Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 08 Tetor 2005 - 19:11:

"Emigrimi"

kafshate qe s,kaperdihet asht vlla emigrimi
qe te mbet ne fyt dhe te ze trishtimi
kur shef sy te permallur ,denuar nga jeta
qe me lot te thone, ne dhe te huaj mbeta
e ashtu perlotur vitet pershendesin
humbur larg vendlindjes deri sa te vdesin





kafshate ngjyer ne mall ,asht vlla emigrimi
qe shpirtin ta djeg si nje lote jetimi
kur vetem vajton si nana e shkreta
qe me lote degjon cfare thote e verteta
e ke djalin gjalle ,por per ty ka vdekur
banja ti hallalle se ne gyrbet ka tretur





kafshate qe vret buzeqeshjen asht vlla emigrimi
dot se kaperdin se s,te len vajtimi
kur shef vendet bosh,rreth sofres se madhe
kur don te kercesh,por vetem je ne valle
kur don te gezohesh por nuk je i lumtur
dikun neper bote rinine e ke humbur





vazhdon.....


Postuar nga i/e paregjistruar datë 09 Tetor 2005 - 09:49:

Asht gjithmone kenaqesi me lexu krijimet tuaja shkodrani.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 09 Tetor 2005 - 14:08:

Faleminderit per konsideraten keila.
Deshiroj te theksoj se edhe ju keni nje menyre origjinale dhe te bukur per tu shprehur ne vargje.

te perqafoj miqesisht.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 11 Tetor 2005 - 00:15:

"Fjale e shenjte"

Un nuk jam i urituri , ne festen e vetmise
e as shpirtin nga ndjenjat se kam boshatisur
nuk jam nje i pa shprese, ne pritje te lumturise
nuk jam as hakmarrja qe rrin duke pritur
nje zemer te vdekur mbytur prej tradhtise
qe blen dashuri, kurre lumturi pa shitur




un jam si qiriri qe digjet pa e ditur
me vdekjen e tij kujt i beri drite
un jam amaneti qe ne shpirt eshte fikur
zhytyr ne erresire kurre pa pare drite
se flaka mashtruese djallit ja ka shitur
shpirtin tim te qeshur, qe me ke grabite




un jam muri i gurit nga nje fjale rrezuar
kurre pa lyp drejtesi dhe pse kam te drejte
un jam vec nje zemer qe rrah padjallezuar
fjala e dhene prej shpirtit per mu esht e shtrenjte
un jam vec nje lot padrejsisht denuar
se fjala TE DUA per mu eshte e shenjte





Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 13 Tetor 2005 - 00:31:

"Emigrimi"- vazhdimi




e kot veten rren, thu kam jeten para
se vitet kane ikur por ti si ke ndier
i pashprese me kohen ti je vu ne gara
po ajo mashtruese ti ka vjell pa ndier
ne kembim te tyre lotet te ka falur
qe krejt me vetdije ti fshin si pa dashur




kur ti ke permbushur tekat e te huajve
keq veten mallkon se sa poshte ke ra
sikur toka shkelur nga kembet e buajve
sedra jote shtypur ne dy pjese esht nda
jane ne lufte te perhershme si nata me diten
njera don te qendroje, tjetra do te marre iken


vazhdon....


Postuar nga darma datë 13 Tetor 2005 - 08:39:

Shkodran me lejo te te pergezoj per poezite e tua ...jane me te vertet te bukura....shkruan mjaft bukur shkodran..... Ja dhe nje nga une ndoshta jo ne lartesine e te gjithave poezive mesiper por ja dhe dy rreshta nga une sa per te respektuar titullin e temes

ATY GJEJ

Ne syte e tu thellsisht te zinj
vetem pasqyrimin tend shikoj
pasi pasqyrimin tim aty e fshij
statuja enigmash zbuloj

Aty gjej te ngrire ne fluturim
te cilet jane ngurtesuar nga friksimi
Shoh lundruesit ne lundrim
tek thyejne rremat nga terbimi

Shikoj statuja ndjenjash
te gozhduara nga injorimi
degjoj zera rrefenjash
qe shetijne nga trishtimi

Lexoj mesazhe dashurie
qe per ty dikush i ka shkruar
shikoj portretin e ndonje femije
qe marrzisht ka qene e dashuruar

Pozicjonet e te zbuluarve ne mendje do ti ruaj
qe pozicjoni im nga to te ndryshoje
Por dhe kur te me zbuloje mua ndonje i huaj
pozicjonin tim te mos e kopjoje

Le te ngri dhe une diku ne syte e tu
por jo te vdes e te varrosem aty
pasi dashuri nuk leshoni vetem ju
dhe perreth nuk ka vetem dy sy

Nese dikush mua do te me mbuloje
dua qe nga statuja shpirti te ngrihet
dhe em menyren e tije tek uje te tjer te shkoje
qe dhe me statuja te tjera te njihet


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 14 Tetor 2005 - 00:14:

"Yje mashtruese"


cfare doni me shum o yje mashtruese
un tani prone timen kam vetem kujtimet
ju vetem plagosni por sjeni kuruese
pas fjales se dhene lini vec vajtimet
ju bukur por dhimbshem, ndjenjat pasi vrisni
i hedhni mbas kraheve dhe djallit ja shisni




cfare doni me shume o vrasese te magjishme
qe me puthje te embla endrrat te mi rrembeni
me shum se ylberi jeni te larmishme
por me ngjyrat tuaja shpirtin me sma theni
shkoni te kush pa zemer e kalon rinine
nuk kam lote per ju , qe m,vrat lumturine


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 16 Tetor 2005 - 00:13:

Komplimenti Darma.
Ndihem i privilegjuar qe poezite e tua i shkruan te tema ime.

Besoj se i keni shkruar ju apo jo?


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 19 Tetor 2005 - 00:01:

"Pse"



Pse shpirti lotin ma ka mallkuar
pse zemra lotin dot nuk ma ka thare
pse zemra humbjen kaq shpejt ka pranuar
pse humbja shpresat perjet i ka vrare



pse shpresa vdiq me dashurine time
po dashuria lotin pse ma dhuroj valle
pse dielli u zbeh sikur zemra ime
po yjet sonte pse jane me te rralle




vazhdon...............................


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 20 Tetor 2005 - 23:19:

"Pse" - vazhdimi..


po pse erresira dashurine ka fshehur
diku nder kujtime me pranga e ka lidhur
ashtu e roberuar shpejt ka per tu zbehur
si nje leter malli nga lotet e grisur


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.