Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga kontinenti datë 23 Prill 2005 - 22:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Nuk kam qellim te bind askend per asgje; e vetmja kerkese ime eshte qe te mos shkruani marrezira kur diskutoni.

P.SH. Kontinenti shkruan se Intelekti eshte ne varesi te shpirtit. Per te thene kete, ai duhet te njeh shpirtin deri ne ate mase sa te kuptoj se mban intelektin ne varesi.

Pastaj thote se engjujt kane pushtet me te madhe me te madh se njeriu. E shihni; flet per nje te panjohur duke u bazuar ne nje te panjohur tjeter. Sepse, as qe ka njohuri per engjujt e as per pushtet. Eshte njejte sikur te thuash se ne fund te univerzit (nje e panjohur) luaj top disa krijesa me 3 gjinje (dy te panjohura) dhe te marresh kete si te vertete.

Pastaj shkruan:

Me lart u fol se,pse lind nje femi handikapat?
Por,nga ana tjeter shume nga ne e pranojme qe kjo jete eshte kot dhe shume e shkurter.
Pra e ardhmja e jone apo e femijes handikapat nuk eshte ketu dhe handikapatizmi per ate femije nuk eshte si rezultat e ndonje mekati...por, pse mos te them qe eshte si rezultat i shperblimit te tij me ...pafundesine parajsore.


E kam nje shok nga Egjipti; ka pervoje ne hieroglife. Do te ia dergoj kete, e mbase e deshifron se une nuk mund.


O Ivanhoe...un nuk ironizova asnjerin...keshtu qe me ngadale pak dhe as t'u drejtova ty.
Sa per engjejt, nuk kam pare asnjerin prej tyre,por, thashe fjalet ; flitet per engjejt.
Qe ta shpjegoj ty se pse intelekti varet nga qellimet shkon shume gjate.Kurse vete qellimet dhe deshirat nuk jane pjese e intelektit. Ketu eshte pikenisja e asaj qe thashe.
Shpirtin une nuk e njoh dhe askush tjeter ne boten e njerzve nuk e njeh ate,por,perseri them se deshirat nuk jane pjese e trurit...jane prone e shpirti
Urdheri shpirteror eshte ai qe ve ne levizje intelektin. Pra nje nga keto ''forma'' urdherore-shpirterore eshte, deshira.
Kurse per femijen handikapat apo per cdo fatkeqesi tonen, do te jete ballanca sepse ndryshe nuk ka pse te egzistoje.Nuk ka kuptimin e saj te sakte.Ne qoftese ti perqafon teorine e ASGJESE atehere me duhet mua te gjej ndonje shok Egjiptian qe te ma deshifroje.
Ne qoftese je ateist, askush nuk te ironizon ty per kete.
Kur kam thene fjalet se ; si iku kjo kohe,perseri i them dhe nuk i terheq sepse ne qoftese jeta jone eshte nje drejtez ku ne fillimin e saj ka nje pike,fundi i saje nuk e ka kete pike,por ka vazhdim.
Ne qoftese je marksist,edhe ajo teori thote se ; asgje nuk zhduket ne Univers ,por,vetem transformohet.
Por,mos harro se pjese e Universit jemi edhe ne.
Pikerisht teoria me materialiste pohon keto fjale.
Kurse feja nuk thote asgje tjeter vetem se na kujton transformimin tone.
Diku me lart keni akuzuar Plloshtanin si nje debatues jo serioz.
Po ti cfar po ben duke perdorur keto ironi? Po tregon seriozitet?
Ti si materialist, perse mohon pikepamjen materialiste se ; egzistojne edhe krijesa te tjera jo me tre dimensione,sic jemi ne.
Materializmi,sic po del, qenka futur vetem ne caqet e shqisave tona.Por ai egziston edhe me tej,jashte shqisave tona. Besoj se kete nuk ke fuqi ta kundershtosh.
Organizimi ne toke dhe ne Univers,deshmon se eshte nje Zot i plotfuqishem qe me matematike ....... ''te cmendur''... ka vene cdo gje ne rregullsine apsolute dhe kjo gje duket.
Ky rregullsim mund te shihet qe nga trupi yne,qe nga individualiteti yne.
Ndryshe nga materializmi qe me dashje apo pa dashje e barazon njeriun me nje numur,apo e ben te jete nje cope tulle ne mur, Feja i jep atij personalitetin dhe vecantine.
Si perfundim, me qe me ironizove (me pa te drejte) do me keshe ''armikun'' tend teorik.


Postuar nga volter datë 29 Prill 2005 - 13:55:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti


Shpirtin une nuk e njoh dhe askush tjeter ne boten e njerzve nuk e njeh ate,por,perseri them se deshirat nuk jane pjese e trurit...jane prone e shpirti
Urdheri shpirteror eshte ai qe ve ne levizje intelektin. Pra nje nga keto ''forma'' urdherore-shpirterore eshte, deshira.
.



Thua qe s'ka njeri qe s'e njeh shpirtin?!

