Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga IQVLORA datë 12 Maj 2009 - 21:24:

amor mua nuk me eshte dukur me vend heqja e denimit kapital.Qe nga ajo kohe krimi dhe kriminelet ne Shqiperi kane bere veprime te padegjuara me pare per shqiptaret.Ne vitin 1992 gjykata e Fierit denoi me varje dy vellezer nga nje fshat afer Fierit.Ata vrane me qellim grabitje nje familje te tere prej 5 pjestaresh.Midis te masakruarve ishte edhe nje bebe e vogel 5 muajsh qe nuk u kursye nga vellezerit kriminele.Kriminelet u varen ne qender te qytetit dhe u lane gati dy dite te varur.Ai ishte nje ndeshkim shembullor qe i beri kriminelet t'i therrasin mendjes per shume kohe.U dha edhe nje denim tjeter me pushkatim pak me vone,per nje djale nga fshati Kote i Vlores, i cili kish vrare pabesisht babain e 3 femijve ne Greqi per 140 mije dhrahmi.Keta ishin shoke e flinin ne nje dhome tre vet.Ne '95 futja ne KE beri te mundur heqjen e ligjit me denim kapital.Qe nga ai moment kriminelet kane bere veprime monstuoze e nuk po ju hyne gjemb ne kembe.Nje popull vertete nuk mbahet me frike,por c'tju beshe kriminelve qe jane te lidhur me politiken,krimit te organizuar.Shume pallate te ndertuara, hotele e lokale luksoze,televizione e bisnese te shumta, kane ne themele trafikimin e vajzave e grave shqiptare,gjakun e femijve te shitur e lloj lloj trafiqesh.Keta maskarenj te lidhur me politikanet kapardisen qyteteve te Europes ,pse jo edhe ne Shqiperi me makina luksoze,me vila e me pasuri te shumta fare te qete.Gjer tani mungesa e shtetit dhe kapja e shtetit nga keta kriminele i bene ata ta bejen gjumin per shtate pale qefe.Kam degjuar dikur se shteti italian i ekzekutonte mafiozet me skuadra speciale,por deri diku kishte shtet.Po ne Shqiperi a ka shtet??????????Nje polic shqiptar eshte i ngujuar sepse ne krye te detyres per te mbrojtur nje karvan ndihmash me 1991 plagosi nje kriminele te till qe ndaloi makinat per t'i ggrabitur me arme.Ai vdiq ne spital,por njerzit e kriminelit kerkojne ta vrasin policin.Ja ky eshte shteti jone.Pote kthehej nja 10 vjet ai ligj,besoj se do te kish me pak kriminalitet.


Postuar nga briseide datë 12 Maj 2009 - 21:59:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Jo, ceshtja ishte ketu: nje grua e martuar qe s'ka kontakte intime me njerez qe merren me trafiqe, s'ka kush te shkoje ta zere ne shtepi. Aq me teper ne fshatra ku jetojne bythe-me-bythe me nj-tj, pa pike lirie levizjet.


Po ne nje fshat ku jetojne bythe per bythe me njeri tjetrin nuk kane kontakte intime?Atje ku njihet tjetri dhe sa here vete ne banje?Eshte shume e mundur do te thoja,atje ku jeta e njeriut vlen pothuajse zero.


Postuar nga kurt datë 13 Maj 2009 - 00:58:

si thoni ju nuk mbahet je popull me frike, pse jo! sidodmos ai i joni!!

edhe amerika krimet i denon ashper, texasi dhe shume shtete kane denim me vdekje...

jo te themi komunizmi ishte me i mire por ne kohen komuniste me kujothet se krimet kane qene ne nivelin me te ulet ne krahasim te cdo vendi ne bote, u degjonte nje therje nga nje qytet tjeter, pa e degjuar ne lajme, tani vriten e zhduken njerzit kot.

ate varjen e dy vellezerve nga fieri e mori shembull edhe nje rrepublikan amerikan ne fox news para disa vitesh, the tha qe eshte nje ligj i mire...


Postuar nga Tulipani datë 13 Maj 2009 - 01:42:

Nga ca gjera qe po lexoj ketu i bie te shuajme gjysmen e Shqiperise, se po i fusim ne te njejtin thes si trafikantin, hajdutin,vrasesin me paramendim, perdhunuesin,mashtruesin, mafiozin ne rang qeverie etj ... dmth po te jete per ne vetem qe te kemi hakun tone (mos e ngaterrojme pastaj me drejtesine e denimin) le ti marrim me kuc e me mac ti heqim qafe. Sikur bari i keq qe hiqet nuk del prape? Kush ka thene qe denimi me vdekje ul krimin? Nese kemi nje sistem qe nuk funksionon qe ne baze se kuptoj se si nje shtim ligji mund te ndryshoje pune? Pse ju duket me e veshtire te korruptohet nje gjyqtar per rast denimi me vdekje se sa per nje denim me burg?


Postuar nga Piktor datë 13 Maj 2009 - 01:53:

Ne te njejten linje me Tulipanin, vertet mendoni se denimi me vdekje do te bente pune.
Mos mendoni se mbaj anen e kriminelave dhe siç e kam shprehur me kahere denime maksimale, pse jo ne Siberi apo diku tjeter ku te jetojne ne mizerje e ta fitojne buken e gojes, larg njerzeve etj.
Ai ligj u hoq dhe mire u be dhe mesa kam degjuar edhe ne Amerike do te hiqet do mbesin vetem Irani dhe Kina pastaj.


