.

Kurtleni


--------------------------------------------------------------------------------

- Sikur natyra të kishte krijuar ashtu si e bën moda, femra nuk do të ishte e lumtur.

Lespinase


--------------------------------------------------------------------------------

- Vajzat dhe gotat gjithnjë janë në rrezik.

Nesini


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrës i plaket së pari fytyra, e pastaj zemra.

Mazhuraniqi


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra e ndershme nuk mund ta pranojë gabimin që nuk e ka bërë.

Gitri


--------------------------------------------------------------------------------

- Të gjitha gratë janë gjakpirëse.

Petronie


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja është si qyteti: për ta pushtuar është shumë lehtë, për ta ruajtur është shumë vështirë.

Berto


--------------------------------------------------------------------------------

- Stili ka një gjini, gruaja njihet me një fjalë.

Marivo


--------------------------------------------------------------------------------

- Ka gra që nuk duan t'u shkaktojnë vuajtje shumë burrave përnjëherë dhe dëshirojnë që këtë t'ia bëjnë vetëm njërit: ato janë gra besnike.

Kapi


--------------------------------------------------------------------------------

- Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave.

Goldoni


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj.

Ulmani


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija.

Niçe


--------------------------------------------------------------------------------

- Askush nuk e njeh më mirë njeriun se sa gruaja, e clia nuk e do më.

Preveri


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth.

O'Henri


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra është në gjendje që nga asgjëja të bëjë tri gjëra: kapelën, sallatën dhe skenën bashkëshortore.

Tueni


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh.

Balzaku


--------------------------------------------------------------------------------

- Nuk është e rendësishme çfarë thonë gratë, e rendësishme është çfarë heshtin.

Rilke


--------------------------------------------------------------------------------

- Vetëm e dhëna se gruaja ma zgjati dorën është epokë në jetën time.

Dostojevski


--------------------------------------------------------------------------------

- Merrnie gruan, e cila nuk beson atë që dashuron.

Valeri


--------------------------------------------------------------------------------

- Gratë janë paradoksi më i madh në jetën time. Vetëm atëherë kur më largohen, më bëhen miq të mirë.

Runi


--------------------------------------------------------------------------------

- Sikur gratë të dinin sa ankohemi për to, shumë më herët do të na braktisin.

Knzani


--------------------------------------------------------------------------------

- Gratë, për të cilat dashuria është gjithçka, gjithnjë janë naive.

Zilahu


--------------------------------------------------------------------------------

- Në qoftë se sopata nuk pret, mund të farkohet, por në qoftë se gruaja nuk do, asgjë nuk të ndihmon.

Gorki


--------------------------------------------------------------------------------

- Sikur femrat të udhëhiqnin botën, ato do t'i flaknin të gjitha armët, përveç gjuhës.

Tuholski


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra e dashuruar nuk i frikësohet ferrit, por nuk e dëshiron as parajsën.

Fransi


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat nuk janë krijuar që të jenë të kuptueshme, por të jenë të dashuruara.

Parkeri


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra duhet ta ruajë trupin si pasurinë, në qoftë se dëshiron që mashkulli të ndihet si gjurmues i arit.

Formani


--------------------------------------------------------------------------------

- Luleve u nevojitet dielli, kurse femrave dashuria.

Li Tai Po


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat janë si gjeneralët: atyre nuk u intereson ç'humbje u ka kushtuar një fitore.

Mimbo


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat e bukura u nevojiten vetëm dashnorëve dhe fotografëve.

Pikaso


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra është në gjendje të jetojë qoftë edhe nga një kompliment i vetëm.

Morgani


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat janë shumë të dobëta sa të mos keqpërdorin dobësitë e veta.

Zafari


--------------------------------------------------------------------------------

- Edhe kur ju pranon, edhe kur ju refuzon, femra është çdoherë e lumtur që e adhuroni.

Saksi


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat dashurojnë fitimtarët, andaj i lejojnë edhe t'i pushtojnë.