Une e njoh neper gishta shpirtin, bile-bile dhe kam bere nje teme te ashtuquajtur :"Bisede me shpirtin"

Me pelqyen shkrimet e te dyve... Urime


Postuar nga kontinenti datë 08 Maj 2005 - 08:00:

I dashur Plloshtan !
Une per vete e perseris qe askush nuk e njeh shpirtin, as ti.
Po sikur te te pyes; Cfar eshte shpirti ? Si do te me pergjigjesh?
Tek ty mund te kene ndikim forcat e ndjenjes,kjo po, por, jo se ti e njeh shpirtin.
Njerzit thone shprehjen; me del nga shpirti....
Por se si del ajo iks gje nga shpirti kete askush nuk di ta thote.
Ai eshte misteri me i madh qe ka njeriu. Nuk ka organ te sakte per te,megjithese ia kemi emertuar zemres deri diku identifikimin e shpirtit,por,kjo dihet nga njerzit qe eshte thjeshte ane figurative.


Postuar nga Auberoni datë 08 Maj 2005 - 17:33:

Thumbs up

Njerez; Ka dy menyra me te cilat njeriu arrin tek e verteta, nepermes besimit dhe arsyes.


Keto te dy eliminojne njera tjetren.

Tash Plloshtani thote se ka biseduar dhe se e njeh shpirtin e tije. Une e di se kjo eshte metafore artistike me te cilat ai kalon neper jete duke impresionuar te tjeret.

Per nje cast po e pranoj tezen e tije se ka biseduar me shpirtin e tije. Si e beri ai kete? Normal, duke perdorur arsyen e tije. Thote se ka folur, se shpirti i ka folur, dhe ky ka pranuar mesazhin apo komunikaten, apo shenjat apo simbolet nepermes trurit te tije. Ka perceptuar dhe ka artikuluar mesazhin nepermes arsyes, trurit. Cfaredo qe shpirti te i kete servuar, Plloshtani i ka dhene forme me fjale, sepse qenia njerzore nuk di menyre tjeter komunikimi,perveq me fjale.

Rrjedhimisht, keto fjale i ka elaboruar me trurin e tije.

Tash, shohim se Plloshtan e perdorur trurin, por, deshton te pyet trurin se me kend ka komunikuar? A eshte real bashkebiseduesi? Si dukej? Nga i fliste? Cfare i tha? Etj etj.

Ka njerez, zakonisht femije, qe krijojne shoke, vllezer imagjinar dhe bashkebisedojne. Por, kjo faze duhet te perfundoje.

BESIMI: Zoteri Ateist, e kam nje shembull se arsyea, shqisat, japin perfundime kontradiktore dhe jo reale.
ATEISTI: Urdheroni.

B: E shihni kete laps? A duket i drejte?
A: Po.

B: Mirpo, kur e fusim ne kete gote me uje, duket i shtrembuar?
A: Dhe?

B: Dhe shqisa e te pamurit te mashtron!.
A: Jo, une e prek dhe shqisa e te prekurit me tregon se lapsi eshte i drejte edhe ne uje.

B: E shihni, te dy shqisat japin informata kontradiktore. E shikoni, duket i lakuar, e prekni dhe duket i drejte. Pra, ne te njejten kohe dy shqisat japin informata kontradiktore.
A: Po, por, fatbardhsisht, njeriu ka shqisa tjera. Njeriu mendon dhe thote se drita udheton me shpejtesi te ndryshme ne mediume tjera, ne uje udheton me ngadal ndersa ne ajer me shpejt. Nese e kishim futur lapsin ne nje gote plote marrmellade, atehere lapsi nuk do te dukej fare.

(Marre nga The Case Against GOD).

Me se pari duhet te jemi te sinqerte me veten; te jemi ne gjendje te shohim se cka eshte reale apo jo.

E shoh se Plloshtanit ia enda fjalet e urta. E kam nje per te: Vetem njeriu i ulet sherbehet me shembuj qe nuk mund te verifikohen. Me qarte, nese une them se ne brendesi te Plutoni rrihet limoni eshte teze e cila nuk mund te verifikohet assesi.


Postuar nga kontinenti datë 08 Maj 2005 - 19:28:

Auberoni, dakort me goten dhe lapsin etj.etj,por,ti je nje anetar i ri ketu dhe,ajo qe nuk kuptoj eshte se, kur te tjeret te drejtohen miqesisht,perse qenka nevoja te perdoresh fyerjen ?
Edhe une nuk isha dakort me Plloshtanin.
Ne qoftese Plloshtani ka nje pikepamje me te cilen ti nuk je dakort,ke plot menyra se si te paraqesesh pikepamjen tende.
Shume bukur kishe shkruar,por,ne fund si mund te te justifikoj edhe une si lexues i mesazhit tend,kur,perdore ate fjalen e ''urte'' qe vetem njeriu i ulet sherbehet me shembuj????
Me shembuj sherbehen te gjithe ! Edhe une edhe ti , edhe kushdo.
Njerez te ulet apo te larte na ben zemra djale dhe jo shembujt.
Nga e njihke ti Plloshtanin kaq mire,kur ti paske kaq pak kohe ne kete forum?
Me c'te drejte ti ofendon Plloshtanin ne lidhje me nje pikepamje te tij?
Ti nuk e di,por,po ta them une, se Plloshtani eshte nje shembull i edukates dhe i mirkuptimit.
Ai nuk ka nevoje qe ta mbroj une,por,me qe edhe une u ndjeva i fyer nga ajo fjala e ''urte''e jotja ndaj dhe te shkruajta.