Postuar nga kurt datë 13 Maj 2009 - 01:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Pse ju duket me e veshtire te korruptohet nje gjyqtar per rast denimi me vdekje se sa per nje denim me burg?
uups! i kam inat gocat e sgjuara nganjehere
prandaj nuk hyj ne dabate kurrre me disa prej tyre...
emrat i dini vete:p


Postuar nga IQVLORA datë 13 Maj 2009 - 14:57:

Askush nuk ka thene qe te kalojne ne ''sater'' te gjithe kriminelet.Flitet per ata qe kane vrare ato vajza te kidnapuara qe nuk ju jane bindur.Ato jane me qindra ne vendin tone.Eshtrat e tyre kalben lumenjve e gropave te zeza te Europes.Po shume femijve qe nuk ju dihet nami e nishani.Atyre u jane marre organet dhe i kane zhdukur trupat e tyre.Mbi 400 femije kane humbur pa nam e nishan ne qender femijesh ne shtetin fqinj.Te pallogaritura jane vrasjet per rrembim pasurie etj.Keta nuk jane gjithe Shqiperia me kuc e me mac,as bari i keq,por jane kriminele sadiste antare te familjeve mafioze shqiptare te lidhura me politiken.
Bari keq le te denohet simbas ligjeve ne fuqi,ndersa per kete kategori duhet denimi kapital.Gjerat jane te ndara!


Postuar nga 3ngjell datë 13 Maj 2009 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
amor mua nuk me eshte dukur me vend heqja e denimit kapital.Qe nga ajo kohe krimi dhe kriminelet ne Shqiperi kane bere veprime te padegjuara me pare per shqiptaret.Ne vitin 1992 gjykata e Fierit denoi me varje dy vellezer nga nje fshat afer Fierit.Ata vrane me qellim grabitje nje familje te tere prej 5 pjestaresh.Midis te masakruarve ishte edhe nje bebe e vogel 5 muajsh qe nuk u kursye nga vellezerit kriminele.Kriminelet u varen ne qender te qytetit dhe u lane gati dy dite te varur.Ai ishte nje ndeshkim shembullor qe i beri kriminelet t'i therrasin mendjes per shume kohe.U dha edhe nje denim tjeter me pushkatim pak me vone,per nje djale nga fshati Kote i Vlores, i cili kish vrare pabesisht babain e 3 femijve ne Greqi per 140 mije dhrahmi.Keta ishin shoke e flinin ne nje dhome tre vet.Ne '95 futja ne KE beri te mundur heqjen e ligjit me denim kapital.Qe nga ai moment kriminelet kane bere veprime monstuoze e nuk po ju hyne gjemb ne kembe.Nje popull vertete nuk mbahet me frike,por c'tju beshe kriminelve qe jane te lidhur me politiken,krimit te organizuar.Shume pallate te ndertuara, hotele e lokale luksoze,televizione e bisnese te shumta, kane ne themele trafikimin e vajzave e grave shqiptare,gjakun e femijve te shitur e lloj lloj trafiqesh.Keta maskarenj te lidhur me politikanet kapardisen qyteteve te Europes ,pse jo edhe ne Shqiperi me makina luksoze,me vila e me pasuri te shumta fare te qete.Gjer tani mungesa e shtetit dhe kapja e shtetit nga keta kriminele i bene ata ta bejen gjumin per shtate pale qefe.Kam degjuar dikur se shteti italian i ekzekutonte mafiozet me skuadra speciale,por deri diku kishte shtet.Po ne Shqiperi a ka shtet??????????Nje polic shqiptar eshte i ngujuar sepse ne krye te detyres per te mbrojtur nje karvan ndihmash me 1991 plagosi nje kriminele te till qe ndaloi makinat per t'i ggrabitur me arme.Ai vdiq ne spital,por njerzit e kriminelit kerkojne ta vrasin policin.Ja ky eshte shteti jone.Pote kthehej nja 10 vjet ai ligj,besoj se do te kish me pak kriminalitet.



Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin e Libofshes ne Fier dhe ka qene nje shembull mjaft i mire dhe qe ne ditet e sotme duhet te behet pak me i shpeshte sepse po na mbyt krimi, korrupsioni, mafja etj etj .
Nuk dua ti shtoj gje me teper postimit tuaj sepse eshte shkruar me nje realietet qe shume bejne sikur nuk duan ta shikojne .


Postuar nga Fajtori datë 22 Maj 2009 - 16:35:

Humor shqiptar... dhunohen te verberit ne deren e kryeminsitrise

Dje nje rradhe e gjate te verberish eshte mbledhur anash kryeministrise per te protestuar per aresye te ndryshme. Njeri prej tyre thote se te verberit nuk kane mundesi as te votojne si te tjeret. Praktikisht duhet ti thone dikujt ke duan te votojne dhe "te kene besim" se tjetri shenon voten e duhur ne leter dhe e hedh ne kuti.

Nderkaq nje biznesmen ka goditur te verberit, sepse i pengonin rrugen. Punonjesit e gardes i qendronin anash pa nderhyre. Ministria thote se gardistet nuk mund te mbrojne persona te tjere perveç personaliteteve.

Por si mund te beje sehir nje punonjes i gardes kur çdo qytetar do vihej ne mbrojtje te grave qe po keqtrajtohen. Shikoni kroniken.

type="application/x-oleobject" width="320" height="290">





showstatusbar="true" src="http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/multimedia/1242919698.wmv">


Postuar nga Tulipani datë 22 Maj 2009 - 19:08:

Nuk shihet gje.


  Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.