Novalisi


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja jashtë familjes ngjan me perandorinë e rrezikuar.

La Valeta


--------------------------------------------------------------------------------

- Një gjë është e ditur: gratë e sjellshme janë edhe bashkëshorte më të rrezikshme.

Laube


--------------------------------------------------------------------------------

- Më mirë të biesh në duar të vrasësit, sesa në ëndrrat e gruas epshore.

Nife


--------------------------------------------------------------------------------

- Shumica e grave më lehtë e kuptojnë martesën pa dashuri, sesa dashurinë pa martesë.

Valeri


--------------------------------------------------------------------------------

- Nuk ka rrobë që i rri më keq gruas, sesa dëshira për t'u bërë e urtë.

Luteri


--------------------------------------------------------------------------------

- Kur gruaja bëhet shkencëtare, atëherë diçka nuk është në rregull.

Nife


--------------------------------------------------------------------------------

- Gratë mund të japin aq miqësi sa kanë huazuar nga dashuria.

Sfinoza


--------------------------------------------------------------------------------

- Kush ka vetëm një grua, i ka të gjitha gratë. Kush i ka të gjitha, nuk ka as edhe një.

Spanjolle


--------------------------------------------------------------------------------

- Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.

Kanti


--------------------------------------------------------------------------------

- Thirreni gruan si të doni, por asnjëherë jo si nënë.

Franceze


--------------------------------------------------------------------------------

- Tek zgjedhja e grave, si dhe në planet ushtarake, vetëm një gabim do të thotë humbje fatale.

Midëltoni


--------------------------------------------------------------------------------

- Mos i thoni gruas se është e bukur. Thuajini se është ndryshe nga të tjerat dhe do t'ju hapen të gjitha rrugët.

Renardi


--------------------------------------------------------------------------------

- Vetëm gruaja mund të qajë dhe të qeshë për të njëjtën aryse.

Molieri


--------------------------------------------------------------------------------

- Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.

Dankani


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja duhet të bëhet shërbëtore, e jo zotëri.

Zafari


--------------------------------------------------------------------------------

- Fatkeqësi e madhe është t'i takosh gratë që ende nuk i njeh mirë.

Moriaku


--------------------------------------------------------------------------------

- Disa gra janë si cigarja e ndezur: në qoftë se nuk e kap nga ana e duhur, digjesh.

Tuholski


--------------------------------------------------------------------------------

- Asnjëherë nuk jam martuar, sepse i respektoj shumë gratë.

Sordi


--------------------------------------------------------------------------------

- Jeta e gruas është e zbrazët, në qoftë se nuk e plotëson dashuria.

Stoni


--------------------------------------------------------------------------------

- Në qoftë se njeh vetëm gruan tënde që do, njeh të gjitha gratë.

Tolstoi


--------------------------------------------------------------------------------

- Kur nuk janë më objekt përgojimesh, gratë fillojnë vetë të marrin nëpër gojë.

Augeri


--------------------------------------------------------------------------------

- Një nuse e re pa burrë në shtëpi është më keq se një ushtri pa gjeneral, ose një fortesë pa komandant.

Servantesi


--------------------------------------------------------------------------------

- Gratë i ka bërë llafazane pushteti i burrave, që ua ka rrëmbyer gjithçka, përveç gjuhës.

Xoxa


--------------------------------------------------------------------------------

- Në çdo rast nderonie gruan, sepse ajo është edhe nëna juaj.

Guareski


--------------------------------------------------------------------------------

- Grua ideale është ajo që, edhe pse s'ju qëndron besnike, kujdeset për ju aq shumë si t'ju kishte dashnor.

Askardi


--------------------------------------------------------------------------------

- Kush mund ta udhëheqë një grua, mund të udhëheqë një popull.

Balzaku


--------------------------------------------------------------------------------

- Po të mos frynte era në det nuk do të kishte stuhi, por edhe anija nuk do të lëvizte. Po të mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë, por nuk do të ishte as njeriu.