Postuar nga Auberoni datë 08 Maj 2005 - 19:54:

Krejt varet se cka nenkuptojme me ofendime. Une mendoj se jam pak me direkt dhe me i vrazhde; por, nuk e kam ofenduar askend.

Ju, Kontinent thua: Ti nuk e di,por,po ta them une, se Plloshtani eshte nje shembull i edukates dhe i mirkuptimit.

Nese eshte ashtu, atehere Plloshtani tani e di se nuk mund te edukoj duke marre shembujt qe nuk mund te verifikohen. Pra, une i ndihmoj Plloshtanit te jete edhe me i mire.

Pastaj, une nuk e kam marre kete debat aq serioz, por, kur flas me dike per gjera serioze, nuk dua te jete artist, demagog, prozator etj etj. Me ofendon intelektin. Plloshtani kete debat e shfrytezon si nje gare letersie, si nje gare pershkrimesh te bukura.

Sic e thashe, krejt varet nga kendveshtrimi yne. Kur Plloshtani thote se e njeh shpirtin: A mendon ti se ai flet te verteten?

JO.

Ti vete ia terhoqe veretjen. Atehere????


Auberoni, ti je nje anetar i ri ketu!!!

Edhe???? Privilegji per te qene cinik shkon me kohezgjatje antarsimi apo cka?


Postuar nga kontinenti datë 08 Maj 2005 - 20:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni

Auberoni, ti je nje anetar i ri ketu!!!
Edhe???? Privilegji per te qene cinik shkon me kohezgjatje antarsimi apo cka?


Kur thashe se je nje anetar i ri,nuk eshte fjala te te heq te drejten qe te jesh cinik. Fjala eshte se nuk e njeh mire Plloshtanin dhe sipas meje nuk eshte e hijshme te ''cinizohet'' ne qoftese mund ta them keshtu kete fjale.
Perse e quani privilegj te qenurit cinik?
Po qe se kerkon dramen e cila mendoj se eshte e perceptuar si....levizje , nga ty,po te them se ate nuk e keni te vertete apo te sakte tek fusha e cinizmit. Levizjen mund ta gjesh ne shume fusha te tjera,atehere perse e kerkon tek cinizmi? Aq me teper kur ku cinizem nuk ka shkak.
Neser edhe femija yt do te beje shume gabime sepse derisa te kaloje adoleshencen,ai do te jete i mbushur me mijera komplekse te ndryshme,por,valle me cinizem do te arrish sukses me te?
Cinizmi nuk ben pjese ne rrugen e drejte.


Postuar nga Auberoni datë 08 Maj 2005 - 20:26:

Ti thua: Po qe se kerkon dramen.


Jo. Prej teje kerkoj vetem te mos me flasesh me!!!!


Postuar nga Auberoni datë 08 Maj 2005 - 20:39:

Shembulli personal eshte edukata me e mire.

Eshte nje fjale tjeter e urte: Qe njeri te dije virtytet e tjetrit, njeri duhet ti posedoj vete.

Kur A thote per B se edukator i mire, e A-ja nuk ka virtyte, atehere si mund ti kete B-ja?? Nga e di A-ja kete? Hehe... Kjo eshte nje fakt filozofik.


Postuar nga kontinenti datë 08 Maj 2005 - 20:51:

Hahahahah, Auberono, un i kam qefe shume filozofite.Mirpo edhe ata qe me fyejne apo qe fyejne njerzit pa pike shkaku i kam qefe.
Ti nuk e ke idene se cfar gallate mund te bejme bashke ketu ne forum.
Nejse, une edhe nje here po te terheq vemendjen, me kuptimin se, me qe me dukesh nje djale qe te pelqen te mendosh, kam shpresen se do ta arrish kete gje edhe ketu ne forum. Por, ende nuk e ke kuptuar se , njerzit flasin njerezisht,pa fyerje, flasin miqesisht, per te miren e njeri tjetrit.Mos renia dakort eshte vertet nje prestigj,sepse nuk jemi kafshe te cilat nuk kane mos marreveshje ne mes tyre. Por,kjo nuk do te thote se njerzit kane te drejta te ofendojne njeri tjetrin.
Me detyrove te te flas ashtu , sepse deri ne momentin qe nuk i kishe thene ato fjale , une vertet qe te fola pa asnje lloj cinizmi. Se, tek e fundit ne rame dakort dhe qe te dy e kundershtuam Plloshtanin,por,kjo nuk na jep te drejten ta fyejme ate. Ai ka stilin e vet te te shprehurit dhe te te menduarit.
Ai nuk ofendoi njeri !
Pra ku qendron edukata ketu ? Tek Plloshtani apo te ty?


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.