S. Frashëri


--------------------------------------------------------------------------------

- Kur një grua dëshiron rastësisht ta konsiderojnë të mençur ajo me një gjest kësisoji vetëm e dyfishon budallallëkun e vet.

Roterdami


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra gjithmonë mbetet fëmijë e madhe.

Ruso


--------------------------------------------------------------------------------

- Sa të përshtatshme do të ishin gratë sikur të më dëshironin të jenë fatlume me çdo kusht.

Ashardi


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat e dashuruara i falin me lehtë indiskrecionet e mëdha, sesa tradhëtitë e vogla.

Grasi


--------------------------------------------------------------------------------

- Natyra e femres nuk është krijuar për dëshirën e çastit, por për gëzimin e përjetësisë së njerëzimit.

Xoxa


--------------------------------------------------------------------------------

- Para femrës së bukur dhe para parave të shumta nuk ka frenim.

Gaga


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat dëshirojnë të bëhen të barabarta me kusht që të drejtat e tyre specifike të përforcohen më tej.

Ozborni


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra shpesh i kushton më tepër rëndësi faktit si e shikojnë atë që ajo e do, sesa faktit sa sheh ajo.

Stendali


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra është person që nuk di të luajë asnjë lojë, por që fiton gjithmonë.


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli i vërtetë dëshiron rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye e do gruan si lodrën më të rrezikshme.

Niçe


--------------------------------------------------------------------------------

-Dëshironi të dini a janë meshkujt inteligjentë burra të mirë? Por, e dashur zonjë, meshkujt inteligjentë nuk martohen.

Xheromi


--------------------------------------------------------------------------------

- Disa meshkuj kanë atë që e kanë merituar, të tjerët janë të pamartuarit.

Valeri


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli, kur fejohet, është si muaji maj, kurse kur martohet si muaji dhjetor.

Shekspiri


--------------------------------------------------------------------------------

- Pse njeriu të mos e dojë gruan e vet, kur edhe ashtu i do gratë e tjera.

Dyma


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli mund të jetë fatlum me çdo femër, derisa nuk e dashuron.

M.Kolinsi


--------------------------------------------------------------------------------

- Për femra duhet t'u flitet vetëm meshkujve.

Niçe


--------------------------------------------------------------------------------

- Meshkujt dinë vetëm të mendojnë, kurse femrat kuptojnë, por nuk mendojnë.

Tagora


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli mund të hasë grua, e cila nuk ka pasur asnjë lidhje dashurie, por rrallë has ndonjë, e cila ka pasur vetëm një lidhje.

La Rosh


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat dashurojnë sa munden, meshkujt sa dëshirojnë.

Grafi


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra me të kaluar dhe mashkulli me të ardhme nuk janë kombinim i keq.

Fonda


--------------------------------------------------------------------------------

- Arin e provojmë me zjarr, gruan me ari, kurse mashkullin me grua.

Pitagora


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra sheh thellë, mashkulli larg.

Grabe


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkullin gjithmonë e tërheq më tepër gruaja që in-teresohet për të, sesa gruaja që ka këmbë të bukura.

Kurtleni


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja është e lumtur dhe realizon gjithçka që do kur e pushton mashkullin: së këndejmi pjesa më e madhe e jetës së saj i është kushtuar përvetësimit të shkathtësisë së pushtimit të meshkujve.

Tolstoi


--------------------------------------------------------------------------------

- Ekzistojnë dy lloj njerëzish, që nuk dinë asgjë për gratë: meshkujt e martuar dhe të pamartuarit.

Sagani


--------------------------------------------------------------------------------

- Përse femrat e bukura martohen me meshkuj të mërzitshëm? Sepse meshkujt inteligjentë nuk martohen me femra të bukura.

Momi


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr.

Aristofani


--------------------------------------------------------------------------------

- Disa gra sillen ndaj burrave si policia e kufirit: një palë i dëbojnë, të tjerët i lejojnë të kalojnë kufirin.

Nesini


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat kanë trilluar dashurinë, ndërsa meshkujt vetëm martesën dhe besnikërinë.

Valeri


--------------------------------------------------------------------------------

- Po desh t'i kuptosh meshkujt, studio femrat.

Franceze


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja duhet të falenderojë perëndinë kur e ka burrin me të meta: burri pa të meta është spektator i rrezikshëm.

Halifaksi


--------------------------------------------------------------------------------

- Të gjithë meshkujt e martuar janë pronë e gruas, ky është i vetmi definicion i drejtë se ç'është pasuria e vërtetë e gruas së martuar.

T. Bernardi


--------------------------------------------------------------------------------

- Më e mira armë që të mundni gruan është kapela juaj, merreni dhe ikni.

Banymm


--------------------------------------------------------------------------------

- Të arsimosh një mashkull do të thotë të arsimosh një person; të arsimosh një femër, do të thotë të arsimosh një shoqëri.

Gandi


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli propozon kurse femra zgjedh.

Kierke0ardi


--------------------------------------------------------------------------------

- Grua moj, burri yt nuk kërkon bukuri, por një mori virtytesh.

Eurtfidi


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra që i lejon mashkullit puthjen, nuk do t'i privojë edhe të tjerat.

Franceze


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli në gjithëçka që bën ka parasysh qëllimin, kurse femra mashkullin.

Grafi


--------------------------------------------------------------------------------

- Sikur meshkujt të ishin dashnorë të mrekullueshëm siç flasin, femrat s'do të kishin kohë as të krihen.

Gitri


--------------------------------------------------------------------------------

- Nganjëherë femra fsheh nga mashkulli dashurinë që ndien për të, ndërsa në të kundërtën artificializon dashurinë që fare s'e ndien.

La Bryeri


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli është më i dobët, kur femra e bukur i thotë me ledhati, je i fortë.

Bartoni


--------------------------------------------------------------------------------

- Zoti e krijoi femrën për dobi të mashkullit.

Tenisoni


--------------------------------------------------------------------------------

- Arkeologu është bashkëshorti më i mirë që mund të ketë gruaja: sa më e vjetër të jetë ajo, ai më tepër interesohet.

A.Kristi


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja bart çdo barrë nëse ia ka ngarkuar burri.

Aristofctni


--------------------------------------------------------------------------------

- Femrat nuk mund ta çmojnë mashkullin e mençur përderisa nuk martohen me ndonjë budalla.

Safiri


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra mund t'i bëhet mikeshë mashkullit vetëm me këtë radhë: së pari e njohur, pastaj dashnore, e më pastaj mikeshë.

Çehovi


--------------------------------------------------------------------------------

- Femra që e dashurojnë dhe e cila dashuron, është e lumtur dhe nuk dëshiron tjetër. Mashkulli që e dashurojnë dhe i cili dashuron gjithandej dëshiron edhe gjëra të tjera.

Kurtleni


--------------------------------------------------------------------------------

- Sikur të mos ekzistonin meshkujt, femrat kurrë nuk do të fjaloseshin.

Let Bryeri


--------------------------------------------------------------------------------

- Kur gruaja ka burrë të mirë, kjo shihet në fytyrë.

Gëte


--------------------------------------------------------------------------------

- Gjëja më e rendësishme në jetë për mashkullin është fama, kurse për femrën dashuria.

Balzaku


--------------------------------------------------------------------------------

- Në botë ekzistojnë edhe gjëra të tjera, jo vetëm lidhje dhe ndarje mes meshkujve dhe femrave.

Tagora


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli është xhelos në qoftë se puth, femra edhe në qoftë se nuk puth.

Kanti


--------------------------------------------------------------------------------

- Gjëja që e preokupon gruan nuk është tirania e burrit, por zemërgjerësia ndaj saj.

Mishle


--------------------------------------------------------------------------------

- Bota urdhëron gratë, ne urdhërojmë botën, kurse gratë neve.

Ktmtoni


--------------------------------------------------------------------------------

- Fati më i madh për gruan është në qoftë se me burrin jeton së bashku dhe në harmoni.

Euripidi


--------------------------------------------------------------------------------

- Unë kështu e paramendoj botën ideale, ku të gjithë do të ishin të lumtur: të gjitha femrat duhet të jenë të fejuara, kurse të gjithë meshkujt të pamartuar.

Gabori


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli ka aq vjet sa ndihet, kurse femra aq sa shihet.

Bergmani


--------------------------------------------------------------------------------

- Pak di mashkulli që i tregon femrës tërë ato që di.

Fuleri


--------------------------------------------------------------------------------

- Shtëpia është burg për gruan, kurse ofiçinë për burrin.

Shou


--------------------------------------------------------------------------------

- Meshkujt kanë dëshirë të jenë dashnorë të parë të femrave, ndërsa femrat pajtohen edhe kur është dashuria e tyre e fundit.

Vilde


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli është gjuetar, kurse femra pre e tij.

Tenisoni


--------------------------------------------------------------------------------

- S'ka lumturi pa grua.

Indiane


--------------------------------------------------------------------------------

- Në qoftë se ke grua të mirë, të tjerat s'të duhen fare.

Eskimeze


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja është si hija: Në qoftë se vrapon pas saj ajo largohet, në qoftë se ik prej saj ajo vrapon pas teje.

Gruziane


--------------------------------------------------------------------------------

- Çdo grua është e bukur në errësirë, prej largësie dhe nën ombrellë.

Japoneze


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja që sjell pajë, sundon burrin.

Latine


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja pa mashkull si ara e palëruar.

Novosibiriane


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli ësht si lumi, kurse gruaja si liqeni.

Kurde


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja, kur bisedon me një mashkull, shikon të dytin, por mendon për të tretin.

Sanskrite


--------------------------------------------------------------------------------

- Me grua të keqe mashkulli plaket shpejt.

Baske


--------------------------------------------------------------------------------

- Mashkulli pa grua si ati pa shalë.

Vietnatneze


--------------------------------------------------------------------------------

- Le t'i ruajë zoti gratë e këqija, kurse të mirat ruajini vetë.

Hebreje


--------------------------------------------------------------------------------

- Edhe gruan më të mirë e prish liria e tepërt.

Ruse


--------------------------------------------------------------------------------

- Shtëpia pa grua si mulliri pa ujë.

Armene


--------------------------------------------------------------------------------

- Një vajzë dhe një palë rrobe që i shohim shpesh e humbin vlerën.

Angleze


--------------------------------------------------------------------------------

- Rrahe gruan çdo mëngjes, nëse ti nuk e di shkakun, ajo vetë do ta kuptojë.

Ambe


--------------------------------------------------------------------------------

- Ai që flet keq për gruan e vetë, çnjerëzon vetveten.

Skotlandeze


--------------------------------------------------------------------------------

- Gruaja qan kur martohet, kurse burri qan më vonë.

Polake


--------------------------------------------------------------------------------

- Kush do të jetojë qetë, le të mos martohet me të bukurën e fshatit.

Portugeze


--------------------------------------------------------------------------------

- Dashurinë falja gruas, kurse besimin nënës.

Irlandeze


Postuar nga hebeja datë 05 Gusht 2007 - 22:30:

1. Perkujdesje
2. Mirekuptim
3. Respekt
4. Perkushtim
5. Siguri


Postuar nga sassari datë 13 Shkurt 2011 - 20:41:

grate duan shume gjera njeheresh

mjafton pak ti genjesh


Postuar nga lost_soul datë 13 Shkurt 2011 - 20:44:

Femra eshte qenie qe i pelqen te genjehet.


Postuar nga lule datë 13 Shkurt 2011 - 20:45:

Edhe kete e the Lost?


  Gjithsej 53 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 525 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.